LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë frenon eksportin gjerman

5 Maj 2022, 06:22 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë frenon eksportin gjerman

Në muajin e parë fillimit të agresionit rus në Ukrainë, eksportet gjermane kanë rënë më shumë se në fillim të krizës pas shpërthimit të pandemisë Corona dy vjet më parë. Në mars eksportet gjermane kanë rënë me 3,3 përqind në krahasim me muajin e kaluar dhe tani kanë një vlerë prej 120,6 miliardë euro, njoftoi të mërkurën (04.05) Enti Federal i Statistikave.

Rënia e fundit më e madhe ka qenë në prill të vitit 2020, kur pandemia ngadalësoi tregtinë e jashtme. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve, Reuters kanë pritur një minus prej vetëm 2 përqind në muajin mars 2022, pasi në shkurt ka pasur një rritje sezonale të eksporteve prej 6,2 përqind. Nga ana tjetër, importet janë rritur me 3,4 përqind në muajin mars, pas rritjes prej 4,7 përqind në muajin shkurt.

Lufta në Ukrainë

“Rënia e eksporteve vjen edhe për shkak të luftës në Ukrainë”, tha kryeekonomisti në Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank AG, Alexander Krüger. “Të dhënat e marsit janë të parat ku shihen qartë pasojat e luftës.” Nuk ka përmirësim të shpejtë. Eksportet gjermane rrezikojnë të dalin nga shinat e deritanishme të suksesit”, tha kryeekonomisti në VP Bank, Thomas Gitzel. “Hapësira ndërkombëtare për eksporte nuk është e mirë. Vështirësitë në zinxhirin e furnizimit, inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit nuk u shkojnë në favor eksporteve”.

Biznesi amerikan po lulëzon – Kina po blen më pak

Eksportet gjermane në Rusi kanë rënë me 62,3 përqind dhe në mars kanë qenë vetëm 0.9 miliardë euro, për shkak të sanksioneve dhe masave të tjera që i kufizojnë eksportet. Nga ana tjetër, importet nga Rusia kanë rënë me vetëm 2,4 përqind dhe në mars kanë kapur shifrën prej 3,6 miliardë euro. Gjermania importon kryesisht naftë dhe gaz natyror nga Rusia.

Edhe eksportet gjermane drejt vendeve anëtare të BE-së janë zvogëluar, me 1,7 përqind në mars. Nga ana tjetër, eksportet drejt klientit më të rëndësishëm, SHBA-së, janë rritur me 3,2 përqind, ndërsa ato drejt Kinës kanë rënë me 4,3 përqind. Eksportet gjermane në Kinë në mars kanë qenë në volumin rreth 9,1 miliardë euro. Republika Popullore e Kinës po lufton aktualisht me një valë të re të virusit Corona dhe kjo ka penguar edhe raportet ekonomike me vendet e tjera, pra edhe tregtinë. “Përhapja e Coronës në Kinë do të shkaktojë edhe në të ardhmen probleme në fushën e eksportit dhe importit”, tha ekonomisti Krüger. Edhe biznesi me Britaninë e Madhe ka rënë me 3,9 përqind.

Vlera e eksporteve është dukshëm më e lartë se në mars 2021

Megjithatë, vlera totale e eksporteve në muajin mars ishte 120,6 miliardë euro. Kjo ishte 8,1 përqind më shumë se në mars të vitit të kaluar, kur shpërtheu pandemia Corona. Edhe importet në Gjermani janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar: me 20,3 përqind dhe në mars kanë kapur shifrën prej 117,4 miliardë euro. Ndërsa krahasuar me muajin shkurt të këtij viti, importet janë rritur me 3,4 përqind.

Maschinenbauunternehmen Kirow Ardelt AG
Eksportet drejt vendeve të BE-së kanë rënë me 1,7 përqind – dhe kanë pasur një vlerë prej 66,6 miliardë euro. Ndërsa eksportet drejt vendeve të treta janë ulur me 5,1 përqind, në 54 miliardë euro. Sipas informacioneve të ekspertëve, pjesa më e madhe e eksporteve të mallrave nga Gjermania ka shkuar në SHBA. Vlera e këtyre eksporteve ka qenë 11,5 miliardë euro në muajin mars.

Shumica e importeve në mars kanë ardhur nga Kina në Gjermani, me një vlerë prej 16,3 miliardë euro, që është gati 16 përqind më shumë se në shkurt. Ndërkohë që edhe importet nga vendet e treta janë rritur me 10,1 përqind – ato nga vendet e BE-së kanë rënë me tre përqind.

Përmirësimi i klimës

Por sipas një sondazhi nga Instituti Ifo, fryma në mesin e eksportuesve gjermanë është përmirësuar pak në prill, në dallim prej marsit kur kishte një rënie të dukshme.”Pavarësisht nivelit të lartë të pasigurisë dhe problemeve logjistike, aktualisht ka shenja se klima e eksportit po stabilizohet”, tha presidenti i Ifo, Clemens Fuest. Ndaj shumë kompani presin një rritje të fitimeve nga eksporti.

Në anën tjetër, kryeekonomisti i ING, Carsten Brzeski është skeptik: “Në përgjithësi, ekziston një rrezik i lartë që lufta do të përshpejtojë tendencën e deglobalizimit dhe do të shkaktojë rritjen e çmimeve të energjisë dhe lëndëve të para. Në këtë mënyrë, eksporti gjerman mund të ketë probleme edhe më të mëdha.”

Marrë nga DW

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota gjermani lufta ukraine-rusi gjermani lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 5 Maj 2022, 06:19

Pritet nisja e armëpushimit treditor në Mariupol

Një armëpushim i paralajmëruar nga Rusia pritet të nisë të enjten në fabrikën Azovstal në Mariupol, me qëllim të evakuimit të civilëve, teksa ushtarët ukrainas ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet