Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SERBI– Sllobodan Millosheviq, i njohur edhe si “Kasapi i Ballkanit”, ka vdekur në Hagë pa e marrë dënimin e drejtësisë për krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur në Kosovë. Millosheviq dhe aparati shtetëror i Serbisë është përgjegjës për mijëra civilë të vrarë e masakruar gjatë luftës në Kosovë dhe për mijëra të tjerë të cilët janë dëbuar me forcë nga Kosova. Për një gjë të tillë Serbia, shtet që synon integrimin në BE, ende s’ka kërkuar falje. Krimet e Millosheviqit përmenden në vazhdimësi nëpër botë, edhe tash së fundi kur po e krahasojnë Vladimir Putinin me “Kasapin e Ballkanit”, pas agresionit rus në Ukrainë.
Por, për Aleksandar Vulinin, njeriun e Putinit në Serbi dhe për kukullën e Aleksandar Vuçiqit, “Sllobodan Millosheviqi meriton respekt për luftën që ka bërë në Kosovë” dhe se “nuk e meritonte të vdiste në Hagë”.
Kështu ka thënë Vulin sot ku i shoqëruar me rininë e partisë së tij ka bërë homazhe për kriminelin e luftës, Sllobodan Millosheviq.
“Të gjithë ata që flasin sot për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare duhet të pranojnë se Sllobodan Millosheviqi mbrojti të drejtën ndërkombëtare me popullin serb në Kosovë në vitin 1999 dhe prandaj duhet ta respektojmë atë. Sllobodan Millosheviqi meritonte respekt për luftën e tij, ai nuk e meritoi të shitej dhe përfundimisht të vdiste në Hagë”, ka thënë Vulin.
“Historia do të jetë shumë më e drejtë për Sllobodan Millosheviqin sesa ishin bashkëkohësit e tij. Sllobodan Millosheviq, kudo që jetojnë serbët, gëzon shumë më tepër respekt, mirënjohje dhe dashuri sesa ata që e shitën dhe e ekstraduan atë në Hagë”, ka përfunduar Vulin./GazetaExpress/
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË– Sipas emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, lufta në Ukrainë ka krijuar rrethana të reja dhe integrimi i vende...
UKRAINË– NATO nuk duhet të lejojë që pushtimi rus i Ukrainës të kalojë në një luftë midis aleancës dhe Moskës, tha të premten shefi i NATO-s, Jens St...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Pekov tha se presidenti Vladimir Putin së bashku me presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz disk...
TUQI- Turqia ditët e fundit ka patur një motë të keq dhe reshjet e dendura të borës kanë përfshirë Turqinë duke shkaktuar një sërë problematikash, kryesisht në ...
BRITANI– Rreth 386 anëtarë të Dumës ruse janë shtuar në listën e sanksioneve ndaj Rusisë nga Mbretëria e Bashkuar, ka thënë qeveria.Sanksionet e reja të s...
UKRAINË-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se vendi ka arritur një pikë kthese strategjike në konflikt dhe është i bindur se Ukraina mund të...
UKRAINË– Një mit i krijua në fillimet e luftës në Ukrainë është ai i “pilotit fantazmë” nga Kievi.Në fakt, ish-presidenti i vendit Petro Poroshenko k...
RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, u duk se i shmangën sanksionet ekonomike të vendosura ndaj tyre nga ve...
RUSI- Presidenti i Ukrainës Vladimi Zelenskyy ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për krim lufte pas shpërthimit të maternitetit nga forcat ajrore ruse. L...
RUSI– Pika e parë e kritikës ndaj luftës së Vladimir Putinit është shfaqur në televizionin shtetëror rus, me kërkesat për të ndalur pushtimin e përgjakshë...