LIVE UPDATES
Bota

‘Kthimi në normalitet as në vitin 2022’/ BE: Vala e re COVID-19 e ndërpreu dinamikën ekonomike

9 Nëntor 2020, 07:40 Nga DOSJA
‘Kthimi në normalitet as në vitin 2022’/ BE: Vala e re

Sipas Komisionerit të BE për Ekonominë, Paolo Gentiloni, vala e dytë e Coronës po e rrezikon ekonominë në Europë, pasi “hovi i rimëkëmbjes u ndërpre”, u shpreh Gentiloni gjatë prezantimit të prognozës koniunkturore për BE dhe eurozonën. Komisioni Europian nuk pret më, sipas kësaj prognoze, një kthim në normalitet as vitin e ardhshëm.

Kthimi në normalitet as në vitin 2022

Për vitin në vazhdim, parashikohet një rënie ekonomike e 27 vendeve anëtare të BE me rreth 7,4%, kurse për eurozonën një rënie ekonomike me 7,8%. Arsye për këtë janë ngadalësimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe rritja e fortë e borxheve të reja. “Por prodhimi si në hapësirën e euros, ashtu edhe në BE nuk pritet të arrijë as në vitin 2022 gjendjen para pandemisë”, thuhet në prognozë. Për vitin 2021 ky autoritet pret një rritje ekonomike me 4,1%, në verë KE kishte pritur një rritje 5,8%. Ndërsa kuota e borxheve në BE mesatarisht këtë vit nga 79,2% e prodhimit të brendshëm bruto do të rritet në 93,9%.

Komisioni Europian kërkoi nga Banka Qendrore Europiane të bëjë gjithçka që është e mundur, për të kompensuar pasojat negative të kësaj futjeje masive në borxhe. Për shkak të kostove mjaft të ulta të normave të interesit, tregjet financiare nuk kanë reaguar deri tani ndaj borxheve të larta të shteteve të BE. Për Gjermaninë pritet një rënie ekonomike me 5,6% këtë vit, kurse vitin e ardhshëm rritje ekonomike me 3,5. Kurse vendi më i goditur nga pandemia ekonomikisht mbetet Spanja, ku pritet një rënie ekonomike me minus 12,4%, pasuar nga Italia me një minus prej 9,9%, Kroacia, minus 9,6% dhe Franca minus 9,4%. Për shkak të zhvillimit dramatik në Spanjë, pritet që ky vend t’ia kalojë Greqisë me shkallën e lartë të papunësisë.

Nga presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde kërkohet të ndalë pasojat negative të rritjes së borxheve

Megjithatë Komisioni Europian i ka vendosur një pikëpyetje të gjitha prognozave për ekonominë. Theksohet se për shkak të gjendjes së pandemisë, prognozat ekonomike aktualisht “lidhen me një shkallë shumë të lartë pasigurie dhe rreziqesh”. Një faktor tjetër pasigurie është Brexit-i dhe negociatat që ende nuk kanë sjellë sukses për një marrëveshje pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis tha se, perspektiva e një Brexiti pa marrëveshje “rëndon ndjeshëm në perspektivën ekonomike të BE”. Megjithatë Paolo Gentiloni u shpreh së fundmi, se ky është një vlerësim teknik, që nuk përjashton se në fund mund të kemi sukses në negociata.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote pandemia e koronavirusit koronavirusi ne bote pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll
Bota 8 Nëntor 2020, 21:51

Infektohet me Covid-19 Dritan Abazoviç

MAL I ZI- Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije Abazoviç, përm...

Bota 8 Nëntor 2020, 21:12

Presidenti i zgjedhur Biden, përballë sfidave

SHBA– Demokrati Joe Biden do ta marrë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan i një vendi që po përballet me një pandemi vdekjeprurëse, një ekonomi në v...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet