LIVE UPDATES
Bota

Kush po i mbron liderët e UÇK-së në Hagë?

14 Nëntor 2020, 08:51 Nga DOSJA
Kush po i mbron liderët e UÇK-së në Hagë?

KOSOVË- Avokatë të njohur ndërkombëtarë po mbrojnë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – (UÇK), të cilëve tashmë u janë konfirmuar aktakuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa, në proceset e tyre gjyqësore do të mbrohen nga juristë që kanë shërbyer edhe si prokurorë dhe që kanë fituar raste të njohura që lidhen me krimet e luftës duke përfshirë gjenocidin në Ruandë, vrasjet në luftërat e hapësirave të ish-Jugosllavisë si dhe krimet lufte të kryera në vende të ndryshme të botës.

Mbrojtja e Hashim Thaçit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deri tash ka prezantuar një ekip mbrojtës prej tre avokatësh.

Pierre Richard Prosper është avokati kryesor i mbrojtës i Thaçit, që gjatë luftës ka qenë drejtor politik i UÇK-së. Prosper ka një karrierë të gjatë të punës në hetimin e krimeve të luftës. Ai ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme siç është pozita e ambasadorit të Përgjithshëm për Çështjet e Krimeve të Luftës nën administratën e ish-presidentit amerikan, George W. Bush. Këtë funksion, ai e ushtroi nga 2001 deri më 2005.

Gjatë vitit 1996 deri në fund të vitit 1998, Prosper shërbeu si prokuror i krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ruandën.

Gjatë vitit 1996 deri në fund të vitit 1998, Prosper shërbeu si prokuror i krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ruandën.

Përveç fitimit të gjyqit që zgjati 14 muaj, Prosper hapi gjithashtu terren të ri në të drejtën ndërkombëtare duke arritur që të bindë Tribunalin që të pranojë përdhunimin gjatë kohërave të konfliktit si një akt gjenocidi dhe një krim kundër njerëzimit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, doli para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor dhe në mungesë të Prosperit, në seancë i pranishëm ishte avokati britanik, David Hooper.

Fusha e tij kryesore gjatë 20 vjetëve të fundit ka qenë në të Drejtën Penale Ndërkombëtare.

Hooper ishte avokat kryesor i mbrojtjes përpara Tribunalit Ndërkombëtar për Ruandën në rastin e Andre Rëamakuban, një ministër në Qeverinë Ruandës, 1994, dhe më vonë për At Nsengimanan, një prift katolik i akuzuar për gjenocid. Në fund të procesit, që të dy u shpallën të pafajshëm.

Një prej avokatëve të ish-presidentit Thaçi është edhe kosovari, Dastid Pallaska. Pallaska është i specializuar në banka dhe financa, bashkime dhe blerje dhe financim të projekteve.

Mbrojtja e Kadri Veselit

Britaniku Ben Emmerson do të jetë avokat mbrojtës i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselit që gjatë luftës ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Emmerson është i njohur për publikun kosovar, sidomos për proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në kuadër të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Haradinaj, mes tjerash ishte i akuzuar për përndjekje si dhe torturë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në të dyja proceset gjyqësore që u zhvilluan ndaj tij, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm.

Ben Emmerson ka përfaqësuar disa qeveri të huaja në lidhje me konfliktet e armatosura ndërkombëtare duke përfshirë atë të Kroacisë, Qipros, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Ai ka përfaqësuar edhe themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, në lidhje me një përpjekje për ta ekstraduar atë në Suedi.

Përveç këtyre rasteve, Emmerson ka qenë avokat në shumë raste të zyrtarëve të lartë shtetërorë nga vende të ndryshme të botës.

Emmerson ka marrë pjesë në seancën e 10 nëntorit përmes video-lidhjes, ndërkaq në sallë ishte kolegu i tij, Andreë Cayley.

Ky i fundit është avokat britanik me një karrierë të gjatë në hetimin e krimeve kundër njerëzimit.

Në kuadër të Tribunalit të Hagës, ai drejtoi hetimin kundër gjeneralit serb, Ratko Mlladiq.

Cayley, po ashtu ka qenë ndër prokurorët e parë në kuadër të Tribunalit të Hagës që kishte hetuar ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ishte prokuror në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balës dhe Isak Musliut, të cilët akuzoheshin për kryerjen e krimeve të luftës.

Mbrojtja e Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në paraqitjen e tij para Dhomave të Specializuara, tha se kishte vendosur që të mos angazhonte avokat mbrojtës pasi siç tha, besonte në pafajësinë e tij.

Mirëpo Krasniqi, tha se do është udhëzuar nga familjarët dhe miqtë që të këtë avokat.

Ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, do ta mbrojë avokatja nga Malajzia, Venkatesëari Alagendra.

Një prej rasteve me të njohura që ka përfaqësuar, Alagendra ishte kur ajo mbrojti Saif al-Islam Gaddafin, djalin e ish-diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi.

Mbrojtja e Rexhep Selimit

Rexhep Selimi do të përfaqësohet para gjykatës nga avokati britanik, David Young.

Ai është specialist i së Drejtës Penale, me ekspertizë në të Drejtën Penale Ndërkombëtare.

Një prej rasteve më të mëdha të tij është ai i Assad Hassan Sabra, që akuzohej për përfshirje në vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri.

Sabra në fund u shpall u pafajshëm.

Young udhëheqë një ekip të gjerë juristësh të cilët kanë qenë ose janë të përfshirë në mbrojtjen e klientëve të tyre pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Tribunalit për Ruandën, Dhomat e Specializuara të Kosovës, Tribunalit për Kamboxhian si dhe tribunale të tjera.

Mbrojtja e Salih Mustafës

Avokat më pak të njohur ndërkombëtarisht ka ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Salih Mustafa që është i akuzuar për krime lufte.

Mustafën do të mbrojë holandezi, Julius Von Boné.

Von Boné kryesisht është marrë me raste lokale dhe ndihmon dhe këshillon në baza vullnetare organizatat dhe personat që janë futur në telashe financiare.

Për çfarë akuzohen, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?

Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Sipas aktakuzës, viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës u perceptuan si bashkëpunëtorë të forcave jugosllave, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.

Nga çlirimtar në i pandehur: Kush është Hashim Thaçi?

Kjo sipas aktakuzës, përfshinte edhe personat e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, personalisht kanë marrë pjesë në “kërcënime, marrje në pyetje, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve”.

Në aktakuzë përmendet edhe ekzistenca qendrave të ndalimit në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, etj.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës

Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzë për krime lufte edhe ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, i cili tashmë është deklaruar i pafajshëm për veprat që rëndojnë ndaj tij.

Në bazë të aktakuzës, Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Këto krime për të cilat akuzohet Mustafa, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

Si Mustafa, ashtu edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen.

Si paguhet mbrojtja e të akuzuarve?

Në vitin 2015, Qeveria e Kosovës miratoi Ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Sipas këtij ligji, çdo i akuzuar ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.

“Të gjithë personat e akuzuar kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësit të pavarur, me përvojë dhe kompetencë, që paguhen nga buxheti i Kosovës, i alokuara për qëllimet e këtij ligji”, thuhet në këtë ligj.

Rastet pranë Gjykatës Speciale në Hagë

Por, pavarësisht ligjit, mbetet e paqartë mënyra dhe forma e pagesës së disa prej avokatëve të cilët janë angazhuar nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, që u është konfirmuar aktakuza.

Qeveria ende nuk ka përcaktuar se si bëhet selektimi i avokatëve dhe a ka ndonjë limit të caktuar deri në çfarë shume, mund të paguhet një avokat që mbron të akuzuarit.

Sipas Ligjit të vitit 2015, për ndihmë financiare për personat e akuzuar nga Gjykata Speciale, mbrojtja juridike e të akuzuarve, duke përfshirë edhe angazhimin e mbrojtësit, bëhet sipas akteve nënligjore që Ministria e Drejtësisë obligohet t’i miratojë.

Mirëpo ende nuk ekziston një dokument i tillë.

Në ndërkohë, Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës ka nxjerrë një udhëzim administrativ përmes së cilit, rregullohet mënyra se si mund të kërkojnë kompensim të gjithë personat që përballen me procese gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe që me vendim të formës së prerë shpallën të pafajshëm.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar rreth 61 mijë euro nga buxheti i Kosovës për të mbuluar shpenzimet e disa prej personave të intervistuar nga Prokuroria e Specializuar.

Mjetet e ndara nga Kosova për mbrojtje para Dhomave të Specializuara

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, më 9 nëntor, Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka thënë se për këtë vit buxheti i ndarë për këtë çështje ka qenë rreth 7 milionë euro. Për vitin 2021 janë ndarë rreth 6.7 milionë euro.

Por, të akuzuarit kanë edhe një mundësi të angazhimit të avokatit mbrojtës. Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara, çdo person i akuzuar që nuk ka mundësi financiare për të angazhuar një avokat, atij i garantohet e drejta që të ketë përfaqësim ligjor pa pagesë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar  që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Marrë nga: REL

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim tahçi jakup krasniqi kosova ne hage regjep selimi hashim tahçi jakup krasniqi kosova ne hage regjep selimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet