LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kur hetuesia bëhej te 15-katëshi: Do të hedhim me kokë poshtë, se nuk ka kush na kërkon llogari

27 Qershor 2019, 19:17 Nga DOSJA
Kur hetuesia bëhej te 15-katëshi: Do të hedhim me kokë

TIRANË- Në ndërtesën më të lartë të Tiranës së asaj kohe, 15-katëshin në qendër të qytetit, Sigurimi i Shtetit kishte disa dhoma, që shërbenin për hetuesinë e armiqve të popullit, siç ishte muzikanti Ali Hoxha. Bashkëvuajtësi i tij në kampin e Fushë-Krujës, Tanush Kaso, rrëfen për “Zërat e kujtesës V”, botim i ISKK, historinë e muzikantit që u arrestua, u torturua, u dënua dhe nuk pa një ditë të bardhë, vetëm sepse humbi trenin në Moskë

Ndoshta për asnjë nuk ka pasur aq pasoja sa për Ali Hoxhën, humbja e një treni. Ansambli i Ushtrisë, ku ai bënte pjesë, po kthehej nga një turne në Kinë. Rruga kalonte nga Moska, ku Aliu vendosi të shëtiste pak, por kur u kthye, nuk gjeti më as grupin, as trenin. Mbeti për dhjetë ditë në Moskë, të cilat në Shqipëri do të konvertoheshin në dhjetë vjet burg. Gjatë këtyre dhjetë viteve do të ndërronte disa kampe pune, në një prej të cilave takoi Tanush Kason, një tjetër i dënuar politik, që ka treguar historinë e mikut të tij të burgut për “Zërat e kujtesës V”.

“Në Fushë-Krujë na erdhi një shok burgu me emrin Ali Hoxha. Ai ishte muzikant. Rridhte nga një familje fshatare, nga Kamza. Talenti i tij për muzikë, ishte zbuluar nga mësuesi i shkollës shtatëvjeçare. Dhe si familje e varfër fshatare që ishte, i dhanë një bursë në Liceun Artistik. Prej aty, e dërguan me bursën e shtetit në Çeki, ku mbaroi studimet e larta për muzikë dhe u emërua në Ansamblin e Ushtrisë. Ishte koha kur qenë prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe ishim lidhur me Kinën, Korenë, Vietnamin, etj. Ansambli i Ushtrisë shkoi për turne në Kinë dhe në disa vende të tjera të atij kontinenti. Duke u kthyer, u ndalën në Moskë. U thanë që të mos largohen shumë po të qëndronin aty rrotull stacionit. Aliut iu mbush mendja dhe u largua më tej. Iku treni dhe ai mbeti në Moskë. U dorëzua tek autoritetet atje. Ata i bënë disa pyetje për Liri Belishovën e për Bedri Spahiun. Po ky nuk kishte të dhëna për ata, sepse merrej vetëm me muzikë e jo me politikë. Pastaj rusët i thanë se çfarë dëshironte të bënte: të qëndronte atje, apo të shkonte në vende të tjera perëndimore. Aliu u tha se do të mendohej. Ndërkohë i dhanë një sasi rublash si para xhepi për t’i prishur. Ushqimin e kishte të siguruar në një restorant, dhe fjetjen në hotelin sipër tij. Ndenji dhjetë ditë duke ardhur rrotull nëpër Moskë. Pastaj ndërroi mendje. Mendoi për familjarët e tij që kishte lënë në Shqipëri. Ata mund t’i internonin, mund t’i keqtrajtonin etj., etj. Dhe  u thotë autoriteteve ruse se donte të kthehej në Shqipëri.

-“Si ka mundësi?- i thanë ata.-“Po vret veten me duart e tua. Ne i dimë ligjet atje; i kemi bërë vetë ligjet tuaja. Për dhjetë ditë që qëndrove këtu, të paktën dhjetë vjet do dënohesh, mbase edhe më shumë. Do të të akuzojnë për spiunazh, sikur punon për ne.” Dhe në të vërtetë ashtu u bë”, tregon Tanush Kaso.

Nëpërmjet Ambasadës kineze, Aliun e hipën në një avion kinez dhe e sjellin në Tiranë ku i vënë hekurat sapo shkel në Rinas. Hetuesia zgjati disa muaj, gjatë të cilave nuk rreshtën presionet ndaj muzikantit që i kërkonin atë që nuk kishte ndodhur. Dyshonin që ishte përfshirë me spiunazhin sovjetik.

Unë kam pasur shoqëri të ngushtë me Aliun. Na lidhte muzika, por edhe se ishte njohës i dy-tri gjuhëve të huaja dhe lexonte shumë. Mua më ka treguar për ditët e tmerrit që kaloi tek një dhomë e “pesëmbëdhjetë katëshit”, hoteli më i lartë asokohe në Tiranë, ku e mbante të mbyllur Sigurimi i Shtetit, i cili kishte në dispozicion disa dhoma atje. I bënin presion të jashtëzakonshëm dhe pa ndërprerje, ditën e natën që të tregonte gjëra që ky as ndërmend nuk i kishte shkuar:

– “Me kë ke pasur lidhje në Moskë? Po në Çeki, me kë je takuar? Po kjo femër, po ajo femër?”

Ata i nxirrnin fotografi të vjetra, të jetës studentore. Midis tyre edhe ndonjë femër, e njohur ose e panjohur. E pyesnin me ngulm për çdo foto:

-“Kush është kjo? Kush është ajo?”

Dhe ai përgjigjej, si i trullosur:

-“Nuk di gjë”.

-“Do të marrim e do të hedhim me kokë poshtë, se nuk ka kush na kërkon llogari neve. Mendohu mirë!”- e kërcënonin ata.

Mezi iu mbush mendja atyre, që ky “i pandehur” nuk kishte kurrfarë lidhjeje  me spiunazhet e huaja. Ishte njeri i thjeshtë, i dhënë pas muzikës. E kishte kthyer këtu dashuria dhe keqardhja për prindërit e tij, asgjë tjetër. Mbas gjithë këtyre, i kërkuan që të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit. Unë nuk e di nëse pranoi apo jo. Këtë vetëm ai dhe Perëndia e dinë. Por, edhe sikur të ketë pranuar në ato kushte, i falet; se nuk dimë që ky të ketë dëmtuar njeri gjatë bugut dhe më pas”, vazhdon Tanush Kaso.

Ata u takuan në kampin e Fushë-Krujës, ku të dënuarit ndërtonin fabrikën e çimentos. Ali Hoxhaishte dënuar me dhjetë vjet burg, sipas Nenit 64 “Tradhti ndaj atdheut”. I morën dhjetë vjet liri, por i lanë disa prej instrumenteve muzikore që i kishte sjellë me vete nga Kina, një trombë, një kitarë dhe një saksofon. Instrumentet, siç tregon Tanush Kaso, e shoqëruan nga një kamp pune në tjetrin, deri në Spaç, prej nga ku u lirua. Dhe në kamp, pas punës së rëndë, Aliu dhe dy-tre të tjerë që i binin kitarës, krijuan një si farë orkestre, që u krijonte për ca minuta iluzionin e lirisë të burgosurve të atij kampi, ku klima ishte disi më liberale se në të tjerët.

“Mbasi mbushi dënimin, Aliun nuk e lejuan të kthehej në profesionin e tij si muzikant. U detyrua të punonte si minator në minierat e qymyrgurit të rrethit të Tiranës, deri sa doli në pension. Muzikanti Ali Hoxha vuajti dhe u nda nga jeta, prej astmës bronkiale dhe sëmundjeve profesionale të shkaktuara nga puna e rëndë e minatorit, si i burgosur në Spaç dhe më pas “në jetën e lirë”, të cilën nuk e gëzoi”, mbyll rrëfimin e tij, Tanush Kaso.

Orkestrat e fundit ku muzikanti Ali Hoxha pati lirinë të merrte pjesë, ishin ato të krijuara në kampet e burgjeve.

Marrë nga Kujto.al

a.m/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur hoteli 15 kateshi tanush kaso tirane hoteli 15 kateshi tanush kaso tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet