Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË -Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, gjatë takimit që ka pasur në fund të muajit të kaluar me Josep Borell i ka thënë se qeveria e Avdullah Hotit nuk e ka informuar për procesin e dialogut me Serbinë dhe i duhet kohë për t’u përgatitur.
Mediat kosovare raportojnë se Borell tha dje në konferencë për media se bisedimet Kosovë-Serbi duhet të fillojnë para pushimeve të verës.
“Herën e fundit që kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, atyre u duhet kohë për t’u përgatitur, ata pretendojnë se qeveria në ikje nuk i informoi ata për situatën e bisedimeve të mëparshme, se sapo kanë ardhur, se duhet të studiojnë me kujdes dosjen. E kuptoj, por në të njëjtën kohë nuk mund të shkojmë me pushime pa i rifilluar bisedimet. Më në fund, kemi rënë dakord që para takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që është pak a shumë më 20 qershor, para Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Qershor, do të duhet të kemi përsëri këtë takim. Dhe shpresoj se ata i kanë të gjitha informacionet e kërkuara, ne mund t’i sigurojmë nëse nuk i kanë, në mënyrë që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”, ka thënë Borell.
Ndërkaq zëvendësi i Kurti Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme ka thënë se nuk e kanë marrë dosjen e plotë për dialogun me Serbinë nga ish-kryeministri Avdullah Hoti. Bislimi, ndër tjerash, ka treguar se kanë kërkuar edhe në katet e tjera të Qeverisë nëse janë fshehur dokumente të tilla
Borell ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se u duhet përparim lidhur me këtë proces si dhe njoftoi se javën e ardhshme do të organizojë një darkë tradicionale për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
“Na duhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën, ua kërkojmë shteteve anëtare”, tha Borell. Në darkë, ne do të diskutojmë të gjithë situatën politike në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor është një problem i madh gjeopolitik. Rajoni është pjesë e problemit dhe pjesë e zgjidhjes. Ne duhet ta shohim atë nga një këndvështrim gjeopolitik, dhe ne do ta bëjmë atë javën e ardhshme me të gjithë liderët nga Ballkani Perëndimor”, tha ai.
(e.k/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Virusi Corona e vë Gjermaninë para një sprove të vështirë. Prej kohësh pandemia është kthyer në një simbol për kaosin administrativ dhe konfuzionin politik. Në ...
KOSOVË- Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli vazhdon të jetë në gjendje të keqe shëndetësore. Këtë e kanë bërë të ditur burime të “Lajmi.net”, k...
BRITANI-Mbretëresha Elizabeth II po kryen detyrën e saj, të parë të madhe publike, që nga vdekja e Dukës së Edinburgut, duke marrë pjesë në hapjen shtetërore të...
TIRANË- Ministria e Jashtme në Shqipëri ka dënuar sulmet me raketa kundër Izraelit. Në një postim në Twitter, MPJ shkruan se sulmet dhe konfliktet mes Izra...
JERUZALEM- Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraelite janë duke u përleshur në baza ditore në dhe përreth Qytetit të Vjetër të Jerusalemit. ...
AUSTRALI-Një tunel nëntokësor për arratisjem 20 metra i gjatë është zbuluar në një qendër ndalimi të imigrantëve në Australi.Sipas The Guardian, tuneli, në qend...
ANGLI- Një ish-ushtar britanik është dënuar me 6 vite burg, pasi ka hedhur kokteile molotovë në shtëpinë e ish-të dashurës së tij. Dailymail shkruan se ai hodhi...
KALIFORNI-Gavin Newsom, guvernatori i shtetit federal amerikan të Kalifornisë, njoftoi zgjerimin e situatës emergjente për shkak të thatësirës në 41, nga 58 rre...
KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Labinota Demi-Murtezi ka dënuar sulmin në e izraelitëve në Palestinë. Në një postim në Facebook, Murtezi ka shkru...
IZRAEL- Videoja e mëposhtme tregon sulmet ajrore të Izraelit kundër militantëve në Rripin e Gazës në Jeruzalem. Në videon e publikuar nga The Sun, shihen flakët...