Politike

Deklaratat e Metës, Rama: Mungesa e GJK të pengoi të mbrosh zgjedhjet? Presim apelin e vonuar!

  • Fjalimi ‘BOMBË’ i Ilir Metës: EURALIUS u ‘urdhërua’ nga politika të mos vinte në takim
  • Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, për Kryeministrin Edi Rama është një tjetër provë se drejtësia e re po zbatohet. Rama i është përgjigjur deklaratave të forta të presidentit Ilir Meta që tha sot se kjo nuk është drejtësi europiane, dhe se Euralius zvarriti kërkesën e tij për t'u takuar.
    Featured image of article: Deklaratat e Metës, Rama: Mungesa e GJK të pengoi të mbrosh zgjedhjet? Presim apelin e vonuar! Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta
    Përditësuar:

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama pyet presidentin Ilir Meta, se a e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese që të mbrojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe datën që e ka dekretuar vetë.

    Në dy reagime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, që vijnë pas fjalimit të fortë të presidentit, që tha se vendi është në kolaps dhe se mungon gjykata Kushtetuese, për Ramën gjysma e parë e punës është bërë.

    Kryeministri thotë se Gjykata Kushtetuese është një djep bosh por pa shejtanin brenda, referuar shkarkimit të anëtarëve që u gjetën me shkelje nga Vettingu.

    “A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.”-shkruan Rama. 

    Më tej, kryeministri thotë se pret opinionin dhe kritikat e Metës për zgjedhjet e 30 qershorit, që siç thotë ai, janë ende të vonuara.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit🙏”-thotë ai më tej. 

    Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të klasës politike shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar.

    Meta tha se misioni Euralius zvarriti kërkesën e tij për t’u takuar dhe për të diskutuar atë që po ndodhte me ecurinë  e Reformës në Drejtësi.

    Ai shkoi edhe më tej, kur tha, se Euralius i dha një vërtetim kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në kundërshtim me Kushtetutën.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment