LIVE UPDATES
Bota

Kush, kur dhe si?/ Përgjigjet e programit britanik të përdorimit të vaksinës anti-Covid

3 Dhjetor 2020, 11:47 Nga DOSJA
Kush, kur dhe si?/ Përgjigjet e programit britanik të përdorimit

ANGLI-Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer dhe BioNTech. Agjencia e Rregullatorit të Pavarur të Barnave dhe Shëndetit, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes COVID-19, është e sigurt për t’u përdorur në masë.

“Vaksina do të vihet në dispozicion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme“, ka thënë qeveria britanike. Imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh, për njerëzit që bëjnë pjesë në grupmoshat e ndjeshme.

Si funksionon vaksina e Pfizer dhe BioNTech?

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz. Një person do të marrë dy doza të vaksinës. Rreth 10 milionë doza do të duhej të jenë në dispozicion së shpejti. Shefi i Kompanisë Pfizer, Albert Bourla, e quajti vendimin britanik “një moment historik”.

Kjo është vaksina më e shpejtë që ka kaluar nga planifikimi në prodhim, duke marrë vetëm 10 muaj kohë në etapat e zhvillimit, të cilat zakonisht zgjasin një dekadë. Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të jenë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat kundër përhapjes së koronavirusit, thonë ekspertët. Kjo do të thotë, mbajtja e distancën fizike dhe maskave të fytyrës, izolimi dhe testimet.

Kush do të vaksinohet në fillim?

Ekspertët kanë hartuar një listë me përparësi të përkohshme, që synon njerëzit që janë më të rrezikuar. Listës i prijnë banorët dhe personeli i shtëpive të kujdesit, të ndjekur nga personat mbi 80 vjeç dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor dhe social.

Ata do të marrin dozat e para të vaksinës – disa edhe para Krishtlindjes. Imunizimi masiv i të gjithëve mbi 50 vjeç, si dhe i të rinjve, mund të ndodhë pasi të ketë një furnizim më të madh me vaksina në vitin 2021. Vaksinimi bëhet përmes dy injeksioneve. Doza e dytë merret 21 ditë pas asaj të parës.

Po vaksinat e tjera kundër COVID-19?

Ka disa vaksina të tjera premtuese që gjithashtu mund të miratohen së shpejti. Një nga ato është ajo e kompanisë Moderna e cila përdor të njëjtën qasje si vaksina e Pfizer dhe ofron mbrojtje të ngjashme. Britania e Madhe ka porositur paraprakisht 7 milionë doza që mund të jenë gati deri në pranverë.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza të një lloji tjetër të vaksinës kundër COVID-19 nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca. Kjo vaksinë përdor një virus të padëmshëm, i ndryshuar për t’u dukur shumë më tepër si virusi që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rusia ka përdorur një tjetër vaksinë, të quajtur Sputnik, dhe ushtria kineze ka miratuar një tjetër të bërë nga CanSino Biologics. Të dyja funksionojnë në një mënyrë të ngjashme me vaksinën e Oksfordit.

Shtetet, në përpjekje për të siguruar vaksina

Derisa pandemia e koronavirusit po intensifikohet në pjesën më të madhe të botës, vendet po përpiqen të sigurojnë furnizime të mundshme të vaksinave dhe po përgatisin plane për veprimet e para që do të ndërmarrin në javët e ardhshme. Shpresat janë të mëdha se vaksinat mund të jenë gati për përdorim para fundit të vitit, me dy vaksina kryesore – nga Moderna dhe BioNTech/Pfizer – që tashmë kanë kërkuar miratimin për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Një panel këshilltarësh në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) votuan më 1 dhjetor për të rekomanduar që rreth 21 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 3 milionë banorë në institucionet e kujdesit të jenë të parët që do të marrin një vaksinë. Numri fillestar i vaksinave pritet të jetë i kufizuar para se të bëhet një furnizim më i madh në mes të vitit 2021.

MARRË NGA REL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anglia aprovon vaksinat anti-covid vaksina anti-covid anglia aprovon vaksinat anti-covid vaksina anti-covid

Sondazh

Poll
Bota 3 Dhjetor 2020, 08:18

SHBA-Barack Obama, Bill Clinton dhe George Bush janë tre ish-Presidentët amerikan që kanë pranuar të bëjnë vaksinën anti-Covid live në sy të publikut për ta pro...

Bota 2 Dhjetor 2020, 22:13

GJERMANI-Qeveria në Gjermani ka marrë vendim që bllokimi të zgjasë deri në 10 janar. Sipas mediave të huaja, së kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet