Çmontohen 'fijet' e krimit! Sekuestrohen 159 kamera në Tiranë e Vlorë, grupet kriminale monitoronin rivalët e Policinë e Shtetit, 37 nën hetim (EMRAT)
‘Fijet’ shtrihen dhe Vlorë, çmontohen 4 kamera në dy lagjet më problematike 31 Janar, 13:42 ...
‘Fijet’ shtrihen dhe Vlorë, çmontohen 4 kamera në dy lagjet më problematike 31 Janar, 13:42 ...
Xhaferri pyet Peleshin: E ke takuar McGonigal? Ministri: Unë jo 31 Janar, 11:15 “Rama dhe McGonigal bën&e...
Pas Kosovës, presidenti kroat bën deklarata kontroverse për Ukrainën: Nuk i dërgoni armë, nuk mundet Rusia 31 Jan...
Korça zbardhet nga dëbora, temperaturat shkojnë në -3 gradë Celsius, bllokohen akset kryesore 31 Janar, 08:55 ...
TIRANË– Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako dhe procedurën e njekur. Në njoftim sqarohet se që më 30 mars, SPAK ka kërkuar mbajtjen nën vëzhgim të ish-deputetit Bllako që në momentin që të donte të dilte jashtë Shqipërisë të arrestohej. Më pas, shtohet se më 31 mars, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj Bllakos i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.
NJOFTIMi:
Mbi caktimin dhe ekzekutimin e masës e sigurimit për shtetasin Alqi Bllako. Në kUadër të hetimeve të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, në Regjistrin e Njoftimit të Veprave Penale në Prokurorinë e Posaçme me datë 18.03.2022, është regjistruar emri i shtetasit Alqi Bllako, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.
Me shkresën Nr.2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00. Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40) na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja “b” e Kushtetutës parashikon se: “…mandati deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati…”. Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.
Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako. Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022. Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.
LAJM KRYESOR:24 orë ping-pong! Bllako vetëdorëzohet pasi la ‘thatë’ policinë, orën e zgjodhi vetë
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Mësohet se ai është vetëdorezuar rre...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se vetëdorëzimi i ish-deputetit Alqi Bllako është bërë përmes një pazari me policinë e Shtetit. Në një s...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako nuk është arratisur siç u aludua dje në media por ndodhet në Drejtorinë e Policisë.Sipa...
TIRANË– Policia e Shtetit ka sqaruar tashmë situatën e ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, por rrjeti për orë të tëra ka qenë i treazuar...
TIRANË– Besimtarët myslimanë nesër nisin nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj. Sipas fesë islame, çdo besimtar mys...
PESHKOPI- Reshjet e dendura të shiut që kanë filluar që ditën e djeshme dhe kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar probleme të shumta në rrugën nacionale n...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar pamje nga zona e Astirit ku u raportua se kishte të shtëna me armë zjarri nj natë më parë. Mësohet se në fakt nuk ka pas...
KUKËS– Moti i keq po vijon dhe ditën e somte në disa qytete të vendit tonë ku reshjet e dendura po shkaktojnë probleme në infrastukturë.Nga reshjet e...
VLORË– Moti i keq, reshjet e dendura dhe stuhia e fortë kanë pushtuar Shqipërinë. Kjo gjë ka bërë që në zona të ndrysme, kryesisht ato që ndodhen pra...
SHKODËR– Policis e Shkodrës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka procedurar një tjetër në gjendje të lirë.Sipas njoftimit të policisë, personat ishin p...