LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ku e ke dokumentin qirje studiuesi?”, Agron Tufa përfshihet në debatin për Camajn dhe Koliqin: Gërmo Tare, gërmo. Ke s

8 Korrik 2020, 15:38 Nga DOSJA
“Ku e ke dokumentin qirje studiuesi?”, Agron Tufa përfshihet

TIRANË- Shkrimtari dhe studiuesi, Agron Tufa, është bërë pjesë e debatit për studimin e Auron Tares për Martim Camajt dhe Ernest Koliqi. Në një reagim në mediat socialem Tufa shkruan se Tare e ka shfrytëzuar në mënyrë selektive dosjen e plotë të Martin Camajt që i ka dorëzuar Autoriteti i Dosjeve.

Sipas shkrimtarit thelbi dosjeve të Camajt dhe Koliqit është publikuar më herët nga Kastriot Dervishi dhe në të tregohet se si Camaj është tallur me Sigurimin e Shtetit që përgjatë katër dekadave është munduar ta “diskreditojë” në çdo mënyrë. “Po ku pra, ku? Ke dokument o qirje studiues? Jo!? Epo atëherë gërmo Tare, gërmo! Dhe mos kërko të të xamë besë veresije”, shton ai.

REAGIMI I PLOTË

GËRMO TARE, GËRMO… 1. Dosjen e plotë të Martin Camajt, të cilën Autoriteti i Dosjeve ia dorëzoi Auron Tares, dihej që ai do ta shfrytëzonte selektivisht. Ai që ia ka përgatitur e dorëzuar, e di këtë dhe bën mirë të flasë. Megjithatë dosja nuk gjendet vetëm në AIDSSH dhe është lehtë të demonstrohet shfrytëzimi i saj selektiv. Do ta ketë pasur sekëlldi të madhe Tare kur esencën e kësaj dosje e publikoi Kastriot Dervishi gjatë këtij dimri, me disa vijime, ku dëshmohet se si u tall Camaj me Sigurimin dhe se si Sigurimi për 40 vjet u përpoq ta “diskretitonte” atë me çdo mënyrë. Camaj i tregoi rregullisht Sigurimit të komunist Gishtin e Mesit. Edhe kuazidedektivin e Tares, që ndokush e mer për studim, me koleksionimin e zellshëm e heroik të dokumentave kudo ku përmendet Camaj, mandej të endur në tekstin e tij sipas parimit të “gërshërës dhe mastiçit, – edhe për Taren pra, njëlloj si për Sigurimin, Camaj ka veç një përgjigje: Gishtim e Mesit!

2.Labirinti kontekstual dhe akontekstual i dokumentave mbi nje antikomunist si Camaj, i shtrënguar të ndjekë rrugën e mbijetesës, pa i mbetur vetja peng, nuk të çon aspak në klishenë derdimene “tradheti ndaj atdheut”, siç sugjerohet nga montazhi dedektiv i Tares. Unë besoj këtë tjetrën, që Camaj, e shumta, mund të ketë krijuar alibi fiktive, kinse pranoi “Ura bashkëpunimi” sa ishte në Jugosllavi, pastaj këto “Ura” fiktive i hodhi ne erë, bashkë me gruan e tij serbe. Por nuk mendoj se ka qenë e nevojshme as kjo. Sepse dedektivi i Tares nuk thotë asgjë, nuk jep asnjë fakt, asnjë shkresë, përpos ca hamendësimeve e supozimeve. Deri tani nuk kemi ndonjë rast flagrant të ndonje vepre konkrete me pasoja negative të Camajt. Pra, asgjë. Këtë asgjë, Tare e interpreton nga informacione të Sigurimit të CIAS në internet, krejt sipas qejfit dhe oreksit, duke na sugjeruar se aty pra, duhet të fshihet “bashkëpunimi me UDB”. Po ku pra, ku? Ke dokument o qirje studiues? Jo!? Epo atëherë gërmo Tare, gërmo! Dhe mos kërko të të xamë besë veresije. E gjithë perpjekja sistematike e Tares në këto dokumenta rreth implikimit te Camajt, del jashtezakonisht intencional, sikur ka inat të vjetër e të personalizuar me të, sikur mban inat që Camaj iu shpëtoi burgjeve dhe kampeve të internimit nën drejtimin,asokohe, të Myftar Tares. Gjithë koleksioni i mbledhur me dokumenta ku përmendet emri i Camajt nuk të thotë asgjë, e tekefundit, mund të përmblidhet në një idiomë: “Gola në përfytyrim!”. Po kujt i duhen “golat e përfytyruar” të Tares?

3.Interesante është, se kjo kategori studiuesish si Tare, kurrë, po kurrë ama, nuk u morën njëherë me demontimin e miteve të rreme për personalitete ende të gjalla të kulturës e politikës në dy epokat: komuniste e postkomuniste, të cilat i kanë sjellë dëme e krime të përbindshme, të hapura dhe ende të fshehta shoqërisë dhe atdheut. Tares nuk i duken të rëndësishme dokumentat mbi “Cingaren” dhe dëmin e pandreqshëm të demokracisë së shndërruar në një stan qensh. Apo nuk duhen prekur “tanët”? Duket se këta studiues e kanë të pilotuar agendën për një kategori antikomunistësh, por kurrësesi jo për ata, me të cilët konsultohen e pinë kafe. Do të kishte qenë i vyer tehu i këtij zelli studimor, fjalavjen, për veprimtarinë e ethshme brenda e jashtë Shqipërie (diasporë) të ndonjë tipi si”Dragoi”, por sakën se…

Po e dimë: kjo nuk hyn në agendat e pilotuara të Tares me shokë. Pse? Se ata gërmojnë në një tjetër drejtim… Sa për Camajn, jashtë yllit të tij letrar e gjuhësor, mbetet triumfi i inteligjencës së tij, që i tregoi gishtin e Mesit Sigurimit të shtetit. Ai natyrisht ishte kundër pushtetit satanik të Enver Hoxhës dhe rrëzimi i tij, ka qenë gjëja më e mirë, më e domosdoshme, që fatkeqësisht nuk ndodhi, sepse kishte njerëz të zellshëm që e mbronin diktaturën atëherë dhe që kanë nostalgji e përpiqen ta ringjallin sot. Për mua Camaj mbetet poeti briliant, i pangjashëm me kënd tjetër në peizazhin e lirikës pansjqiptare, prozatori novelist e romancier, absolutisht më i thellë, më multisemantik, origjinal e risues, me gjuhë, stil, ide e ndjeshmëri artistike të pashoqe në letrat menjimend moderne shqipe, sikundërse gjuhëtar atipik që hapi rrugë të pashkelura në studimet tona (Il mesale di Gjon Buzuku).

Pjesa private, sido që të shkojë puna, na çon, e shumta, te paradigma e njohur në letërsinë botërore të shkrimtarëve që punonin në shërbime inteligjente si Çesterton, Graham Grim, etj., padyshim në interes të atdheut, sikundër dhe Ernest Koliqi. Vetëm me nji sqarim të vogël: atdheu mbrohet e duhet/dashurohet edhe duke e çliruar atë nga zombifikimi komunist i diktaturës, e jo siç e marin jangllësh derdimenët, që sulmin ndaj pushtetit satanik të Enver Hoxhës, e konsiderojnë “tradhëti ndaj atdheut”. Pra në këtë pikë ne kemi pikëpamje krejt të ndryshme mbi domethënien e atdheut: atdheu im, nuk është diktatura!

4.Sulmi i maskuar si studim, i mballosur me teknikën e “gërshërës dhe madtiçit” eshte nje goditje e mirëmenduar dhe e përgatitur gjate ndaj figurave të pastra antikomuniste si Camaj, Pipa, Koliqi etj, te cilët ia bënë dambllanë Sigurimit dhe komunizmit te Enver Hoxhës. Dhe me sa duket, është një inat që s’del kollaj ndër breza. Tani eshte radha e trashëgimtareve te tyre të kamufluar keq të provojne shansin me këto përmendje kolazhesh, duke e lypur emrin (e Camajt, Koliqit, Pipës) nëpër burokracitë e tejsurvejimit të personaliteteve, si qeni në zabel. Një gjë e rëndomtë kjo, kur kemi parasysh se jemi në pikun e “Luftës së ftohtë”, në botën e ndarë me perde të hekurt. Nga ana tjetër çdokush që ka qenë dikushi gjatë diktaturës, po ta shohë sot dosjen e vet, do të gjejë qindra gjurmë në ish Sigurim (kallzime, raporte, vërejtje, udhëzime, vijë sjelljeje, etj,etj), po kjo nuk do te thote aspak, se meqë survejoheshe ke qenë në shërbim të Sigurimit, UDB, CIA etj!

Pra me Camajn, me survejimin e tij nga Sigurimi shqiptar dhe UDB në Shqipëri dhe Jugosllavi, dhe më vonë në Romë e Mynih, nuk do të thotë asesi se ai u “rekrutua” prej tyre, që “shërbeu”, ashtu siç na e sugjeron përvëlimthi e me rixha Auroni. Në këtë drejtim ai ende nuk na ka thënë asnjë gjëzë, prandaj them, se në këtë drejtim, Tarja duhet të vazhdojë të gërmojë… Përndryshe logjika e tij është e shpartalluar pa filluar minimumi i arsyetimit të shëndetshëm, e jo dëshira për të imagjuar “gola në përfytyrim”. Dje së fundmi, për ata që trashen e mëdyshen si deshë me qershi në dyer të reja nga albumi dedektiv i Tares, bëjmë këtë pyetje retorike: A ka qenë Badhkëpunëtor i Sigurimit të shtetit Martin Camaj? Sqarimi më i thjeshtë është ky: Kategoria e “bashkëpunëtorëve me material shtrëngues” të quajtur “bashkëpunëtorë tradhtarë”, me zero raporte, NUK janë e nuk quhen bashkëpunëtorë! Po shqiptarët gënjehen kollaj për punë agjenturash, sepse asnjëherē nuk shohin se çfarë “spiunoi” Martini. P.sh: pse e quante “tradhëtar” Sigurimi, kur Camaj i paska “shërbyer” ??!? Pse pra? Për t’iu përgjigjur, Tares do t’i duhet të gërmojë edhe në arkivat e Beogradit. Dhe ne i urojmë zell të mbarë në lartësinë e agendave të porositura: gërmo, Tare, gërmo…

Pak ditë më parë portali “Peizazhe të fjalës”, publikoi studimin e fundit të Aurton Tares për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Studiuesi referuar disa dokumentave të shërbimeve sekrete shqiptare dhe të huaja, pretendon se dy shkrimtarët, kanë pasur rol të dyfishtë dhe kanë bashkëpunuar me agjenturat e huaja. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Studiuesi Ardian Ndreca e ka quajtur dashakeq dhe të sajuar studimin. Ndërkohë shkrimtari Primo Shllaku ka kërkuar që Akademia e Shkencave të dalë me një qëndrim dhe debati të mos bëhet në Facebook. Së fundmi ka reaguar edhe mbesa e Martina Camajt, Vera Camaj, e cila ka hedhur poshtë të gjithë argumentat.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa auron tare ernest koliqi martim camaj studimi i auron tares agron tufa auron tare ernest koliqi martim camaj studimi i auron tares

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë