Politike

‘Ku ishte kur ra tërmeti?’/ Presidenti Meta përgjigjet pa komplekse: Në shtëpi, fillimisht mendova se…

Moderatori i emisionit, Çim Peka e ka pyetur kreun e shtetit se ku ka qënë në momentin kur vendi ynë u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Featured image of article: ‘Ku ishte kur ra tërmeti?’/ Presidenti Meta përgjigjet pa komplekse: Në shtëpi, fillimisht mendova se… Ilir Meta

TIRANË– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku edhe ka folur lidhur me situatën post-tërmet. 

Moderatori i emisionit, Peka e ka pyetur kreun e shtetit se ku ka qënë në momentin kur vendi ynë u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Ku keni qënë në momentin kur ra tërmeti?

Ilir Meta: Kam qënë në shtëpi kur ka ndodhur tërmeti. Fillimisht kam menduar që nuk ishte tërmeti i këtyre pasojave. Nuk kam pasur një informacion për situatën, që ishte gjendje lufte. Nuk do të ishte serioze t’ju thosha se nga i kam marrë informacionet e para. Sapo kam marrë informacionin kemi kërkuar dhe njoftuar përmes punonjësve të Gardës, Policinë e Durrësit për të marrë ndihmën. Pastaj kam kuptuar që kemi të bëjmë me një situatë serioze. Kur shkova në Thumanë kam kuptuar se do të kishim jo pak viktima.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

(k.m/dosja.al)