LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s

5 Maj 2022, 06:26 Nga DOSJA
Kurti: Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së

Deutsche Welle: Zoti Kryeministër, erdhët në Berlin me ftesë të kancelarit Olaf Scholz, sepse Gjermania ka vendosur t’i japë një impuls procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, nisur dhe nga dinamika e krijuar aktualisht nga Lufta e Ukrainës. Procesi i Berlinit, është një proces që e ka filluar kancelarja Angela Merkel, por që nuk ka patur shumë rezultate konkrete. A mendoni ju se kjo është rruga e duhur për të ofruar Ballkanin Perëndimor drejt Bashkimit Evropian?

Albin Kurti: Unë isha i nderuar që mora pjesë në takim me kancelarin Scholz me ftesën e tij këtu në kancelari, ku për herë të parë u takuam. Ishte kënaqësi që konfirmuam se ndajmë vlera të përbashkëta. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë Gjermaninë një aleat strategjik për Republikën e Kosovës dhe ne jemi të bindur që Procesi i Berlinit me rienergjizimin e tij nëpërmjet kancelarit të ri, Olaf Scholz është lajm i mirë për secilin vend të Ballkanit dhe në veçanti për Republikën e Kosovës. Ne kemi diku çdo të tretin qytetar të Republikës që nuk banon në territorin e Republikës, por në Evropën Perëndimore, sidomos në Gjermani. Marrëveshjet tona do të shtohen, bashkëpunimi ynë ekononmik dhe tregtar po ashtu, dhe besoj që edhe në Bashkimin Evropian edhe në Procesin e Berlinit na presin ditë të mira si Repulikë e Kosovës.

Një nga elementet e Procesit të Berlinit është Tregu i Përbashkët Rajonal, për të cilin janë zotuar liderët e Ballkanit Perëndimor, por deri tani nuk është vënë në zbatim. Çfarë duhet të ndodhë që Ballkani Perëndimor të bashkëpunojë më mirë?

Tregu i Përbashkët Rajonal është thelb i Procesit të Berlinit. Jo zëvendësim për BE-në, por si përgatitje për të. Për t’u realizuar Tregu i Përbashkët Rajonal duhet që Serbia t’i pranojë dokumentet e Kosovës dhe në këtë mënyrë të mundësohet lëvizja e katërfishtë që paraqet vlerë të Bashkimit Evropian. Unë besoj që është koha e fundit që mbi Beogradin të bëhet trysnia që t’i pranojë dokumentet e Kosovës dhe në këtë mënyrë të qarkullojnë lirshëm kapitali e shërbimet e njerëzit dhe bashkarisht t’i afrohemi Bashkimit Evropian.

DW-Interview Albin Kurti
Ju kërkoni që dokumentet të kenë brenda termin “Republikë e Kosovës”. Nuk jeni i gatshëm, që të bëni aty një lëshim të vogël, qoftë për t’i dhënë shtysë bashkëpunimit?

Ne nuk mund të kthehemi as para vitit 1999, kur jemi çliruar e as para vitit 2008 kur e kemi shpallur pavarësinë, as para vitit 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar Shpalljen e Pavarësisë dhe as para vitit 2012, kur ka përfunduar mbikëqyrja ndërkombëtare e Pavarësisë së Kosovës. Dokumentet janë të Repulikës dhe ato duhet të pranohen si të tilla, por le të mos harrojmë që Sllovakia, Greqia dhe Rumania nuk e pranojnë shtetin tonë ende – shpresoj që kjo të ndryshojë së shpejti – por edhe kanë zyrë të tyre Prishtinë dhe i pranojnë që të gjitha dokumentet. Pasaporta ime pranohet nga Greqia, Rumania dhe Sllovakia, e nëse Serbia dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian, së paku, si hap i parë le t’u bashkohet vendeve mosnjohëse që, siç dihet, janë pakicë.

Kaluam kështu vetiu te dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Zoti Scholz ju ftoi ekstra për të zhvilluar edhe një bisedë në prani të presidentit Vuçiç dhe negociatorit Lajçak. Çfarë mund të dalë prej këtij takimi?

Prania dhe pjesëmarrja ime në takim dhe aktivitetet këtu në Berlin, natyrisht nuk ishin vetëm për takimin me kancelarin Olaf Scholz, por edhe me ministren e Jashtme, zonjën Annalena Baerbock, por edhe një takim tjetër trepalësh me Presidentin e Serbisë dhe ndërmjetësin e BE-së, zotin Lajçak. Unë besoj që dialogu duhet të jetë parimor, i balancuar, simetrik, me rezultate që dëshmohen se janë të tilla për t’i sjellë përfitime qytetarëve pa dallim, por gjithashtu edhe rezultatet, të cilat i kanë brenda vlerat e BE-së. Demokratizimin, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, ballafaqimin me të kaluarën, reciprocitetin, e kështu me radhë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Albin Kurti

A shihni ju një pengesë, që ju, që e shikoni veten si lider modern e demokratik i Kosovës, të gjeni një gjuhë të përbashkët me presidentin aktual të Serbisë, Vuçiç?

Nuk është kollaj, për shkak se për dallim nga Serbia, Kosova është vend demokratik. Ka demokraci cilësore. Në vendin tonë opozita mund t’i fitojë zgjedhjet. Dhe kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Kosova është dëshmi që zhvillimi ekonomik dhe demokracia institucionale e shoqërore shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Unë uroj që në Serbi të ndryshojë qasja, të mos jenë të rreshtuar sikurse deri më tani me Kremlinin zyrtar, që bëri agresion ushtarak të pajustifikueshëm dhe invazion të paprovokuar në Ukrainë dhe uroj që edhe Serbia t’ia vendosë sanksionet Rusisë dhe të distancohet në të tashmen nga Putini e për të kaluarën e saj të distancohet nga Millosheviçi.

Nga ana tjetër Serbia është një vend i fuqishëm që ka edhe lëndë të para, për të cilat ka nevojë Perëndimi ose Bashkimi Evropian. Pra, Serbia mund të kërkojë pjesën e vet. A jeni ju i gatshëm që të pranoni Asociacionin e Komunave Serbe, siç është parashikuar në vitin 2013?

Dialogu parimor duhet të sjellë marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, e cila e ka në qendër njohjen reciproke. Jo njohjen reciproke në fund të një procesi që është stërzgjatë, siç ka qenë në dekadën e shkuar, por njohje reciproke në qendër të marrëveshjes, e cila i normalizon raportet, kur Kosova është shtet normal, mirëpo raportet me Serbinë nuk i ka normale dhe ato duhet t’i normalizojmë. Unë nuk besoj që Bashkimit Evropian i nevojitet Serbia, sa i nevojitet Serbisë Bashkimi Evropian. Pra, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të marra së bashku e kanë popullsinë sa e Holandës, ndërkaq të kombinuar bruto-produktin vendor e kanë sa Sllovakia. Por Ballkani Perëndimor, i inkuadruar në Bashkimin Evropian e zvogëlon për tremijë kilometra kufirin e jashtëm që është mirë për sigurinë, por që besa edhe i bashkon familjet, meqënëse nuk ka familje, jo vetëm në Kosovë, por, do të thosha edhe në Ballkan, që nuk e ka një anëtar së paku në Evropën Perëndimore.

Ballkani vazhdon të ketë provokime nga ana e Rusisë. Ju keni folur për luftë hibride. A shihni ndonjë rrezik që kjo luftë hibride të kthehet në luftë reale edhe në Ballkan?

U dëshmua që lufta hibride nuk e zëvendëson luftën, por e përgatit atë, dhe, në anën tjetër, gjithashtu u dëshmua që vendet autokratike, kur blejnë armatim, këtë nuk e bëjnë për parada ceremoniale ushtarake, por e bëjnë pikërisht, për ta përdorur atë armatim në luftën agresore kundër fqinjëve. Andaj, jemi shumë të kujdeshëm, e shumë vigjilentë, po e ndjekim se çfarë ndodh atje, afër tre për qind e brutoproduktit vendor bëhet për investime dhe shpenzime për ushtri, me ç’rast blejnë armatim, ose marrin donacione nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina, dhe rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë, tashmë janë 48 baza ushtarake, të cilat e rrezikojnë sigurinë dhe paqen në vendin tonë, Mirëpo me kapacitetet tona shtetërore, me faktin që ndonëse nuk jemi në NATO e kemi NATO-n në Kosovë, dhe ndonëse nuk jemi në Bashkimin Evropian edhe Bashkimin Evropian e kemi të integruar në Kosovë ne megjithatë jemi të sigurt.

Por, në fqinjën tonë veriore, në Serbi dihet që Gazpromi ka shumicën e aksioneve në industrinë e naftës, në Nish është qendra humanitare ruse, dhe gjithashtu ata kanë marrëveshje të tregtisë me Federatën Ruse dhe janë pjesë e Unionit Euroaziatik ekonomik që udhëhiqet nga Moska. Pra, lidhjet i kanë të shumëfishta, i kanë të thella, dhe unë mendoj që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet të jenë të kujdesshëm që të mos e lejojnë më që Serbia të ulet në tri katër karrige dhe në të njëjtën kohë duhet ta vlerësojnë kontributin e Kosovës, e cila nuk ka alternativë tjetër dhe nuk do të ketë kurrfarë projektesh paralele përveç BE-së dhe NATO-s.

Marrë nga DW

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti be kosova nato albin kurti be kosova nato

Sondazh

Poll
Bota 5 Maj 2022, 06:22

Lufta në Ukrainë frenon eksportin gjerman

Në muajin e parë fillimit të agresionit rus në Ukrainë, eksportet gjermane kanë rënë më shumë se në fillim të krizës pas shpërthimit të pandemisë Corona dy vjet...

Bota 5 Maj 2022, 06:19

Pritet nisja e armëpushimit treditor në Mariupol

Një armëpushim i paralajmëruar nga Rusia pritet të nisë të enjten në fabrikën Azovstal në Mariupol, me qëllim të evakuimit të civilëve, teksa ushtarët ukrainas ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet