LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Mos liberalizimi i vizave për qytetarët është veprim i padrejtë

4 Nëntor 2021, 21:49 Nga DOSJA
Kurti: Mos liberalizimi i vizave për qytetarët është veprim

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për liberalizimin e vizave është veprim i padrejtë dhe dritëshkurtër. Gazeta Ekspress shkruan se në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, Kurti tha se përmbushja e reformave nga Kosova duhet të rezultojë me përmbushje të obligimeve nga Bashkimi Evropian.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të intensifikuar zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për integrim. Po ashtu, tha se Qeveria ka filluar reforma rrënjësore që do të forcojnë shtetin e së drejtës, do ta rrisin barazinë dhe do të ngrisin mirëqenien sociale. Është e rëndësishme që kriteret për progres dhe avancim të Kosovës në procesin e integrimit duhet të jenë të drejta dhe të bazuara në merita, e aty ku ka kushte ndërshtetërore të jenë kushte të barabarta për të gjitha palët, pa e diskriminuar e mbikushtëzuar Kosovën, tha kryeministri Kurti.

Fjala e Kurtit:

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, I nderuar Ambasador, z. Tomas Szunyog, Të nderuar bashkë-kryesues të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, z. Romeo Franz dhe znj. Mimoza Kusari Lila, Të nderuar deputetë të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, I nderuar Zëvendëskryeministër Bislimi,

Zonja dhe zotërinj, Të nderuar Eurodeputetë, Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju dëshiroj mirëseardhje dhe të ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për vendin dhe rrugën tonë evropiane. Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe se ai duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma e Bashkimit Evropian si klubi më i pasur socio-ekonomik në botë.

Ne jemi të përkushtuar për të intensifikuar zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për integrim dhe tashmë jemi në rrugë të mbarë. Ndryshimet demokratike në vendin tonë kanë sjellë stabilitet institucional dhe zhvillim ekonomik. Deri në fund të këtij viti pritet të kemi rritje dyshifrore në përqindje të Bruto Produktit Vendor. Të hyrat buxhetore janë rritur për 33,5%, eksportet janë rritur për 68%, dhe në muajt e parë të qeverisjes janë shtuar 9.351 punëtorë.

Kemi menaxhuar me sukses pandeminë dhe falë masave të qeverisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve, sot jemi vendi i parë në rajon me mesataren më të lartë të numrit të të vaksinuarve. Në kohën kur rajoni po kalon një valë të re të rritjes së infektimeve, ne kemi numrin më të ulët. Ne jemi falënderues për ndihmën e vazhdueshme që Bashkimi Evropian ka ofruar me vaksina përmes programit e mekanizmit COVAX.

Kemi filluar reformat rrënjësore në drejtësi përmes miratimit të Koncept-dokumentit për Veting në sistemin e drejtësisë dhe Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Po ashtu kemi intensifikuar luftën kundër korrupsionit, krimit dhe kontrabandës. Këto reforma do të forcojnë shtetin e së drejtës, do ta rrisin barazinë dhe do të ngrisin mirëqenien sociale.

Gjithashtu kemi themeluar Strukturat Koordinuese Ndërinstitucionale për Procesin e Integrimit Evropian; kemi rishikuar dhe miratuar Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2021- 2025; kemi rishikuar dhe miratuar Planin e Veprimit të Agjendës për Reforma Evropiane ERA II dhe një sërë reformash që ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për shumë vite por që nuk ishin zbatuar, sikurse heqja e homologimit për vetura që ishte në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, demonopolizimi i terminaleve doganore që tashmë vetëm sa kemi filluar me hapjen apo rikthimin e terminalit në Trepçë dhe deri nga mesi i vitit të ardhshëm do të shtrihen në gjithë territorin e vendit.

Këto dhe tema tjera do të diskutohen më hollësisht në punën e këtij Komisioni të përbashkët sot dhe nesër, e po kështu edhe energjia, tranzicioni i gjelbër, të drejtat themelore dhe bashkëpunimi rajonal. Të gjitha këto janë prioritete edhe në Agjendën për Reforma Evropiane. Është e rëndësishme që kriteret për progres dhe avancim të Kosovës në procesin e integrimit duhet të jenë të drejta dhe të bazuara në merita, e aty ku ka kushte ndërshtetërore të jenë kushte të barabarta për të gjitha palët, pa e diskriminuar e mbikushtëzuar Kosovën.

Përmbushja e reformave nga Kosova duhet të rezultojë me përmbushje të obligimeve nga Bashkimi Evropian. Andaj, të nderuar eurodeputetë, është tejet e rëndësishme që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet përmes jush në Parlamentin Evropian, por edhe në Këshillin e Bashkimit Evropian, aty ku janë përfaqësues qeveritë tuaja.

Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli është veprim i padrejtë dhe dritëshkurtër. Parlamenti është vendi ku kjo çështje duhet të ngritët në çdo mbledhje deri në marrjen e vendimit sepse aty është vendi ku mbrohet edhe Evropa si kontinent e jo vetëm interesat e ngushta të shteteve anëtare. Ju faleminderit për vëmendjen dhe ju uroj punë të mbarë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti liberalizimi i vizave me kosovën albin kurti liberalizimi i vizave me kosovën

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet