Politike

Fjalimi ‘BOMBË’ i Ilir Metës: EURALIUS u ‘urdhërua’ nga politika të mos vinte në takim, i dha vërtetim Ulsi Manjës kundra kushtetutës

  • Rama: Mungesa e GJK të pengoi të mbrosh zgjedhjet? Presim apelin e vonuar
  • Soreca: Reforma në drejtësi, prioritet për çdo politikan shqiptar
  • Presidenti Ilir Meta fjalim të fortë për reformën në Drejtësi. Meta akuzon misionin EURALIUS se i ka shërbyer politikës, duke mos iu përgjigjur thirrjeve të presidentit, për zgjedhjen e anëtarëve të KED. Meta: Kjo nuk është drejtësi europiane. Përgjigjet Rama: GJK të pengoi të mbrosh zgjedhjet? Vettingu zbrazi djepin, s'ka më shejtan brenda!

    TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka lëshuar mesazhe të forta për politikën shqiptare. I pranishëm në konferencën për Sigurinë në Ballkan, Meta u ndal tek Reforma në Drejtësi. Presidenti u shpreh se nëse kjo reformë do të ishte sukses, atëherë Shqipëria sot do të ishte me gjykatë Kushtetuese.

    Presidenti foli për Vettingun, dhe shigjetoi ndërkombëtarët se kanë anashkaluar angazhimin për të parë ecurinë e Reformës në Drejtësi. Presidenti tregoi se ai ka kontaktuar EURALIUS, për hedhjen e shortit të KED, dhe në ditën e fundit, ky mision i ka kthyer përgjigjie se nuk mund të jetë i pranishëm, pasi është mision teknik.

    Meta akuzoi se EURALIUS në Tiranë kishte marrë një porosi politike për të mos shkuar në takim. Presidenti tha se EURALIUS i dha një vërtetim kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, që të zgjidhte një institucion që nuk ekziston në kushtetutën e vendit.

    Nuk ka munguar reagimi i Kryeministrit Edi Rama,  i cili ka ironizuar qëndrimin e Metës. (Lexo këtu).

    Fjala e Ilir Metës:

    Kam 3 vite e kam shmangur të flas për reformën në drejtësi. Nuk do them nëse është sukses apo dështim, por nëse do ishte sukses, Shqipëria nuk do të ishte asnjë minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Kur isha kryetar Kuvendi, thashë po, Vetting për të gjithë, por kujdes se nuk duhet të cënohet funksionimi i insititucioneve. Gjykata Kushtetuese, me përjashtim të disa individëve ka histori pozitive. Reforma bëhet me standarte, jo me retorikë apo me emra. Janë forma të reja të kapjes së institucioneve. Ndalemi tek Gjykata, se s’jam i qetë pa e ndarë këtë merak me ju.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në dhjetor të 2016, mora një iniciativë për ndarjen e shortit të KED. Është institucioni kryesor, kam bërë përpjekjet më të mëdha, që kjo të ishte gjëja më e mirë. Herën e dytë, si president, asnjë s’mbante përgjegjësi, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

    Kam kërkuar angazhimin e EURALIUS, për të parë ecurinë e Reformës në Drejtësi. Kam folur hapur, dua të hedh shortin, por ne e dimë shumë mirë çfarë ndodhi një vit më parë. Të shohim çfarë po ndodh, të unifikojmë një qendrim të përbashkët, pasi jemi në një situatë ekstra ligjore.

    Po të jetë për debate, unë ia kaloj parlamentit, se është përgjegjësi e tyre, dhe ditën e fundit, EURALIUS na kthen përgjigje që ne nuk vimë dot në takim pasi jemi mision teknik. Pra, mision teknik, me porosi politike. Akoma nuk dihet kush e dha atë porosi. Unë jam presidenti, më duhet të di çfarw po ndodh. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Euralius, si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi europiane. Këto historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjoni, reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime nga SHBA, Britania dhe të tjera. U bëjmw të qartë kujdo se Kushtetutën tonë nuk mund ta dhunojnë, as Presidenti dhe asnjë ambasador, diplomat apo komisioner. Në fillim të tetorit i kam dënuar drejtorit për zgjerimin Denilson që jemi pa gjykatë Kushtetuese. Prandaj kam kërkuar një mision zbatimi të reformës për të garantuar që kjo është histori suksesi për ne dhe për ju. Reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime.

    Meta këto deklarata i ka bërë sot gjatë konferencës për sigurinë në Ballkan dhe sfidat e rajonit. Meta theksoi gjithashtu se tema e bashkimit të shqiptarëve është diabolike, pasi sipas tij do të sillte nxitje të përplasjeve mes popujve. Jahjaga u shpreh kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Nga ana tjetër Olta Xhaçka tha se Rusia kërkon destabilizim në rajon, ndërsa ambasadorja e Gjermanisë vuri theksin tek avancimi në refomrat e brendshme.

    (F.G. Dosja.al)

    Shto Koment