LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi/ Bushati ‘lumë kritikash’ ndaj politikës: E bëmë baltën mullar, si se gjetëm gjuhën për të ecur përpara?

3 Prill 2019, 11:28 Nga DOSJA
Kuvendi/ Bushati ‘lumë kritikash’ ndaj politikës: E

TIRANË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në fjalën e tij në Kuvend ka reflektuar lidhur mbi momentet e arritjeve më të rëndësishme të qeverisë atë të 10 vjetorit të anëtarësimit në NATO dhe marrëveshjes së Stabilizin-Asociimit.

Teksa përmendi takimin e djeshëm mes Tsipras dhe Zaevit, Bushati nuk ka lënë pa nënvizuar se palët politike në Shqipëri nuk e kanë gjetur asnjëherë gjuhën e përbashkët dhe për këtë gjë ka bërë fajtore edhe maxhorancën.

“Sot mediat botërore kishin në faqe të parë foton e Zaevit dhe Tsiprasit. Si ka mundësi zoti Ruçi, zoti Ulqini, zoti Majko apo zonja deputete që foli për herë të parë në këtë sallë pse kur grekët dhe maqedonasit e gjejnë gjuhën për të ecur përpara, pse ne nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara? Çfarë do ti themi ne sot një 30-vjeçari? Si do ua shpjegojmë këtë prapambetje? 30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftrave botërore. 30 vjet nuk e justifikojmë dot votën që na kanë dhenë shqiptarët“, u shpreh Bushati.  

Fjala e Bushatit:

Raportimi i institucioneve që japing llogari para kuvendit të Shqipërisë është një procedurë normale kushtetuese e llogaridhënëse e këtyre institucioneve. Por, në periudhën politike e situatën politike në të cilën ne jetojmë natyrisht që raportimi i KQZ-së apo debate e dikutime të ndryshme lidhur me nevojën për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe garancitë që ky system duhet të bëjë, në radhë të parë për të garantuar votën e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, sot për sot marrin një vëmendje të posacme.

Nuk ka diskutim që politika shqiptare për herë të parë është në një situatë të paprecedentë. Kemi qenë shpesh në rreth-rrotullime, kemi gjetur tabelën exit për të dalë nga këto rreth-rrotullime, por për herë të parë në historinë e pluralizimit të Shqipërisë, një parti apo dy parti politike parlamentare kanë dorëzuar mandatet e tyre, të dhëna nga populli. Natyrisht ky është një precedent i ri, vetëm për demokracitë e reja në europën qëndrore dhe lindore por edhe për vende me regjime despotike, sic është rasti i Venezuelës.

Nuk ka një mendje racionale, qoftë kjo shqiptare apo ndërkombëtare për të legjitimuar diegien e mandatave si instrument politik për të arritur një objektiv të caktuar. Qoftë rrezimin e një qeverie, ndërrimin e një kryeministri apo provokimin e zgjedhjeve të parakoshme. Aq më tepër kur ky kuvend u konstitua në bazë të zgjedhjeve të 2017-ës të cilat u organizuan në një qeveri të përbashkët ku institucionet kyce u drejtuan nga opozita në atë kohë dhe kur ky kuvend u pranua pas zgjedhjeve të 2017-ës edhe nga opozita këtu teksa bëri betimin dhe një pjesë të punës së saj për 1 vit e gjysëm. Është po ky kuvend dhe po këto zgjedhje të cilat kanë marrë certifikimin e OSBE-ODHIR dhe në të gjithë e kemi pranuar që OSBE-ODHIR është autoriteti ndërkombëtar I padiskutueshëm përsa i përket standarteve zgjedhore.

Megjithatë nuk mund ta mohojmë faktin se boja, vezët, vaji, mielli në parlament kanë dalë sot në rrugë. Sot në rrugë janë zëvëndësuar me kapsollën, nga përplasja gabimisht e muskujve me policinë dhe tek baltosja e institucioneve të shtetit shqiptar. Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi.

Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse. Ne jemi PSSH, ne jemi socialist, democrat, progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijet e opozitës që mungon këtu në sallë.

Kjo është arsyeja që unë e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për ti ofruar një hapsirë më të madhe të gjithë aktorëve politikë sepse demokraci nuk ke konceptoj si procedurë të thjeshtë, demokracia procedurë është zëvëndësimi formal i listës së partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim. Por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare por mbi të gjitha për opozitën politike, besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjsimit që ka Partia Socialiste e Shqipërisë, Socialistët progresistët shqiptarë për fatet e demokracisë dhe për fatet e Shqipërisë.

Këtu ka burra e gra që kanë hyrë në këtë sallë që 1991, ka burra e gra që kanë kontribuar për ëktë vend. E dinë të gjithë mirë që socialsitët dolën me devizën, të sakfrikojmë sa më shumë në mënyrë që të ndërtojmë një shtet solid. Ishin socialistët dhe progresitët e këtij vendi që ndërtuan një system të ri nga hiri I 1997-ës.

Nuk ka javë më të rëndësishme se kjo që po mbyllim për të shprehur respektin tonë për të gjthë ata që kanë shërbyer në këtë vend me të mirat dhe të keqijat e tyre. Kjo javë përkon me me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO. Nuk fillon 10-vjetori I Shqipërisë në NATO me gjeneratën time politike, nuk fillon as 70- vjetori I NATO-s si organizatë, e cila pikë së pari është një organizatë politike dhe më pas ushtarake me ne këtu, por me të gjithë ata që vuajten burgjeve të komunizmit që e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa. Me studentët e dhjetorit që u ngritën dhe nuk e imagjinonin dot kur e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa në 90-ën që edhe pas 30 vjetësh Shqipëria ende do të përpëlitej do ti hapim apo nuk do ti hapim negociatat.

Kjo është java që ne duhet të përkujtojmë 10-vjetorin e kontratës më angazhuese që ky vend ka me Bashkimin Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe duhet të shohim nga fqinjët tanë dhe të kuptojmë se pse 10 vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje ne nuk kemi hedhur hapin vendimtar përpara. Pse, 13 vjet nga firmosja e kësaj marrëveshje në 2006-ën, ndërkohë që në marrëveshje shkruhet shumë qartë që Brenda 10 viteve do të përgatitet vendi për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, ne jemi këtu ku jemi. Dhe kur flasim për mbyllje të tranzicionit, ne duhet ta mbullim tranzicionin vetëm kur të përkojë me reformat të cilat e afrojnë vendin me Bashkimin Europian. Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj shërbimit të jashtëm shqiptar, sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, ndaj Forcave të Armatosura të këtij vendi. Janë dy institucione të krijuara me 4 dhjetor të 1912-ës. Janë ndër të paktat pasuri që nuk I shkatërroi dot asnjë lloj regjimi. Janë pasuri të cilat nuk mund të vihen në pikpyetje.

Unë nuk jam mbrojtës asesi i status-quos, nuk jam as partisan i nostalgjive të dikurshme, por aty ka burra e gra të cilët kanë punuar me përkushtim për Shqipërinë anëtarë të NATO-s. Aty ka burra e gra që kanë shërbyer në misione dhe kanë vëne jetën e tyre në rrezik për Shqipërinë anëtarë të NATO-s, për ti rritur reputacionin ndërkombëtar këtij vendi, edhe në kushtet kur ne klasa politike, kemi bërë baltën mullar në këtë vend. Prandaj është dita që ne të kuptojmë dhe të vlerësojmë mundin e heronjëve të heshtur, e njerzve të zakonshëm të këtij vendi që e kanë bërë Shqipërinë më krenare sec mund ta ketë bërë klasa politike.

Ne jemi sot për sot në një udhëkryq të madh. Lexova Financial Times, një prej gazetave më prestigjoze në vend. E dini me cfarë hapej në faqen e parë? Me foton selfi të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit Grek për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes. Si ka mundësi z.Ruci që pas tre dekadash si politikan me eksperiencë, si ka mundësi z.Ulqini, si ka mundësi z.Majko, e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament. Pse kur Grekët e Maqedonasit e gjekan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi me e gjet gjuhën me njëri-tjetrin.

A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dhe turpërojmë veten tonë lart e poshtë.

Pse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara? Cfarë do ti themi sot ne një 30-vjecari?

Shikonin një fakt të rëndësishëm. Njerzit që luftuan gjatë luftës së II-të botërore po mbesin gjithnjë e më pak, për shkak të arsyeve biologjike.

Njerzit që kontribuan në komunizëm për atë që konsiderohet pasuria kolektive, ose sot janë dëshpëruar dhe e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua te një rreth vicioz njerzish. Po 30-vjecarët që kanë lindur në 89-90 që nuk e dinë cfarë ishte komunizmi? Si do ta shpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët, jo me evropën e vlerave demokratike.

Do vazhdojmë të themi që ishte faji i komunizimit, ishte faji i Enverit?

30 vjet është më shumë se nga shpallja e Pavarësisë shtet në 1912 dhe nga fillimi I luftës së I-rë botërore, apo pushtimi I Shqipërisë nga Italia fashiste.

30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftrave botërore.

30 vjet nuk e justifikojnë dot votën dhe besimin që na kanë dhënë Shqiptarët.

Prandaj, është momenti I fundit që ne të shohim për nga e ardhmja dhe mos bëhemi nostalgjik të së shkuarës.

Shumë faleminderit

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati seanca pleanre 3 prill 2019 ditmir bushati seanca pleanre 3 prill 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet