Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA – Një gazetar amerikan, i cili u mbajt në Mianmar për 176 ditë, u kthye në Shtetet e Bashkuara të martën. Danny Fenster, 37 vjeç, u lirua të hënën, disa ditë pasi një gjykatë në Yangon e dënoi atë me 11 vjet burg për akuzat e ngritura nga junta ushtarake e Mianmarit. Lirimi pasoi negociatat midis qeverisë ushtarake të Mianmarit dhe zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë ish-ligjvënësin dhe ish-ambasadorin amerikan në OKB, Bill Richardson.
“Mendoj se gazetarët janë më të cenuarit, sepse kur raportojnë faktet, i shqetësojnë këto qeveri (qeveritë autoritare). Dhe për këtë arsye ata janë të pambrojtur. Unë mendoj se atyre duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë, ata duhet të mbrohen”, tha zoti Richardson për Zërin e Amerikës të martën. “Ne duhet të mbrojmë çdo të burgosur politik, peng, veçanërisht amerikan. Por unë shoh që gazetarët janë më të prekshëm kudo, jo vetëm në Azinë Juglindore, por edhe në Rusi dhe në Amerikën Latine për raportimet e tyre, dhe kjo është e gabuar. Ata po bëjnë punën e tyre. Unë jam shumë mirënjohës tani”, u tha Fenster gazetarëve në Nju Jork pas kthimit nga Mianmari, duke shtuar se ai kishte dëgjuar për negociatat që po bëheshin për lirimin e tij, në kohën kur ishte i burgosur.
“Isha në gjendje të merrja informacione të pakta për atë që po ndodhte dhe herë pas here dëgjoja në burg informacione nga policët. Njëri prej tyre që fliste pak anaglisht më tregoi në celularin e tij një fotografi të familjes sime në (kanalin televiziv) CNN të veshur me një bluzë me fotografinë time. Ishte një gjë mjaft e çuditshme”, tha ai.
Zoti Fenster u arrestua më 24 maj në Aeroportin Ndërkombëtar të Jangonit, pak para se të hipte në një avion për në Shtetet e Bashkuara. Ai u dënua të premten me 11 vjet burg nën akuzat për kontakte të paligjshme, nxitje kundër ushtrisë dhe shkelje të rregullave të vizave. Fenster po përballej gjithashtu me dy akuza shtesë për terrorizëm dhe rebelim që u ngritën kundër tij vetëm disa ditë më parë, që mund të kishin çuar në 30 vjet burg shtesë. Avokati i zotit Fenster, Than Zaw Aung, tha se arrestimi i klientit të tij u bazua në punësimin e tij të shkurtër si redaktor në shërbimin e lajmeve në internet Myanmar Now, nga e cila ai u largua vitin e kaluar përpara se t’i bashkohej revistës Frontier Myanmar.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ÇEKI – Republika Çeke raportoi të mërkurën 22,479 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë ditore në këtë vend që nga fillimi i pand...
SERBI – Përveç muralit të të dënuarit serb për krime lufte, Ratko Mlladiç, në qendër të Beogradit u shfaqën të mërkurën edhe dy murale të tj...
UGANDË – Grupi militant Shteti Islamik, ISIS, mori përgjegjësinë për sulmin e së martës në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.Sipas Reuters, së paku tre ...
ITALI- Bashkëshortja e Kujtim Fejzullahut me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane për terrorizëm. Mediat vendase shkruajnë se Policia e Shtet...
GJERMANI – Bëni kujdes! Ka shumë të vaksinuar që besojnë, se tani që janë vaksinuar janë të sigurtë dhe nuk tregojnë kujdesin e duhur. Vaksina vërtet të m...
KOSOVË – Drilon Maliqi është shef i prodhimit në fabrikën Valimpex në Çagllavicë, Komuna e Graçanicës. Kjo komunë, me popullsi shumicë ...
GJERMANI – Të tria partitë, sipas të dhënave të veta, janë të kënaqura me stadin e bisedimeve të koalicionit – edhe ekologjistët, që herë pas here kanë us...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Lëvizja e tij Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezult...
ITALI – Mirko Tonkov, babai i Mattias, djalit dhjetëvjeçar shqiptar të vrarë pasditen e djeshme në Cura di Vetralla, në zonën e Viterbos, në Itali,...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një prift ka përdhunuar një 34 vjeçare dhe më pas ka detyruar një adoleshent të kryejë seks me të. Med...