LIVE UPDATES
Bota

Kushtet për të marrë nënshtetësinë greke, hyn në fuqi ndryshimet e reja që nga 1 Prilli

30 Mars 2021, 15:52 Nga DOSJA
Kushtet për të marrë nënshtetësinë greke, hyn

GREQI– Një tjetër kapitull hap Greqia për pajisjen e të interesuarve me nënshtetësinë greke. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm, Makis Voridhis, i cili më 22 mars ka shtypur butonin “start” të platformës së re elektronike, ku do përfshihen të gjithë aplikantët, ata në pritje dhe të rinjtë. Platforma e shumëdiskutuar do të ofrojë testimin elektronik të gjuhës dhe historisë/ kulturës greke, një tjetër risi e përfshirë në reformën e fundit ligjore 4735/2020 të Kodit të Nënshtetësisë.

Të interesuarit mund të klikojnë në faqen elektronike të Sekretarisë së Përgjithshme të Nënshtetësisë, ndërsa në të njëjtën menu, por në një tjetër opsion “exetaseis-ithageneia.ypes.gr” është instaluar “banka e temave”, domethënë pyetje-përgjigje të gatshme për përgatitjen e aplikuesit. Ministri i Brendshëm ka deklaruar se organet kopetente kanë respektuar afatet kohore për funksionimin e platformës, ku do të mund të aplikohet për pjesëmarrjen në provimet e para elektronike të gjuhës dhe kulturës/historisë greke.

Sipas shtesës ligjore të fundit, certifikata e siguruar nga këto provime është e domosdoshme për të aplikuar e në vijim shqyrtuar kërkesën e emigrantëve për nënshtetësinë greke. Sekretari i Përgjithshëm për Nënshtetësinë, Athanasios Balermas, bën të ditur se kjo platformë është e ndërvarur nga database (baza e të dhënave) të Institutit të Pavarur të Buxhetit Publik (AADE) dhe të ministrisë së Emigracionit, për identifikimin automatik të aplikuesit.

Aplikuesit që do të regjistrohen në platformën elektronike për pjesëmarrjen në provimet e para, do të paguajnë taksën 150 euro. Nga kjo taksë përjashtohen sa kanë aplikuar dhe dosja e tyre është aktivizuar me numër protokolli në sektorin e Nënshtetësisë së ministrisë së Brendshme, që do të thotë se taksa paguhet vetëm nga sa do fillojnë procedurën nga zero, pas 1 prillit.

Afati kohor për aplikimin për pjesëmarrje në provimet është 18 prill, ndërsa provimet e para elektronike do të zhvillohen më 16 maj.  Aplikuesit duhet të zgjedhin se në cilin nga 8 qytetet greke ku janë vendosur qendra elektronike testimi dëshirojnë të kryejnë procedurën.

SOS: Për kategori të caktura si moshat mbi 62 vjeç, personat me invaliditet të shkallës nga 67% e lart, apo personat me probleme përqëndrimi apo të tjera patologji parashikohet formë e posaçme aplikimi, që plotësohet me dokumentat përkatës vërtetues si dhe do të japin provimin me gojë.

Një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe rregullorja që do ndiqet gjatë testimit elektronik, tepër e ngjashme me atë të provimeve panhelenike për maturantët në vend. Aplikuesit që nuk kalojnë me sukses provimin nuk do të kenë asnjë kufizim në përsëritjen e procedurës.

Për të gjitha këto ndryshime tepër të rëndësishme, që lehtë mund të konsiderohen reforma themelore në procedurën e nënshtetësisë, më 22 mars është zhvilluar një takim on-line i komunitetit shqiptar në Greqi me vetë sekretarin e Përgjithshëm për Nënshtetësinë, Athanasios Balermas.

Në kuadrin e një “restart” thelbësor, siç pretendon qeveria greke, për procedurën e njohur për burokracinë, afatet tejet të zgjatura dhe refuzimet apo edhe bllokimet, akoma dhe tek brezi i dytë i emigrantëve, Athanasios Balermas ka zgjedhur të informojë personalisht për të gjitha detajet komunitetin më të madh emigrant në vend, natyrisht atë shqiptar. Nën drejtimin e Fotini Shehu, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit Ndërkombëtar të Greqisë, njëkohësisht dhe inisiatore e këtij takimi virtual, ditën e inagurimit të platformës është zhvilluar dhe një bisedë e detajuar, ku janë hedhur hapur në tryezë të gjitha shqetësimet dhe pikëpyetjet e shkaktuara nga reforma e fundit ligjore, e tetorit 2020.

Konkretisht, Athanasios Balermas ka sqaruar për përfaqësues të “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, kryetarë shoqatash dhe organizatash nga thuajse gjithë vendi, se:

-Çdo reformë e miratuar synon në lehtësimin e procedurës, zvogëlimin e afateve kohore si dhe ofron mundësinë që aplikanti të jetë në korrent me ecurinë e dosjes e tij, duke përshtatur afatet, sidomos të testimit të njohurive sipas aftësive të akumuluara, pasi ky përbën kriter bazë për vijimin e aplikimit. Aplikantët duhet të kenë parasysh te jenë të përgatitur, të aftë për t’u bërë pjesë aktive në jetën sociale e politike të vendit, e jo vetëm atë ekonomike siç është statusi i emigrantit. Roli i një shtetasi grek është shumëdimensional, përbën përkufizimin e integrimit të plotë në shoqërinë vendase dhe çdo aplikues duhet të jetë gati të plotësojë të gjitha këto kushte, për të gëzuar të drejtat e plotësuar detyrimet përkatëse.

-Në vijim, Balerbas ka shpjeguar se eliminohen komisionet lokale, duke rritur objektivitetin dhe transparencën dhe anashkaluar çdo abuzim ndaj dispozitave ligjore apo hapësirën për shkelje e keqtrajtime të aplikuesve, nga individë me titullin e kopetentit.

-Niveli i kërkuar në testimin elektronik është ekuivalent i B1-certifikata europiane e njohurive të gjuhës së huaj. Kjo do të thotë se kërkohen në nivelin 66% përgjigje të suksesshme në testin e gjuhës dhe në 50% përgjigje të suksesshme në testin e kulturës/historisë.

-Banka e temave përfshin 100 pyetje gjuhësore dhe 300 pyetje të kulturës dhe historisë greke, të interesuarit mund “të studiojnë” në linkun elektronik në sekretarinë e Përgjithshme të Nënshtetësisë: https://exetaseis-ithageneia.ypes.gr/#topics. Çdo aplikant do duhet të përgjigjet 20 pyetjeve të rastësishme, 6 historike, 4 gjeografike, 6 politike dhe 5 kulturore. Aplikanti do të ketë siguruar certifikatën B1 nëse ka rezultat deri në 70% përgjigje të sakta. Rezultatet dhe certifikata publikohen nga Sekretaria e Përgjithshme e Nënshtetësisë një javë pas testimit elektronik.

-Përjashtohen nga testimi elektronik aplikantët që kanë mbaruar arsimin e mesëm apo të lartë në Greqi.

-Për të gjithë aplikuesit “e vjetër” që kanë paguar tarifën 700 euro dhe janë në pritje të dosjes, parashikohet të kenë prioritet në testimin elektronik, pa paguar tarifën 150 euro.

-Tepër e rëndësishme, pjesëmarrja në provimin elektronik nuk bëhet me të dhënat personale të aplikuesit, por me një kod të posaçëm, duke shmangur çdo hapësirë abuzimi. Ekipet e korrektorëve formohen nga pedagogë të afirmuar të universiteteve shtetërore greke.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Greqi kanë këmbëngulur se niveli i njohurive të kërkuara është tepër i lartë për emigrantët, duke theksuar se jetesa shumëvjeçare dhe kontributi në vend, do duhet të përbënin një aset, pavarësisht njohurive që ka mundur emigranti të akumulojë ndër vite. Çfarë është kundërshtuar rreptësisht nga Athanasios Balerbas, i cili ka theksuar se qeveria greke ka treguar vullnet pozitiv politik për minimalizimin e burokracisë dhe përshpejtimin e procedurave, por të interesuarit për nënshtetësinë greke duhet të jenë të aftë të bëhen pjesë e plotë e shoqërisë vendase, e këto njohuri sigurojnë pikërisht këtë kapacitet të panegociueshëm. Kështu, nuk parashikohen lehtësime në nivelin e njohurive të testuara, por aplikantët mund të marrin sa kohë të nevojiten, si dhe të marrin pjesë në provim derisa të kualifikohen me sukses.

Gjatë vitit 2021 provimet elektronike për nënshtetësinë greke do të zhvillohen më 16 maj dhe 9 nëntor. Nga kjo procedurë nuk do përjashtohen as sipërmarrësit shqiptarë në Greqi, pasi, sipas z. Balerbas, procesi i natyralizimit përmes nënshtetësisë nuk duhet të varet nga kritere ekonomike- në rastin konkret nga investimi i çdo emigranti në vend-  se e drejta e qytetarit të BE-së nuk mund të blehet, ligjet e BE-së janë kundër çdo diskriminimi ekonomik.

Së fundi, Athanasios Balerbas ka deklaruar se në Greqi janë në pritje mbi 30.000 dosje aplikantësh për nënshtetësinë greke. Në fakt, të dhënat e organizatave për të drejtat e Emigrantëve, e veçanërisht ato të brezit të dytë, referohen në një shifër akoma më të lartë, që madje janë në pritje të përgjigjeve për dosjet e dorëzuara nga vera e vitit 2017.

Marrë nga Diaspora Shqiptare.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni makis voridhis nenshtetesia greke makis voridhis nenshtetesia greke

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet