LIVE UPDATES
Politike

“Nuk u ngopët ju o ish-brekëgrisur”/ Tritan Kalo reagon ashpër pas akuzave për fshehje të numrit të viktimave

22 Nëntor 2020, 06:53 Nga DOSJA

TIRANË- Menaxhimi i pandemisë COVID19 është kthyer në shkak për një përplasje jo vetëm në radhët e politikës dhe medias siç ndodh zakonisht në Shqipëri, por edhe mes vetë profesionistëve të fushës. Mjekë dhe infermierë, janë në kacafytje të përditshme në rrjetet sociale, njëri duke mbrojtur punën e qeverisë për menaxhimin e COVID19 e të tjerët duke hedhur mendime, se kjo situatë mund të përballohej edhe më mirë. Pas replikës së ashpër mes drejtorit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj me mjekun Erion Dasho, radhën e ka Tritan Kalo, sërish me të njëjtin personazh. Në një shkrim në rrjetet sociale, Kalo mohon akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehje të numrit të të vdekurve nga COVID19, ndërsa thotë se problemi më i madh sot i sistemit shëndetësor publik është politizimi i tejskajshëm duke rrënuar profesionalizmin. Kalo i quan politikanët e sotëm “ish brekëgrisur” që nuk ngopen me vjedhje, ndërsa nuk lë pa kritikuar dhe qeverinë. Këtu ka ardhur edhe replika e Erion Dashos, i cili i kujton videon e shpërndarë nga mjekët një ditë pas akuzave, duke thënë se nuk i akuzoi askush mjekët, por ata vetë u bënë pjesë e debatit politik.

SHKRIMI I PLOTË I TRITAN KALOS: 

KOHË KOVIDIANE….22.11.2020….”PORDHITIKA” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..

KRIMI më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë KOMBIT SHQIPTAR…. LARG duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej SHËNDETSISË sonë…..

GJITHKUSH prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….QËNËRINË tuaj për poste politike dhe PUSH-SHTET që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj NESH….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithshka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..

Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….NË DARKË përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë DITËS si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….

KURRË të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….TOGETHER FOREVER!!!

PËRGJIGJIA E ERION DASHOS: 

Doktor, nuk janë akuzuar mjekët si fshehës të vdekjeve. Përkundrazi pati një vetë-akuzim dhe vetë-mbrojtje të pakuptimtë ditën e premte. Puna e mjekut nis dhe përfundon tek kartela e vdekjes. Plotësohet ajo me ndërgjegje mantelbardhi dhe kaq. Të uroj një ditë të mbarë!”

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion dasho replikat e mjekeve te vdekurit nga covid tritan kalo erion dasho replikat e mjekeve te vdekurit nga covid tritan kalo


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale