Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Merr fund arratia për Ilir Xhepajn alias Ilir Lika. 33-vjeçari u arresua ditën e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku edhe ishte strehuar në një apartament. 33-vjeçari, i cili akuzohet si një prej bashkëpunëtorëve të vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergji (Marku), ishte prej kohë në kërkim nga Policia.
Pas “zhdukjes” që prej natës së krimit, Policia e kërkoi të riun, duke nisur nga Laçi, më pas në Lezhë, Tiranë e Kamëz.
Në bazë të informacioneve të marrë, ai u pikas në Tiranë, ku edhe u arrestua mësnatën e sotme nga disa efektivë të veshur civilë. Edhe pse i paarmatosur, Xhepaj tentoi që t’u shpëtonte efektivëve, por siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme ata ia dolën që ta neutralizonin. Në video dëgjohën qartë bisedat mes efeketivëve: E kapa, e kapa!
Në momentin kur ai u prangos, Xhepaj ndodhej në një parking, duke shkuar për tek makina e tij në mënyrë që të ndryshonte sërish vendndodhjen.
PO CILI ISHTE ROLI I TIJ NË NGJARJE?
Natën e vrasjes së dyfshitë, Eduart Lamaj tregon se i ka thirrur ai për të pirë ndonjë cigare. Të “ftuarit” ishin Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola, ende në kërkim. Dhe i sapondaluari Xhepaj. Duke konsumuar cigare kanë vendosur që të shkojnë dhe të bëjnë “dëm” në hotelin “A&A”, me pronarin e të cilit Lamaj u shpreh se kishte pasur shumë pakënaqësi. Pikërisht në këtë moment, shokët shkuan në shtëpinë e Lamajt, ku edhe u maskuan. Shumë pranë ishte edhe hoteli. Roli i Xhepajt ishte që të neutralizonte dy djemtë e Paulin Gjergjit, 27 vjeçarin Nikolin dhe 21-vjeçarin Anton, në mënyrë që ata të mos lëviznin nga makina e tyre “Range-Rover” për të ndihmuar të atin. Ishte pikërisht Xhepaj, personi të cilit Nikolini iu lut që të mos i vriste vëllanë e vogël. Atë natë Xhepaj u zhduk në errësirën e natës për t’u kapur mesnatës e sotme, thuajse një muaj pas vrasjes së dyfishtë.
E SHKUARA E ILIR LIKËS
Më 15 maj 2020, ai plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre. Policia njoftoi se e kishte shpallur në kërkim, por tanimë mësohet se i shpalluri në kërkim është një nga të rinjtë problematikë të këtij qytetit. I dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë, Xhepaj, konsiderohet si një emër i rrezikshëm në këtë zonë. Ai ishte liruar tre muaj para se të ndodhte vrasja, dhe pasi ishte në kërkim për plagosje, fshihej në kryeqytet.
Ai u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit pas arrestimit të Eduart Lamajt, ekzekutori i dy biznesmenëve. Lamaj u kap pasi u fsheh për mbi 3 javë në Tiranë tek e motra, dhe po kurohej fshehurazi tek spitali Amavita në Qytet Studenti. Bashkë me Lamajn dhe Ilir Likën, grupit të Kurbinit i “mungojnë” edhe dy anëtarë të tjerë, që u filmuan nga kamerat e sigurisë në hotel “A&A”.
Elson Alija dhe Klaudio Perkola, janë pjesë e grupit dhe janë ende në kërkim. Me kapjen e Ilir Likës pritet zbardhja e ngjarjes së 30 majit, porositësve të atentatit dhe motiveve. Deri më tani, autori kryesor, Eduart Lamaj ka mohuar një planifikim të vrasjes, por kjo për hetuesit është vetëm një alibi. Dyshohet se katërshja ka shërbyer si skuadër vrasësish me pagesë, që kanë kryer dhe një sërë ngjarjesh të tjera në zonë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Mjetet ishin parkuar në dy lagje të ndryshme, në harkun kohor të 30 minutave. Mësohet se g...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot priten res...
TIRANË– Ilir Xhepaj u arrestua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, ku edhe ishte fshehur pas vrasjes së dyfshishtë të ndodhur më 30 maj në Laç. I...
SARANDË– Katër raste të reja janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës. Dosja.al mëson se të infektuarit e rinj, janë kontakte të afërta...
TIRANË– Një person ka mbetur i plagosur në Tiranë pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti automibilistik. Mësohet se ngjara e rëndë ka ndodhur pa...
PEQIN– Fatmir Duqi, efektiv policie në burgun e Peqinit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të fusë në burg lëndë narkotike.Dosja.al mëson s...
TIRANË– Eduart Lamaj, atentatori i vrasjes së dyfishtë në Laç, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj, ka zbërthyer...
TIRANË– Një automjet ka marrë flakë dhe është shkrumbuar pasditen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhu...
TIRANË– Që nga hyrja në karantinë e vendit dhe më pas zbutja e masave anti-Covid-19, në regjistrin e policisë është shënuar një trend i ri denoncimes...
TIRANË– Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka pësuar atak kardiak dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit.Sipas agjencisë së lajmeve kishtare Romf...