LIVE UPDATES
Politike

Raporti i vjetor i KQZ, Zguri: Shqiptarët duhet të zgjedhin jo vetëm të votojnë, të reflektojë politika

3 Prill 2019, 08:38 Nga DOSJA
Raporti i vjetor i KQZ, Zguri: Shqiptarët duhet të zgjedhin jo

TIRANË– Kreu i KQZ-së, Klement Zguri prezantoi përpara Kuvendit raportin e veprimtarisë vjetore të KQZ për vitin 2018.

Në fjalën e tij, Zguri ka përmendur të gjithë problematikat që KQZ ka hasur me partitë politike duke mos kursyer as kritikat ndaj tyre. Zguri vuri theksin se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të jenë të lira dhe të ndershme duke mos i hequr përgjegjësit edhe nga institucioni që drejton. Ndërkohë shtoi se ajo që duhet t’i ofrohet votuesve nuk është thjeshtë mundësia për të votuar por për të zgjedhur.

“Zgjedhjet janë sebepi i sherrit por mund të jenë edhe kurbani i tij. Në një kohë si kjo njerëzve mund ti lëkundjet besimi tek KQZ. Në një kohë si kjo politika të ketë vëmendje ndaj asaj që i kërkohet përndryshe zgjedhjet e ardhshme nuk do të bëhen dot burim për reflektim. Me keqardhje them se dëshmoj mungësën e interesin e partive politike për të trajnuar burimet njerëzore të cilët janë komisionerët e ardhshëm në periudhat jo zgjedhore. Të nderuar deputetë zgejdhjet duhet të jenë të drejta dhe për këtë mbann përgjegjësi edhe KQZ. Shqiptarët duhet të zgjedhin dhe jo vetëm të votojë. Duhen alternativa. Për këtë duhet që të reflektojë politika.”

Fjala e plotë e Zgurit:

I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar deputetë,

Është nder dhe privilegj për mua dhe KQZ-në, që na jepet mundësia të raportojmë dhe përcjellim tek ju informacionin për zbatimin e detyrave institucionale për vitin 2018.

Viti që lamë pas ka qenë vit jozgjedhor, ndaj dhe performanca institucionale nuk matet dot me performancën tonë në zgjedhje, as me vlerësimin e vëzhguesve për të. Performanca jonë duhet të matet me zbatimin e detyrave që Kuvendi na ka lënë me rezolutën e tij të prillit 2018.

Viti që po kalojmë është vit zgjedhor, kështu që dhe raportimi nuk duhet të lejë pa prekur nevojat dhe shqetësimet që sjell përgatitja e dhe kryerja me sukses e zgjedhjeve.

Raportimi i KQZ-së për vitin 2018 zhvillohet në një moment delikat për politikën shqiptare, në një moment, i cili u bën sfidë palëve që të ushtrohen fort për më shumë vetëdije, pjekuri, gjakftohtësi dhe largpamësi.

Përplasja aktuale politike po vë sistemin demokratik dhe shtetin ligjor në provë, por po zhvillohet, duke pasur në shesh të betejës kryesisht argumentin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë sebepi i sherrit. Por zgjedhjet rrezikojnë të bëhen edhe kurbani i tij.

Në një kohë si kjo, shumë njerëzve mund t’u lëkundet besimi tek administrata zgjedhore dhe aftësia e saj për të menaxhuar procesin. Për shumë njerëz, çekuilibrimi politik, mund të përkthehet menjëherë në disbalancim të administrimit zgjedhor, eventualisht, në kolaps të procesit.

Kjo kohë kërkon që zbatimi me fanantizëm, pa kompromis dhe pa tolerancë i ligjit në administrimin e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së të trajtohet si kusht i padiskutueshëm, sikurse kërkon që politika në këtë proces zgjedhor të udhëhiqet nga bindja, modestia dhe nënshtrimi ndaj ligjit, jo thjesht nga respekti formal ndaj tij.

Në një kohë si kjo, politika duhet të ketë më shumë vemendje ndaj asaj që i ndalohet, se sa ndaj asaj që i lejohet. Që zgjedhjet e ardhshme të kenë sukses duhet që politika të ushtrojë më shumë vetkufizim dhe t’i lejojë vetes më pak liri veprimi.

Përndryshe, zgjedhjet e ardhshme nuk do bëhen dot nxitje për reflektim, shans për pajtim dhe bazë për rithemelim, por do shihen gjatë si mundësi për kontestim, sebep për delegjitimim dhe burim për turbullim.

Performanca institucionale e KQZ-së për vitin 2018 paraqitet si vijon:

1. Trupa e KQZ dhe të gjithë strukturat e administratës së saj, gjatë vitit 2018, u angazhuan maksimalisht në realizimin e analizave të thelluara për problematikat e shfaqura në zgjedhjet e kaluara, në mënyrë që të merren masat për t’i minimizuar apo eleminuar në procesin zgjedhor të 2019.
KQZ në bashkëpunim të ngushtë më partnerët ndërkombëtarë, OSBE, KiE, NDI, Ambasadën Britanike, UN Women, ka zhvilluar ëork-shop-e, tryeza teknike, konferenca lidhur me trajnimin e komisionerëve, edukimin qytetar, financimin e partive politike, keqpërdorimin e burimeve shtetërore etj., të cilat kanë patur si qëllim analizimin e problematikave të hasura gjatë punës, studimin e praktikave më të mira dhe masat që KQZ duhet të ndërmerrte për minimizimin apo eleminimin e tyre në zgjedhjet e 2019. Ky bashkëpunim ka sjellë rritjen e kapaciteteve profesionale të trupës dhe administratës së KQZ-së.
Analizimi i vendimmarrjes së KQZ-së gjatë vitit 2017 (Rekomandimi nr.1 i Kuvendit) është realizuar në analizën e punës së institucionit por edhe përmes tryezave teknike ku janë trajtuar tematikat e veçanta të proceseve zgjedhore, duke patur gjithnjë pjesë të pandarë të punës raportin e OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet e tij.
Nëse në raportin e fundit, OSBE/ODIHR-i përmend mos konsistencën e vendimmarrjes së KQZ-së, kjo është e lidhur me marrëveshjen politike të 18 majit 2017, ku KQZ ishte në kushte specifike dhe në rrethana që nuk vareshin nga institucioni.
Në rekomandimin që Kuvendi i lë KQZ-së “Për t’i kushtuar rëndësi të posaçme trajtimit, rregullimit ose plotësimit me akte të çështjeve të shit-blerjes së votës, korrupsionit të administratës zgjedhore, mashtrimit zgjedhor, abuzimit me burimet shtetërore dhe presioneve mbi zgjedhësit dhe ato të lidhura me vendet e punës”, më lejoni të them se Kodi Zgjedhor aktual, ngarkon me përgjegjesi jo vetëm KQZ-në por edhe një sërë institucionesh ligjzbatuese duke përcaktuar rolin e tyre aktiv sipas kompetencave ligjore, të secilit prej tyre, kundër fenomeneve negative që cënojnë procesin zgjedhor.
Përsa i përket trajtimit, regullimit ose plotësimit me akte në kompetencë të KQZ-së për çështjet e shit-blerjes së votës, korrupsionit të administratës zgjedhore, mashtrimit zgjedhor, abuzimet me burimet shtetërore dhe presionet mbi zgjedhësit, transparencë e financave të partive politike (shqetësime këto të ngritura dhe në raportin e OSBE/ODIHR), gjykoj se trajtimi adekuat dhe përfundimtar i përket reformës së thellë dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore.
Natyrisht, KQZ-ja në përmbushje të detyrave të saj, gjatë vitit që lamë pas ka organizuar veprimtari edukuese dhe trajnuese në 8 qarqet e vendit me pjesëmarrjen e target-grupeve të ndryshme si: studentë, pedagogë, maturantë, mësues, anëtarë të komunitetit rom, gra, punonjës të bashkive, gazetarë e të tjerë.
Në këtë kontekst, u hartuan dhe prodhuan fletë palosje për zgjedhësit dhe për komisionerët, me informacion të plotë për llojet e veprave penale që cënojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, dhe masën e dënimit për to.

2. Gjatë vitit 2018, Trupa dhe Administrata e KQZ-së, me mbështetjen e pakushtëzuar të NDI dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, kanë punuar intensivisht me ekspertët ndërkombëtarë për analizimin e të gjithë aspekteve që kanë të bëjnë me financimin e partive, studimin e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe identifikimin e metodologjive të cilat mund të përshtaten në vendin tonë (është Rekomandimi i 3-të i Kuvendit).
Janë rishikuar të gjithë aktet dhe udhëzimet e miratuara nga KQZ dhe së shpjeti do të miratohen aktet dhe udhëzimet e reja, të cilat do të zbatohen në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
Por gjykoj se kjo nuk është e mjaftueshme për përmbushjen e pritshmërive të publikut apo partnerëve ndërkombëtarë për të ofruar transparencën e plotë të financimit të partive politike gjatë fushatave zgjedhore. Është i domosdoshëm harmonizimi i rregullave për financimin e fushatës dhe vullneti i partive politike për të ofruar transparencë për financat e tyre .

Më lejoni që në fjalën time sot, të përgjigjem edhe për pyetjet e bëra ditët e fundit lidhur me çeshtjen e lobimit të subjektit Partia Demokratike. Komisioni Qendror i zgjedhjeve referuar Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike, mbikqyr financimin e partive politike, nëpërmjët auditimit ligjor dhe monitorimit të fushatës brenda territorit të vendit.
KQZ, brenda kuadrit ligjor, verifikoi raportet financiare të partive politike, raportet e monitorimit dhe raportet e auditimit, dhe nxori shkeljet e bëra nga partitë politike, duke përfshirë dhe Partinë Demokratike gjatë fushatës dhe për këtë vendosi sanksione administrative.
Sa i përket informacionit publik, të bërë në media, në lidhje me shpenzime për konsulencë, të Partisë Demokratike me kompani të huaja, Administrata e KQZ me mbeshtetjen time si Kryetar, propozoi verifikim të thelluar, për të siguruar një proces të rregullt ligjor, gjithmonë brenda mundësive ligjore të KQZ-së, si një organ administrativ.
Por paqartësia ligjore për fillimin kryesisht të një shqyrtimi të thelluar nga ana e KQZ-së, hasi në kundershtime brenda anëtarëve të Komisionit dhe ky propozim nuk u pranua nga shumica e Anëtarëve të KQZ-së, gjë që ia hoqi mundësinë KQZ-së të futej në proces hetimi administrativ.

Kujtojmë se Kodi Zgjedhor dhe ligji për partitë politike nuk ka asnjë dipozitë eksplicite e cila përcakton kompetencën e KQZ-së për hetim të thelluar dhe për më tepër, transaksione të dyshuara jashtë vendit, në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore apo për shqyrtimin e ankesave në lidhje me financimin e partive. Sipas legjislacionit në fuqi, KQZ verifikon nëpërmjet raporteve financiare ndalimet e parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe i publikon ato.
Nga praktikat e vendeve të cilat kanë institucione të konsoliduara, për hetim në lidhje me financat e partive politike, rezulton se këto institucione kanë kompetenca dhe procedura të mirëpërcaktuara në ligjet organike për verifikim /hetim, si edhe burime njerëzore të konsiderushme.
KQZ nuk mund të ngrejë struktura të specializuara pa patur kompetenca ligjore të sakta për verifikimin e financimit të fushatës dhe shqyrtimin e ankesave, në lidhje me to.
Megjithatë, për të adresuar këto problematika dhe të tjera që u evidentuan gjatë gjetjeve dhe konkluzioneve të eksperteve monitorues të fushatës zgjedhore në lidhje me financat e partive politike, por edhe në përmbushje të rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR për financat e partive politike, në fillim të Gushtit te vitit 2018, KQZ iu drejtua Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore duke propozuar një paketë me rekomandime për të përmirësuar kornizën ligjore ekzistuese, për të fuqizuar rolin mbikëqyrës dhe ligj-zbatues të KQZ-së dhe për të rritur transparencën e të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.
Në këtë paketë ndër të tjera KQZ-ja propozoi forcimin e kompetencave të mbikëqyrjes së KQZ-së përmes trajtimit të qartë të ankesave për të siguruar që, KQZ-ja të ketë autoritetin e duhur për të përmbushur rolin mbikëqyrës dhe të zbatimit për të mos lënë hapësirë për dyshim ose interpretim.
E kam thënë më parë dhe do vijoj të them se, korrupsioni në financim, prodhon veç zgjedhje të korruptuara, kurse transparenca është antidoti i korrupsionit zgjedhor.
Sa më shumë partitë do të pranojnë transparencën dhe llogaridhënien publike si standarde të domosdoshme zgjedhore, aq më i madh do jetë kontrolli i shoqërisë mbi ligjshmërinë e fushatave, aq më i vogël do jetë abuzimi dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve, aq më e pastër do jetë konkurrenca politike, aq më të mira do jenë zgjedhjet, aq më shpejt do rrënjoset kultura e re politike, perëndimore dhe demokratike.

3. Si një nga çeshtjet më sfiduese të punës së KQZ-së do të veçoja zbatimin e ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritietit të përsonave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Nga fillimi i zbatimit të Ligjit për dekriminalizimin deri në fund të vitit 2018, KQZ ka trajtuar gjithsej 166 vendime.
➢ Në vitin 2016 ka marrë 57 vendime nga të cilat 50 janë për verifikim të anëtarëve të këshillave bashkiakë, 4 për deputetë dhe 3 për kryetarë bashkie.
➢ Në vitin 2017 janë marrë 82 vendime nga të cilat 40 janë për verifikim të deputetëve, 9 për kryetarë bashkie dhe 33 për anëtarë të këshillave bashkiakë.
➢ Në vitin 2018 ka marrë 27 vendime nga të cilat, 8 janë për verifikim në kategroinë deputetë dhe 19 për anëtarët e këshillave bashkiakë.
Gjatë zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, KQZ ka hasur problematika të ndryshme gjatë vendimmmarrjes, për shkak të parashikimeve jo të plota të situatave në ligjin 138/2015 apo Vendimin e Kuvendit 17/2016.
Madje për shkak të kësaj mungese janë vërejtur qasje të ndryshme në vendimmarrjet e KQZ-se në raport edhe me institucionin e prokurorisë.
Natyra e rasteve të cilat kanë sjell trajtime të ndryshme në vendimmarrjet e KQZ-së do veçoja dy prej tyre;
– Mosparashikimi i transferimit të dosjeve/ apo njësimi i procedurës verifikuese të kryera nga disa organe përgjegjëse për të njëjtin subjekt deklarues, për shkak të emërimit dhe/ose zgjidhjes se tij në disa funksione/ pozicione publike.
– Qëndrimet e ndryshme të mbajtura nga KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me trajtimin e rasteve të mosdeklarimit të veprave penale nga subjektet deklaruese, që nuk përfshihen në sferën e ndalimeve të ligjit.
Hendeku midis Ligjit dhe Vendimit të Kuvendit në lidhje me rastet e mosdeklarimit të veprave penale nga subjektet deklaruese që nuk përfshihen brenda sferës së ndalimeve dhe/ose periudhës së ndalimit, ka sjellë qasje të ndryshme të zbatimit nga organet kompetente për verifikimin si KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

4. Një tjetër çeshtje që meriton vemendjen tonë maksimale është Administrata Zgjedhore. Zhvillimi i veprimtarive për trajnim & edukim zgjedhor përgjatë vitit 2018, dëshmoi gadishmërinë për bashkëpunim të institucioneve arsimore dhe të organizatave të shoqërisë civile, por me keqardhje them se, dëshmoi gjithashtu, mungesën e shfaqjes së interesit nga partitë politike për të orientuar burimet njerëzore, potencialisht komisionerë të nesërm, për t’u trajnuar për administrim zgjedhor në periudhë jo zgjedhore.
Ashtu siç edhe Kuvendi i Shqipërisë na la detyrë për vitin që kaloi, KQZ ka analizuar dhe shqyrtuar bazën e të dhënave të administratës zgjedhore, si dhe kemi përpunuar konkluzionet duke e trajtuar çështjen nga këndvështrimi historik i sjelljes politike të subjekteve zgjedhore gjatë proceseve zgjedhore. Vlen të theksohet fakti që partitë politike i sjellin me vonesë propozimet e tyre për komisionerë dhe i ndryshojnë komisionerët në mënyrë të vazhdueshme.
Kjo sjellje e partive politike ndikon;
➢ në opinionin publik për paanshmërinë, hedh dyshime për pavarësinë e administratës zgjedhore;
➢ cënon profesionalizmin e komisionerëve;
➢ cënon kolegjalitetin e funksionimit të KZAZ-ve, edhe për shkak të mosnjohjes së procedurave nga anëtarët e pa trajnuar;
➢ cënon njëtrajtshmërinë e procesit, veçanërisht atë të numërimit të votave, shkakton vonesa në nxjerrjen e tabelave të rezultateve, e të tjerë.
Emërimet e komisionerëve të nivelit të III-të (KQV, GNV), në tejkalim të skajshëm të afatit ligjor, cënon rëndë mirëadministrimin e procesit zgjedhor, fakt i cili reflektohet edhe në raportet e OSBE/ODIHR-it.
Duke u vetëmjaftuar me eksperiencën zgjedhore, partitë politike dhe vetë kandidatët e propozuar prej tyre për anëtarë të KZAZ-ve, tregojnë sjellje neglizhente ndaj trajnimit të KQZ-së, duke cënuar skemën e trajnimit dhe profesionalizmin e KZAZ-ve.
Kjo sjellje e partive politike duhet të marrë fund, pasi cënon rëndë administrimin e procesit zgjedhor. Partitë politike duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe afateve të parashikuara prej tij.
Ngritja e Qendrës së Trajnimeve pranë KQZ-së për trajnimin dhe certifikimin e komisionerëve, do të ishte mënyra më e mirë për të krijuar rradhën e administratorëve të certifikuar zgjedhorë.

5. Një tjetër detyrë që Kuvendi i la KQZ-së (Rekomandimi 4), ishte mbledhja e detyrimeve financiare që u kanë lindur subjekteve zgjedhore për shkak të vendimeve të dënime me gjobë për shkelje të detyrimeve ligjore.
Janë mbledhur të gjitha detyrimet financiare që u kanë lindur subjekteve zgjedhore për shkak të vendimeve me gjobë për shkelje të dispozitave ligjore, përvec një sanksioni i cili është duke ndjekur procedurat e parashikuar në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile.
6. Sa i përket zbatimit të rekomandimit nr. 7 të Kuvendit, lidhur me bashkëpunimin me Drejtorine e Përgjithshme të Gjendjes Civile për përmirësimin e regjistrave dhe sistemit të adresave, nga ana e KQZ janë marrë masat për bashkëpunim me këtë strukturë. Pavarësisht se ligji parashikon rol jo aktiv të KQZ-së në këtë proces, kërkesa e KQZ-së për bashkëpunim ka hasur në indiferencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile .

Të nderuar deputetë,
Kjo pasqyrë informative për vitin që shkoi nuk duhet të mbyllet këtu. Raportimet nuk janë qëllim në vetvete. Ato bëhen që të përmirësojnë punën e t’i shërbejnë të ardhmes.
Përplasja politike e këtij viti, me shumë gjasë, nuk ka për t’a lënë KQZ-në pa e përfshirë në vorbullën e saj.
Sfida e parë e rëndësishme për ne është administrimi i zgjedhjeve me standarde. Kjo gjë kërkon të mbajmë në këmbë një administratë zgjedhore të vendosur, të fortë, serioze e profesionale. Mbi të gjitha, na duhet që administrata zgjedhore të jetë e besueshme, jo vetëm për ata që konkurojnë, por në radhë të parë, për ata që votojnë.
Ky kusht realizohet, nëse administratën e formojmë me individë që i përbetohen ligjit dhe jo konkurruesve, me njerëz që e shohin veten misionarë të demokracisë dhe të sovranitetit popullor dhe jo fanatikë të partisë që i propozon, apo skllevër të tregut elektoral që me siguri do tentojë t’i joshë.
Administratorët zgjedhorë i përzgjedhim bashkarisht, KQZ-ja dhe partitë politike parlamentare. Nëse kur detyra t’i thërrasë në skenë, ata nuk do funksionojnë, atëherë historia do të tregojë me gisht jo ata, por KQZ-në dhe partitë politike që i kanë propozuar. Ndaj na takon ne t’i dalim zot sfidës së administrimit. Bashkarisht.
Zgjedhjet vendore të 30 qershorit do jenë një ndërmarrje e vështirë. Prandaj na duhet të përkushtohemi më shumë. Ato duhet të jenë të lira e të ndershme. Për këtë duhet të qendrojë dhe japë llogari KQZ-ja. Por ato duhet të jenë edhe konkurruese. Shqiptarët duhet të zgjedhin, jo vetëm të votojnë. Alternativat duhet të jenë serioze, të qarta, të sigurta dhe premtuese. Për këtë duhet të qendrojë dhe japë llogari politika.
Këtë herë dhe me këtë rast, Kuvendi mund të mos ketë nevojë të miratojë thjesht një rezolutë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri kqz seanca plenare 3 prill 2019 klement zguri kqz seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet