Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
VD: Momenti kur burri grek me thikë në dorë ndjek gruan për ta vrarë
4 Nëntor 2021, 19:06Nga DOSJA
GREQI– Zbulohen faktet e reja tronditëse nga vrasja e 48-vjeçares Nektaria, e cila u godit me thikë nga bashkëshorti i saj, në Ierapetra. Në video-dokumentet tronditëse të prezantuara nga mediat greke, vrasësi shihet qartë duke ndjekur me thikë në duar 48-vjeçaren. Nektaria fatkeqe vrapon për t’i shpëtuar vrasësit të saj, i cili e ndjek me përkrenare në kokë, duke i drejtuar thikën. 48-vjeçarja nuk ia doli të shpëtonte, pasi në fund u qëllua me 16 goditje me thikë.
Menjëherë pas vrasjes së ish-bashkëshortes, autori largohet i pashqetësuar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur në dorë armën e krimit, teksa hipën në motorin e tij për t’u larguar nga vendngjarja. Teksa po largohej, është parë nga pronari i biznesit, i cili ka qenë edhe ai që ka lajmëruar policinë.
Duke folur për mediat, avokati i fëmijëv të çiftit, Apostolos Lytras, foli për skena tronditëse.
“Ajo që shoh është tronditëse. Ai është një njeri që e dinte shumë mirë se çfarë do të bënte. Nuk tregon asgjë ndryshe. Fëmijët janë në gjendje shoku. Nuk di si ta përshkruaj ndryshe situatën e tyre. Vajza e madhe e çiftit është bërë nënë dhe baba për vëllezërit e motrat e saj. Situata e tyre është tmerrësisht e vështirë, e gjithë jeta e tyre ka ndryshuar,” tha ai.
Vajza e madhe e çiftit së bashku me nënën e saj e kishin denoncuar më herët autorin për dhunë në familje.
KAZAKISTAN– Një adoleshente në Kazakistan u drogua nga një taksist, në makinën e të cilit hipi për tu kthyer në shtëpi dhe më pas u përdhunua për ditë të ...
SUEDI– Magdalena Andersson u zgjodh unanimisht të enjten si kryetarja e re e Partisë Social Demokrate (SAP) të Suedisë, duke i hapur rrugën asaj për tR...
SHBA– Në qarkun 5 të Worcester-it, shqiptarja Etel Haxhiaj ishte fituesja e qartë për të mbushur vendin e lënë bosh nga Matt Wally. Haxhiaj mori 2584 vota...
Agjencia evropiane e policisë, Europol, tha se policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që ka kontrabanduar qindra pakistanezë nga Ballkani në Bashkimin Evrop...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendimi për mosliberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës është i padrejtë dhe ditëshkurtër. ...