LIVE UPDATES
Bota

Kurti për mediat franceze: Kosova është e rrezikuar nga agresioni rus

11 Mars 2022, 13:50 Nga DOSJA
Kurti për mediat franceze: Kosova është e rrezikuar nga agresioni

KOSOVË– Kryeministri Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth luftës në Ukrainë dhe situatën në të cilën Bashkimi Evropian dhe NATO janë duke u gjendur pas agresionit rus.

Sipas Kurtit në një intervistë për agjensinë franceze të lajmeve, situata në Ukrainë është një moment i rëndësishëm për tu bërë bashkë BE dhe NATO sepse nëse kjo nuk ndodhë do të ketë pasoja për të gjithë.

Nëse Bashkimi Evropian dhe NATO-ja nuk e shfrytëzojnë këtë moment për të qenë të bashkuar, ashtu siç e imponon koha, por unë besoj edhe vullneti i popujve, të drejtat qytetare dhe mirëqenia në kontinentin evropian, atëherë do ta paguajmë shumë shtrenjtë me të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Sipas kryeministrit Kurti, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është një lider despotik i cili nuk e ka problemin me Ukrainën por me SHBA-të dhe se veprimet e tij kërcënojnë dhe Kosovën.

”Në të kaluarën presidenti rus na përmendte një herë në muaj, tash na përmend nga disa herë në javë dhe duket qartazi se Republika e Kosovës është një halë të cilën ai e konsideron që e pengon në projektin e vet.-tha Kurti.

Intervista e plotë e Kurtit për AFP

Pyetja: Z. Kryeministër, po fillojmë me krizën në Ukrainë. Agresioni mbi Ukrainën nga Rusia, ta krijon përshtypjen që e ka tronditur, e ka rrezikuar thellësisht rendin ekzistues të sigurisë në Evropë, i cili është krijuar me përmbysjen e Murit të Berlinit. Shumë analistë thonë që bëhet fjalë për një goditje tektonike dhe pyetja jonë e parë është, a mendoni, a ka gjasa, a ka shpresë, që ky sistem të rikthehet, të rikuperohet?

Kryeministri Kurti: Agresioni ushtarak dhe invazioni rus ishin shokues, por jo edhe të befasishëm. Nuk ishin të befasishëm, meqenëse e kemi parë duke u përgatitur dhe duke ndërtuar edhe në aspektin e ligjërimit politik nga Kremlini, por edhe të grumbullimit të forcave të mëdha ushtarake me artileri të rëndë në kufijtë lindor të Ukrainës. Pamjet janë shokuese, është vështirë ta besosh çfarë po sheh, mirëpo askush nuk mund të shtiret se ka qenë i befasuar. Kjo është një luftë e paralajmëruar më herët, për shkak se hegjemonia ruse, imperializmi rus dëshironte me çdo kusht territore të reja, dëshironte zgjerim dhe përballje me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n. Presidenti despotik rus, Putin, është në kërkim të një konference të re të Jaltës, por konferenca e re e Jaltës nuk është e mundshme pa luftë. Andaj, edhe kishim këtë agresion ushtarak dhe invazion rus.

Padyshim që arkitektura e sigurisë së kontinentit evropian duhet të rimendohet, sepse nuk i kemi më kushtet e paqes pas rënies së Murit të Berlinit.  Luftërat, të cilat u zhvilluan gjatë këtyre tri dekadave nëpër kontinentet e tjera, tash kanë ardhur në Evropë dhe atë në përballje me Rusinë, e cila udhëhiqet nga një person, që është njëkohësisht edhe shumë i hidhëruar edhe shumë nostalgjik. I kishim edhe luftërat në kuadër të shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, mirëpo, ajo çfarë shohim sot, është marshimi i ushtrisë ruse, njëra ndër ushtritë më të fuqishme të botës e të kohës dhe padyshim që NATO-ja do të duhej që tash ta rris mobilizimin e vet, por gjithashtu edhe të mendojë se si t’i përgjigjet Rusisë, në kushtet kur qartazi lufta hibride doli se nuk na paska qenë zëvendësim për luftën, por fazë përgatitore për të.

Pyetja: Është sulmuar shteti më i madh, vendi më i madh në Evropë. Madje në mesin e observuesve perëndimorë mund të dëgjohet që e konsiderojnë këtë sulm, këtë agresion edhe si sulm mbi civilizimin perëndimor. A mendoni që ky agresioni dhe i gjithë impakti që e ka krijuar ky agresion, i ka bërë të pakuptimta ndarjet në Evropë, në vende të NATO-s, vende jo të NATO-s, vende të Bashkimit Evropian, vende jo të Bashkimit Evropian, domethënë të gjithë i shtrohen rrezikut të njëjtë?

Kryeministri Kurti: Pajtohem. Dallimet, të cilat ekzistojnë brenda Bashkimit Evropian dhe brenda Evropës si kontinent në përgjithësi, janë bërë çështje të dorës së dytë për të mos thënë çështje të dorës së tretë, karshi invazionit rus dhe agresionit ushtarak në Ukrainë. Andaj, nëse Bashkimi Evropian dhe NATO-ja nuk e shfrytëzojnë këtë moment për të qenë të bashkuar, ashtu siç e imponon koha, por unë besoj edhe vullneti i popujve, të drejtat qytetare dhe mirëqenia në kontinentin evropian, atëherë do ta paguajmë shumë shtrenjtë me të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Prandaj, është e domosdoshme që të ketë një unitet të shtuar edhe institucional, ashtu siç është popullor. Unë jam i bindur që tash popujt e Evropës kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar, veçse ky lloj bashkimi duhet ta gjejë shprehjen e vet edhe në politikë edhe në institucionet përfaqësuese.

Bashkimi Evropian duhet të jetë i bashkuar, sepse është sulmuar Ukraina, e cila paraqet me territor shtetin më të madh në kontinentin evropian. Pra, nuk ka një shtet tjetër, i cili me gjithë territorin e vet, është në kontinentin evropian, e ka më shumë se 600 mijë kilometra katrorë, siç është rasti me Ukrainën. Pra, shteti më lindor në kontinentin evropian, është njëkohësisht edhe më i madhi me territor dhe tash ndodhet në një sulm shkatërrues, që e dëshiron territorin e Ukrainës për Rusinë, por pa ukrainasit.

Pyetja: Keni thënë që agresioni e imponon bashkimin e Evropës si përgjigje të parë ndaj këtij sulmi mbi një vend sovran dhe të pavarur evropian. A mendoni që kanë filluar të krijohen konditat dhe të imponohen konditat nga agresioni rus, për ngritjen e rendit të ri të sigurisë kolektive, ku do të bashkohen nën të njëjtën ombrellë të gjenden të gjitha vendet evropiane, pa marrë parasysh a i takojnë apo nuk i takojnë mekanizmave të Bashkimit Evropian dhe NATO-s?

Kryeministri Kurti: Evropa dhe perëndimi demokratik në përgjithësi ka nevojë për një koalicion, i cili është i mbrojtjes dhe i sigurisë, por jo vetëm, kundrejt Federatës Ruse. Dhe, ajo çfarë po ngjanë në Federatën Ruse, Evropa mund ta gjej edhe në historinë e vet.

Përshtypja ime e fuqishme është se periudha nga Gorbachevi te Yeltsini paraqiste veçse versionin rus të Republikës së Vajmarit. Kishim një dekadë të Republikës së Vajmarit në Federatën Ruse dhe tash kemi një lider despotik, i cili makinerinë e vet të luftës e ka ndërsyer kundër një populli, i cili as nuk e provokoi dhe as nuk dëshiron luftë. Në këtë kontekst politik e të sigurisë, duhet të përgjigjemi me një koalicion, me ç’rast nuk do të duhej të kufizohemi tek formulat ekzistuese të organizatave ndërkombëtare, por do të duhej që të avancohen ato, e mbase edhe të krijohen të reja, sepse situata është e jashtëzakonshme.

Pyetja: A ka Kosova arsye që të ndjehet e rrezikuar pas agresionit rus, sidomos kur kihet parasysh ekzistimi i marrëdhënieve dhe tensioneve shumë të larta me Serbinë e cila konsiderohet si aleati kryesor i Rusisë në këtë rajon?

Kryeministri Kurti: Presidenti despotik rus po e kërkon një konferencë të re të Jaltës. Për këtë është e nevojshme lufta dhe këtë e bëri, por për këtë është e nevojshme edhe zgjerimi i konfliktit edhe jashtë Ukrainës, e këtë nuk e ka bërë ende. Përshtypja ime është që Putini dëshiron që të ulet në tryezë të negociatave me presidentin amerikan Biden e jo me presidentin ukrainas Zelensky. Synimi i tij është një konferencë e re e Jaltës, Jalta 2, me ç’rast do të ndaheshin sferat e interesit dhe në këtë mënyrë Federata ruse do të synonte të kompensohej për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Prandaj, meqë ata do të synojnë edhe konflikte të reja, Ballkani Perëndimor në përgjithësi, e posaçërisht Kosova janë të rrezikuar. Në të kaluarën presidenti rus na përmendte një herë në muaj, tash na përmend nga disa herë në javë dhe duket qartazi se Republika e Kosovës është një halë të cilën ai e konsideron që e pengon në projektin e vet. Dy muaj pas çlirimit të Kosovës, presidenti rus u pat bërë kryeministër i Federatës ruse, në gusht të vitit 1999, ndërkaq me rastin e dy vjetorit të ardhjes së trupave ruse në Aeroportin e Prishtinës nga Bosnja dhe Hercegovina në qershorin e vitit 1999, pra në qershorin e vitit 2001 ai pat vizituar Kosovën, për t’i vizituar trupat ruse pikërisht në Aeroportin e Prishtinës. Le të mos harrojmë që është ky president ai i cili edhe i aneksoi Osetinë Jugore dhe Abkhazinë  në Gjeorgji, pikërisht në vitin kur Kosova e shpalli pavarësinë, ndërkaq një javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Serbisë edhe Federatës Ruse për dhënien e shumicës së aksioneve të industrisë së naftës në Serbi te Gazprom-i dhe po ashtu të bazenit të gazit në Banatski Dvor në Vojvodinë, sërish tek Gazprom-i.  Nga 250 deputetë sa i ka Kuvendi i Serbisë, 151, pra më shumë se 60 për qind, janë në grupin e miqësisë Serbi – Federatë Ruse. Në Kuvendin e Kosovës janë një dyzinë deputetësh në grupe të miqësisë me shtete të ndryshme. Pra, atje mbi 60 për qind të parlamentit janë në grupin e miqësisë me Federatën Ruse. Kur kësaj ia shtojmë edhe faktin që ka ma shumë se një dekadë që Rusia është shumë aktive në Serbi, sidomos me “Qendrën Humanitare Ruse” siç e quajnë ata në Nish dhe me Sputnikun që e ka në rajon qendrën në Beograd, natyrisht që ne duhet të jemi shumë vigjilent, të kujdesshëm, por nuk do të frikësohemi asnjëherë prej tyre.

Pyetja: Nuk ka pas asnjë prononcim të vetëm të liderëve të lartë të Kosovës prej shpërthimit të krizës në Ukrainë, të paktën unë nuk kam parë, ku nuk apelohet për pranimin e Kosovës në NATO. A mendoni që Ballkani si zonë tradicionale e interesit të Rusisë mund të jetë targeti i radhës i Rusisë pasi të përfundojë ky në Ukrainë?

Kryeministri Kurti: Në rastin më të mirë mund të themi që presidenti rus është i paparashikueshëm. Realisht ai është i parashikueshëm. Ai është lider i luftës, nuk është i paqes. Ai është i interesuar që ta marrë gjithë Ukrainën, nëse s’mund ta marrë gjithë atëherë ta ndajë sikurse Bosnjën, ta shndërroj Kievin në një Grozni apo Sarajevë të dytë dhe gjithashtu ta shpërndajë edhe gjetiu konfliktin, ku do t’i përdorë faktorët e aktorët të cilët i kontrollon edhe në Ballkanin Perëndimor. Në këtë situatë të jashtëzakonshme ne nuk mund të sillemi në mënyrë të zakonshme. Andaj, edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian edhe anëtarësimi në NATO nuk mund të jenë sipas mënyrave të vjetra.

Është tejet e domosdoshme që Brukseli si kryeqytet i dyfishtë, edhe i NATO-s edhe i Bashkimit Evropian ta rimendojë një mënyrë të re për integrimin e brendshëm dhe për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor dhe Kosova në zemër të këtij Ballkani Perëndimor është pjesë e kontinentit evropian. Me rastin e integrimit në BE dhe në NATO, kufiri i jashtëm i këtyre dy organizmave më të rëndësishëm të paqes që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, kufiri i jashtëm zvogëlohet për rreth 3 mijë  kilometra, që do të thotë edhe për sigurinë është shumë mirë.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ende të paintegruara në Bashkimin Evropian  për nga popullsia janë përafërsisht sa Holanda, e për nga bruto produkti vendor i kombinuar janë përafërsisht sa Sllovakia. Rrjedhimisht nuk është barrë e madhe për Bashkimin Evropian integrimi i përshpejtuar i rajonit tonë.

Pyetja: Do të thotë mendoni që emergjenca e situatës e imponon edhe emergjencën në procedurë të pranimit, zgjerimit të NATO-s dhe Bashkimit Evropian?

Kryeministri Kurti: Metodat e vjetra të zgjerimit të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian mund të kenë kosto shumë të lartë pas agresionit ushtarak dhe invazionit rus në Ukrainë, i cili unë besoj që synon të mos ngelet vetëm në Ukrainë.

Pyetja: Dhe në fund Kosova dhe Ukraina nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por përkrahja e deritanishme e Kosovës për Ukrainën, politike, morale, financiare me këto kushtet modeste të Kosovës, e ka bërë Kosovën, të krijohet përshtypja, lidere në rajon në përkrahjen e Ukrainës. Nga buron ky solidarizim me një vend që s’e ka njohur Kosovën?

Kryeministri Kurti: Tek lufta mbrojtëse dhe çlirimtare e popullit të Ukrainës, ne gjejmë shumë ngjashmëri me situatën tonë para një çerek shekulli, kur një fqinj shumë më i madh verior dëshiron të të okupojë, të të shtypë, të të shfrytëzojë, të të diskriminojë, të krijojë aparteid dhe gjithashtu provon edhe gjenocidin, i cili në Kosovë u nis, por u ndalua nga intervenimi i NATO-s, që të mos kishim shfarosje të shqiptarëve në vendin tonë. Pra, ne kishim në njërën anë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila e nisi rezistencën dhe luftën për çlirim e për liri dhe kjo e ndërgjegjësoi opinionin publik ndërkombëtar, diplomacinë botërore për të na mbështetur. Askush sikurse populli i Kosovës nuk e sheh ngjashmërinë e asaj çfarë na ka ndodhur në jetën tonë, jo në librat e historisë, në jetën tonë, me kontekstin aktual në Ukrainë, ku lufta mbrojtëse dhe çlirimtare te popullit të Ukrainës, po gjen një solidaritet dhe admirim të jashtëzakonshëm në botën perëndimore demokratike, sikurse tek ne në vitet 1998 dhe 1999.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti lufta ukraine-rusi vladimir putin albin kurti lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet