LIVE UPDATES
Aktualitet

FIJE PËR PE/ “Më digjni rrobat”, Eduart Lamaj zbërthen planin e natës që ekzekutoi Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin: Th

27 Qershor 2020, 18:22 Nga DOSJA
FIJE PËR PE/ “Më digjni rrobat”, Eduart Lamaj

TIRANË– Eduart Lamaj, atentatori i vrasjes së dyfishtë në Laç, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj, ka zbërthyer ‘fije e për pe’ të gjithë planin e thurur me bashkëpunëtorët e tij. Përpara grupit hetimor, Lamaj ka rrëfyer se si ka thirrur Klaudio Perkolën, Oltin (Elson (Oltion) Alija (Vlashi)), për të pirë ndodnjë cigare, por që në atë takim ka shkuar edhe Iliri (Ilir Xhepaj).

Sipas dëshmisë së zbardhur nga Gazeta si, djemtë kanë bërë një xhiro me mjetin “Golf 5”, që tashmë është në duart e prokurorisë dhe janë kthyer në shtëpinë e Lamajt.

Më pas, ndërkohë që shokët kanë qëndruar jashtë, Eduarti ka marrë kapuçët dhe mushamatë me mbishkrimin “Policia”. Ka dalë jashtë dhe u ka prezantuar djemve planin.

“Isha në shtëpi në lagjen numër 4 në Laç, e cila është në afërsi të autostradës. Mora në telefon Klaudion, Oltin për t’u takuar e për të pirë ndonjë cigare. Në vendin ku u takuam erdhi edhe një shok tjetër që ka shtëpinë afër, Iliri. Ata morën Golfin, bënë një xhiro dhe më pas u kthyen në shtëpinë time. Ndërkohë ata qëndruan jashtë shtëpisë, unë hyra brenda. Mora dy kapuçë, një të zi dhe një gri. Përgatita një mushama të zezë me shkrimin “policia”. Këtë e bëra përmes një cope kartoni të prerë në këtë formë dhe në ngjyrë të bardhë me spraj. Pas përgatitjes së këtyre veshjeve, u ktheva tek shokët dhe u kërkova atyre që të shkonin në lokalin e A.A. dhe t’i largonin klientët e t’i shkatërronin biznesin. Në vitin 2007 ai më vodhi 4000 euro. Pasi u propozova planin shokëve, ata pranuan. Në momentin që u nisëm u përgatitëm, unë vesha mushamanë e zezë që lexon policia, një palë tuta të kuqe, një bluzë të zezë me mëngë të gjata. Ilir Lika veshi një kapuç të zi që ia dhashë unë, një jelek me ngjyrë të gjelbër, të cilin e kishte veshur më parë si dhe një palë pantallona ushtarake. Oltioni veshi një kapele sportive dhe kishte veshur një palë xhinse blu. Shoku tjetër Klaudio kishte veshur një palë tuta sportive me ngjyrë të errët dhe një bluzë kamuflazhi.

U nisëm dhe shkuam. Sapo ndaluam në parking pamë edhe një makinë tjetër që kishte dritat ndezur. Mora automatikun dhe u nisa në pjesën e brendshme të lokalit. Hyra brenda dhe me sy po kërkoja kamerierin. Por menjëherë dëgjova që në drejtimin tim u qëllua me armë zjarri, unë pashë vetëm flakën e shkrepjes së armës. Nuk pashë më nëse kishte apo jo persona të lokal dhe nuk kisha asnjë dijeni që në lokal kishte njerëz. Qëllova për vetëmbrojtje. Kur shokët më lanë të palgosur në shtëpi, pashë që kisha vrarë dy persona. Aty mësove edhe emrat e tyre Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. I njihja, por nuk kam pasur ndonjë njohje të ngushtë me ta.

Qëndrova në shtëpi për disa ditë me radhë, piva antibiotikë, ndërkohë që u kisha thënë familjarëve që të m’i digjnin rrobat. Me vëllain u nisëm drejt spitalit më datë 22 qershor, aty pa hyrë ende makina, u takuam me një person me kaçurrela, që ishte mjek dhe që më pa plagën. E lamë pasdite që të shkonim në një spital privat dhe të kryenim ndërhyrjen. Kur hapa sytë, pashë policinë mbi kokë,”– tregon Lamaj.

Aktualisht Lamaj është lënë nën masnë e arrestit me burg, gjatë seacnës që u mbaj një ditë më parë në spitalin e Traumës. Ai pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, duke treguar edhe emrat e bashkëpunëtorëve, Ili Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola, ky I fundit djali i një polici, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Kjo ngjarje, vuri në pranga edhe dy mjekët, Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë në burg për moskallëzim krimi, pasi pranuan ta operonin Lamajn, pa e raportuar ngjarjen në polici.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika eduart lamaj paulin gjergji markaj bujar lika eduart lamaj paulin gjergji markaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Qershor 2020, 14:35

TIRANË– Eduart Lamaj, 30 vjeç, me një këmbë të gangrenizuar pas plumbit që mori në atentatin ku shkoi dhe vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, vazh...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit