Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Sot, duket se është e thjeshtë për ta parë veten me mollëza si ato të Sophia Loren, Gina Lollobrigida, apo Michelle Pfeiffer. Mjafton pak botox dhe kaq!

Sigurisht, ajo që zgjon më tepër kuriozitetin tonë janë gratë e njohura shqiptare me mollëzat më të bukura, por krejtësisht natyrale. Më poshtë kemi listuar 10 prej aktoreve të kinematografisë së vjetër shqiptare, mollëzat e të cilave nuk do t’i harrojmë kurrë!

1. Roza Anagnosti
Një ndër aktoret më të kërkuara nga regjisorët e asaj kohe ishte padyshim Roza Anagnosti. Aktorja e shumë filmave shqiptarë përpos aftësive të saj në fushën e kinematografisë, spikati gjithashtu për tiparet.

Ndonëse cilësia e fotos së mësipërme nuk krahasohet me ato që mund të shkrepen sot, mollëzat e aktores dallohen fare mire nga fytyra me prerje gati perfekte.

Dhe kush më mirë se kjo foto e saj e viteve të fundit e provon këtë. Ato mollëza kanë mbetur po ashtu. Të larta dhe gjithë hijëshi!
2. Tinka Kurti

Mollëzat e Tinka Kurtit nuk mund të të shpëtojnë kurrsesi. Të ngritura, natyrale dhe në harmoni me çdo tipar tjetër të saj.

Vitet mund të bëjnë çtë duan, por mollëzat janë po aty!
3. Ermira Gjata

Aktorja e ‘Shi në plazh’ dhe shumë filmave të tjerë duket sikur nuk ka nevojë për kurrëfarë grimi për t’i nxjerrë në pah tiparet.

Të njëjtat mollëza duket se ka edhe pas shumë shumë vitesh.
4. Elida Janushi

Mësuesja e famshme tek ‘Shoku Ynë Tili’ dhe aktore e shumë filmave të tjerë, ka dalluar gjithnjë për shikimin tipik dhe mollëzat e qeshura.

5. Eva Alikaj

Me shumë gjasa të gjithë aktoren e njohim ndryshe si ‘Elsa’, personazhin e famshëm tek filmi Pallati 176-të. Mollëzat e kapërcyera harmonizoheshin perfekt me fytyrën e imët të aktores.

6. Antoneta Papavli

Që nga koha kur është shkrepur kjo foto kanë kaluar shumë dekada dhe sërish nuk ka asgjë që mund të fshehë mollëzat e aktores së pavdekshme.

7.Matilda Makoçi

Makoçi nuk mund t’i mungonte kurrsesi kësaj liste. Mollëzat dhe buzëqeshja e një prej aktoreve më të bukura të kinemasë ka mbetur për një kohë të gjatë në kujtesën e shqiptarëve.

Pavarësisht viteve, tiparet e Matilës janë po ato të 25 viteve më parë.
8. Pavlina Mani

Përpos tipareve të tjera për të cilat është shquar gjithnjë, aktorja e njohur e shumë filmave vazhdon ende të identifikohet për mollëzat e ngritura. Edhe pse vitet kanë bërë punën e tyre duke holluar pjesën e poshtëme të fytyrës, asaj i mjafton vetëm një buzëqeshje!

9.Merita Zoto

Ishte e pamundur që kur shfaqej ‘Irena’ e famshme e Pallatit 176-të, të mos të mbeteshin sytë tek mollëzat perfekte dhe të qeshura. Aktorja është gjithashtu super frymëzim për këdo që vendos të bëjë mollëzat. Sigurisht, nëse do të mund t’ja realizojnë kështu!
10. Luiza Xhuvani

Luiza Xhuvani me të drejtë konsiderohet si një ndër aktoret më të bukura të kinematografisë shqiptare! Vitet kanë ndaluar për të dhe mollëzat e saj!

Marrë Anabel.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Jeta, tashmë për shumicën e njerëzve është e ndikuar nga rrjetet sociale më shumë sesa duhet në të vërtetë, pasi efektet anësore të reklamave janë ...
Dirigjenti dhe pianisti Desar Sulejmani bën një analizë të mirëfilltë të Festivalit të Këngës, e ndërsa opinioni publik është ende duke diskutuar 2 këngët final...
Përveç pagesës së caktuar për të kënduar gjatë një dasme apo koncerti muzikor, ajo që i mban më aktiv dhe më në formë këngëtarët nuk ka dyshim se janë ‘b...
Memorie.al publikon historinë e panjohur të kolonelit në pension, Dalip Zhaboli, i konsideruar si një nga oficerët më të përgatitur të Ushtrisë Shqiptare pas at...
TIRANË– Ish-moderatorja Ardita Mullai e ftuar në emisionin e Soiree ka folur lidhur me vajzat më të bukura të dekadës së shquar në kryeqytetin e Tiranës.Mu...
KOSOVË– Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri duket se është e dashuruar. Ajo ka filluar që të dalë hapur dhe të lëjë që të kuptohet se ka një marrëdhënie me D...
ZVICËR– Procedurat e divorcit me Mozzikun kanë nisur por mesa duket Loredana nuk ka humbur kohë. Vetëm pak muaj pas ndarjes nga Mozzik, reperja shqiptare ...
TIRANË– Këngëtarja Soni Malaj ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave rozë me jetën e saj private. Pas ndarjes me bashkëshortin e saj italian, Mirkon...
DashiDashuria: Do të jeni nën presion sot për disa keqkuptime të shkaktuara nga një çështje familjare. Venusi ju shikon me sy të keq dhe vëzhgimet tuaja ...
I lindur në vitin 1986 në Francë, nga nëna franceze dhe babai shqiptar i Kosovës (Sefo Beta Krasniqi, një regjisor dhe aktor i njohur i viteve `70 në Kosovë). K...