LIVE UPDATES
Politike

Tregoi planet e opozitës, Kryemadhi: Po shantazhohen ambasadorët, Vlahutin shkatërroi drejtësinë por s’më la njeri ta th

19 Dhjetor 2019, 17:26 Nga DOSJA
Tregoi planet e opozitës, Kryemadhi: Po shantazhohen ambasadorët,

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur së fundmi për zhvillimet aktuale dhe politike në vend.

Në një intervistë për “OraNews”, Krymadhi u shpreh se opozita shqiptare është një opozitë europiane dhe ka lobuar në mënyrë që Shqipëria të plotësonte kushtet për t’u anëtarësuar në BE.

Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së u shpreh se tashmë këmi haptazi kapjen e drejtësisë.

Ajo theksoi gjatë intervistës se reforma në drejtësi u votua me 100% nga e gjithë klasa politike pra me një konsensus politik që ishte i domosdoshëm dhe sipas saj, sot kemi një skaner të qartë ku shikojmë një mazhorancë e cila është e ndërtuar në një parlament ilegjitim e cila kërkon të bëj tashmë ndryshimin e kushtetutës sepse  tregon haptas dëshirat e saj për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, gllabërimin e Gjykatës të Lartë dhe gjithë institucionet e drejtësisë.

Për këto arsye, Kryemadhi shton se është bllokuar ecja e mëtejshme e reformës në drejtësi.

E pyetur për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, Kryemadhi u shpreh se tërmeti i 26 nëntorit ka qenë një nga fatkeqësitë natyrore më të mëdha që ka kapur Shqipërinë post komuniste.  Përsa i përket marrëdhënies së LSI-së me Partinë Demokratike, Kryemadhi shtoi se thashethemet për ngurtësimin mes palëve janë përhapur nga kryeministri Edi Ç.

Këto janë ëndërrimet e Edi Ramës që thotë që e ka shantazhuar Lulzim Bashën me dosjen që ia ka mbyllur Ëngjëll Agaci te Prokuroria e Tiranës. Në qoftë se do takohej Edi Ç me Lulzim Bashën për ta shantazhuar atë, nuk do ta bënte publike, por do ta mbante të fshehur. Në momentin që Edi Ç hedh romuze dhe hedh thashetheme nëpër tavolinat e mediave, do të thotë që Lulzim Basha i ka ngritur murin kinez Edi Ramës në komunikim,”- shtoi Monika Kryemadhi.

Në fund, kryetarja e LSI-së u shpreh se pranon të kthehet në Parlament, nëse kthehet Gjykata Kushtetuese.

Intervista e plotë

-Zonja Kryemadhi çfarë po ndodh me opozitën? Duket se muajt e fundit dhe ditët e fundit kryesisht është fokusuar vetëm në takim me qytetarët në zonat e prekura nga tërmeti ndërkohë që ka një tërheqje nga aksioni politik për largimin e kryeministrit Edi Ç, çfarë po ndodh konkretisht?

E para njëherë dua të bëj një korrigjim, sigurisht që deri pas periudhës së shtatorit deri në datën 18 tetor që ishte vendimi i këshillit të ministrave të jashtëm përsa i përket hapjes së negociatave opozita ka qenë e fokusuar në fushatën e saj për të lobuar në të gjitha nivelit dhe të influencës përsa i përket hapjes së negociatave qoftë edhe një “PO” me kushte për Shqipërinë duke pasur parasysh që hapja e negociatave është një nga objektivat kryesore të opozitës shqiptare sepse ne tashmë jemi të bindur dhe nuk ka më asnjë lloj dileme për ta reklamuar apo për ta shfaqur që opozita shqiptare është një opozitë pro europiane dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme është që e gjithë puna jonë ka qenë e fokusuar drejt këtij fokusi, drejt kësaj pike.

Kushtet e Bundestagut ishin të domosdoshme dhe janë ato të cilat opozita gati para një viti e gjysmë i ka artikuluar dhe më pas që nga djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale e bënë akoma më prezente dhe më të dukshme problematikat që shfaqte qeverisja e rilindjes dhe kushtet e Bundestagut ishin shumë të qarta të cilat ishin një roadmap jo vetëm për Shqipërinë por edhe BE por edhe për SHBA të cilat i shikonin 9 kushtet e Bundestagut si të vetmen mundësi për nxjerrjen e vendit nga kriza duke filluar me tryeza të reformës zgjedhore dhe ku opozita ka qenë e përfshirë në tryezat në nivele teknike pra duke facilituar të gjitha tryezat e OSBE në nivel teknikësh dhe ekspertësh dhe duke krijuar dhe grupet e punës të së gjithë opozitës së bashkuar për të ofruar platformën dhe idetë e saj përsa i përket reformës zgjedhore sepse një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman të cilat janë mbështetur dhe nga BE ka qenë një reformë zgjedhore dhe implementimi i saj që do të thotë e vetmja mënyrë për daljen dhe nxjerrjen e vendit nga kjo krizë politike e cila po shkon dhe po thellohet drejt një krize ekonomike dhe më pas sociale ishin e vetmja zgjidhje e kësaj dhe më pas vazhdojmë etapën tjetër që është ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë gjë e cila nuk është kusht që e ka në dorë opozita por janë kushte të cilat janë në dorë mazhorancës e cila haptazi duket tashmë që prej 2 vitesh ka qenë ajo që ka sabotuar ngritjen e institucioneve të drejtësisë duke filluar me zvarritjen e KLGJ dhe  KLP dhe pas një denoncimi që kemi bërë ne si Lëvizja Socialiste për Integrim në institucionet ndërkombëtare qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qoftë dhe në BE.

Tashmë kemi haptas kapjen dhe tentativat që po bën mazhoranca për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sot kemi një skaner të sistemit të drejtësisë ku duket haptas një reformë në drejtësi e cila u votua me 100% nga e gjithë klasa politike pra me një konsensus politik që ishte i domosdoshëm, sot kemi një skaner të qartë ku shikojmë një mazhorancë e cila është e ndërtuar në një parlament ilegjitim e cila kërkon të bëj tashmë ndryshimin e kushtetutës sepse  tregon haptas dëshirat e saj për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, gllabërimin e Gjykatës të Lartë dhe gjithë institucionet e drejtësisë prandaj dhe ka bllokuar ecjen e mëtejshme të reformës në drejtësi, kështu që të tëra këto çështje janë aksion opozitar dhe mos të harrojmë që oksigjenin më të madh që Edi Ç e ka marrë, nuk e ka marrë nga qytetarët shqiptarë por e ka marrë nga bandat e krimit të organizuar dhe nga lobimet e qarqeve anti-shqiptare në institucione ndërkombëtare për të faktorizuar ose për të shtyrë sa më pak pushtetin e Ramës në Shqipëri dhe për të arritur më pas ato qëllimet e tyre anti-shqiptare dhe tjetra që dua të them, tërmeti i 26 nëntorit ka qenë një nga fatkeqësitë natyrore më të mëdha që ka kapur Shqipërinë post komuniste.  Edhe në këtë 100 vjeçar të jetës të shtetit shqiptar, ka dëmtuar jo vetëm jetë njerëzish dhe dëme materiale por post trauma e tërmetit vazhdon dhe do të jetë akoma më  e thellë në të ardhmen. Dhe mendoj që  aksioni opozitar, nuk ka qenë thjesht evidentimi dhe takimi me familjet e prekura sepse çdonjëri nga ne që ka bërë atë e ka bërë në mënyrë individuale, solidare dhe njerëzore dhe them gjithmonë dhe jam e bindur që çdo ndihmesë i kujtdo që bëhet mediatikisht për mua, është shpërdorimi dhe luajtja me fatkeqësinë e tjetrit. Megjithatë kjo është zgjedhje e gjithsecilit nga ne.  Tashmë aksioni opozitar sigurisht që do të fillojë do të vazhdojë. Secili  nga ne mënyrën e tij por duke u  rakorduar si grup opozitar i bashkuar. Çdo parti politike nga ajo kolibja e saj politike, mund të themi që do të ketë aksionet e veta politike të rakorduara me njeri-tjetrin. Por qëllimi është një, hapja e negociatave në Shqipëri në këtë pranverë.

-Znj.Kryemadhi përballë gjithë kësaj panorame që ju po bëni, a ka një sjellje më konstruktive, më normale sesa duhet të opozitës? Ka njënonsens për faktin se nga njëra anë themi se është një krizë e thellë politike, ekonomike, përtej kësaj ka njëtentativë  që ju denonconi të qeverisë për të kapur institucionet e drejtësisë. Kemi një konflikt të hapur të Presidentit me qeverinë pikërisht për këtë dhe konkretisht për Gjykatën Kushtetuese…

Nuk mund të them këtë sepse normalisht që mediat dhe njerëz të tjerë të cilët duan të kenë ngjarje politike, do të kërkonin  një konflikt trup më trup të opozitës me mazhorancën. Nuk mendoj që ne jemi në mesjetë apo në kohën e shpatave dhe të shigjetave që duhet të rrëmbejmë armët. Ky është veprimi i fundit që mund të bëjë një popull ndaj një diktature, duke konsumuar të gjitha mjetet demokratike dhe duke konsumuar çdo proces demokratik që ka të bëjë për rivendosjes e rendit kushtetues.

-Ka ende mjete demokratike që duhen konsumuar?

Sigurisht që ka ende mjete demokratike. Ka ende strategji të cilat janë në funksion të veprimeve demokratike ajo që ne mendojmë është që mos mendoni që ushtria që do të përdorë Edi Ç kundër shqiptarëve janë ata që e duan më shumë Ramën. Përkundrazi janë ata që urrejnë më shumë Edi Ramën. Do të shikoni që në janar e gjithë armata e tij e policisë dhe e ushtrisë do të jenë që nuk do kenë mundësi të paguajnë rrogat me ta. Armata e mjekëve dhe infermierë që janë like dhe sharë në Facebook-un e z.Ç apo që janë pjesëtarë të aktiviteteve të z.Ç në bashkëbisedimet e tij me qeverisjen që duan, janë ata që nuk do të paguhen etj kështu me radhë. Pra mos të mendojmë që kemi një situatë ajo që shikojmë mëngjes për mëngjes “Photoof the day” të kryeministrit apo të Rilindjes. Por ajo që është më e rëndësishmja, mjafton të dilni në rrugicat qoftë dhe këtu në Bllok të Tiranës, do të shikoni që ‘Photoof theday’ është mjerimi, varfëria, papunësia, është mungesa e shpresës. Ç  jo vetëm që është i vetëkënaqur por ka një problem tjetër të cilin nuk e zgjidhim dot me mjete politike por me mjete mjekësore, gjë për të cilën duhet një komision shëndetësor për të bërë analizën shëndetësore dhe psikike të tij.

-Znj.Kryemadhi a mendoni se Kryeministri ka një forcë më shumë sesa një Kryeministër normal edhe për faktin se opozita është treguar  ndoshta siç këmbëngul, më shumë konstruktive sesa duhet dhe këtu mund të përmend edhe faktin që ishte një protestë disa mujore dhe u ndërpre çuditshëm vetëm disa ditë para zgjedhjeve vendore?

Sigurisht që ju prisni që strategjia e opozitës të jetë online për të gjitha mediat. Mos të harrojmë që sa herë që ne kemi tentuar dhe kemi qenë transparentë përsa i përket strategjisë ka qenë Ç ai që ka sabotuar të gjithë axhendën e opozitës. Kështu që ne kemi qenë shumë diskret në axhendën tonë. Nuk ka të bëjë fare tërheqja nga protestat për zgjedhjet e 30 qershorit dhe votimet e Edi Ramës. Normale që Edi Ç kërkonte viktima në 30 qershor. Kërkonte djegie të qendrave të votimit më 30 qershor, kërkonte dhunë në 30 qershor që të thoshte që “këta” janë të dhunshëm por në fakt qëndrimi ose tallja që i bëri opozita votimeve të Edi Ramës çfarë prodhoi? Prodhoi për herë të parë mbas 30 vitesh një raport të OSBE-ODHIR dhe raporti i OSBE-ODHIR-it i zgjedhjeve  të 96 që besoj që një pjesë e mirë e shqiptarëve duhet ta mbajnë mend është 10 herë më i rëndë se raporti i 96, të cilat të gjitha institucionet ndërkombëtare ja kthyen mbrapsht Sali Berishës atëherë, sepse pas 96, u bënë zgjedhjet e 97. Nëse do të kishim ndjekur, nëse ne nuk do të lejonim njerëzit të shkonin të votonin normal nuk do të kishim një raport të OSBE. Normal që Edi Ç edhe i vetëm në zgjedhje, sepse sot të gjithë tallen me rezultatet e KQZ të Edi Ramës, që rezultati u doli mbas 1 muaji. I vetëm në zgjedhje. Pra sepse morën pjesë 100 mijë votues thotë ai por dolën 120 mijë vota në kutin e votimit. Dmth që është qesharake. As matematikë nuk dinë të bëjnë. As rakordim të procesit zgjedhor të cilin e bënë vet, e votuan vet, e numëruan vet, i votuan vet, i shqyrtuan vet, nuk arritën dot ta bënin. E para dhe e dyta, zgjedhjet e 30 qershorit treguan që Edi Ç është i lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar. Deri më sot, ke dy kryetar bashkie të shkarkuar për shkak të lidhjes së tyre dhe të dënuar. Dhe kemi edhe një kryetare bashkie që tha jam e lumtur që kanë vdekur 51 veta. Ky është. Dhe ka akoma dhe sa të tjerë kryetar bashkishë që Edi Ç i ka zgjedhur vetëm. Kush e ndalonte Edi Ramën në Shkodër mos të zgjidhte Valdin Pjetrin, por të zgjidhte një profesor, një grua, një vajzë, një djalë të nderuar pa të kaluar. Edi Ç e dinte shumë mirë që Valdin Pjetri ishte me të kaluar. E dinte jashtëzakonisht mirë sepse i kishte hyrë garant Sekretari i tij i Përgjithshëm. I cili do t’i merrte përsipër dëshminë e penalitetit të shtetit Italian fqinj duke qenë që ai ka lidhje të vjetra me drejtësinë italiane. Ka qenë avokat i zyrave të avokatisë nga më të njohurat. Dhe e dinte këtë gjë. Pse duhet të vendoste Valdin Pjetrin? Sepse lidhja e tij me krimin e organizuar janë detyrime dhe borxhe që ka Edi Ç ndaj krimit të organizuar në Shkodër etj, etj, apo sepse nuk rri dot Edi Ç pa këta? Ma thoni, po të bënim ne këtë do u merrte njeri me Valdin Pjetrin? Jo. Do u merrte njeri me Gim Kajmakun e Vorës? Jo. Kështu që, kjo është historia e asaj. Dhe për hir së të vërtetës, normal që medias do t’iu interesonte molotovë, fishekzjarrë, dhunë në rrugë dhe në qendra votimi sesi ziheshim ne si barbarë dhe nuk do merrej njeri me atë çfarë Edi Ç përfaqëson. Përfaqëson krimin e organizuar. Pra shikojeni në këtë drejtim. Shikojeni në këtë drejtim që kemi një komunitet ndërkombëtar që ka një raport prej 34 faqesh të OSBE-OHDIRit ku e bënë copë procesin e 30 qershorit dhe asnjë nuk merret me procesin e 30 qershorit. Asnjë nuk merret me një KQZ që për herë të parë në 30 vjet tranzicion asnjë raport kombëtar nuk ka cënuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por, për herë ta parë kemi një raport zyrtar, ndërkombëtar që thotë kemi një KQZ politike. Kemi një raport që bën copë sistemin e drejtësisë. Pra kemi një Kolegj Zgjedhor i cili kërcënohet nga qeveria me procesin e vettingut. Pra të thotë hapur një raport ndërkombëtar që procesi vettingut përdoret për të kërcënuar gjyqtarë dhe për favor të qeverisë dhe asnjë nuk merret me raportin e OSBE-OHDIR-it por të gjithë merren pse nuk dogjët ju qendrat e votimit me 30 qershor. Pra, shikoni të gjithë, dashje pa dashje edhe ne vet brenda opozitës por edhe mediat edhe gazetarët bien herë pas here viktimë e propagandës së Edi Ramës. Nuk merremi ne me çfarë ka prodhuar Edi Ç, sesi shqiptarët largohen, vendet e punës mbyllen, sesi invenstitorët e huaj largohen, sesi sistemi drejtësisë përdoret nga Edi Ç për të gjykuar ose për të shantazhuar të tjerë.

 

-Znj. Kryemadhi, kjo tërheqje e opozitës…

Jo kjo nuk është tërheqje, është strategji. Më thuaj nëse ne do digjnim qendrat e votimit kush fitonte, Edi Ç apo opozita?

-Ju mund të merrnit pjesë në zgjedhje e 30 qershorit dhe të fitonit.

Po s’ka. Zgjedhjet kanë qenë me dekret të presidentit me 13 tetor. Nuk ka zgjedhje 30 qershori. Tani të të bëj një pyetje. Pse asnjë media nuk merret me vendimin e KQZ-së që nuk më la të drejtën mua për të marr pjesë në komision? Që unë duhet të kisha anëtarët e komisionit. Sepse e kam me Kushtetutë, e kam me Kod Zgjedhor dhe KQZ-ja mori një vendim të pa ligjshëm. Asnjë media nuk u mor me këtë.

-U morëm me kolegjin…

Jo, jo. Sepse asnjë nuk u mor me kolegjin sesi u kërcënua Artur Malaj që i thanë do të të kalojmë vettingun por ti voto kundër opozitës. Votoi Artur Malaj kundër opozitës dhe pastaj e dogjën me vetting.

-Pra znj.Kryemadhi, mos ta kthejmë në debat…

Jo, s’është problemi i debatit. Problemi është i kënd vështrimit. Unë ë shikoj në këtë këndvështrim. Unë e shikoj që sot kam për herë të parë mbas 96 një raport zyrtar ku e tregon qartas që Edi Ç, jo vetëm që ka bërë një proces të paligjshëm, 30 qershorin, kam për herë të parë një raport ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, nuk kam raportin dhe deklaratat e kamikazëve të Edi Ramës që punojnë me rrogë si struktura të Partisë Socialiste në zyrat e OSBE-së por kam një raport me vëzhgues ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR që thotë qartë:

Është tjetër gjë që ne nuk duam t’i lexojmë dhe nuk duam t’i shikojmë dhe është tjetër gjë që ne priremi se duam… “u vra ky”, ka mundësi “të vrasim” ndonjë, sipas opozitës apo sipas mazhorancës ndonjë qytetar shqiptar në protesta? Keni 51 viktima të tërmetit të 26 nëntorit, ku janë 51 viktima të cilët asnjëri edhe sot e kësaj dite, me përjashtim të opozitës dhe të LSI-së akuzon drejtëpërsëdrejtë Edi Ramën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme. A e dini ju që 51 viktima janë vrarë për mosveprim me dashje nga ana e qeverisë? Keni deklaratën e Olta Xhaçkës që thotë: “Qeveria Shqiptare, Ministria e Mbrojtjes  dhe Emergjencat janë si asnjëherë në 30 vite.”.

Po të shikoni tani nga frika kanë filluar të thonë që janë përgjigjur në kohë, kujt i janë përgjigjur në kohë? I’u përgjigjën në kohë familjes Lala? Që ditën me diell në orën 11 u shemb dhe u vranë fëmijë dhe gra atje? Për dy fadroma që mund të ndihmonin, aty u përgjigjën në kohë? Për të prishur shtëpitë e Unazës së Re kishin 40 fadroma ndërsa për 9 objekte në Durrës nuk kishin as 18 fadroma për t’i ndihmuar njerëzit. Pra, merruni me këtë gjë dhe mos u merrni me aksionin e opozitës. Aksioni i opozitës është shumë i qartë, është jo vetëm sensibilizimi i opinionit por edhe sensibilizim dhe ndërgjegjëzim I mediave sepse sot, kemi një vit që flasim për ligjin e mediave që ai kërkon “Paketën Antishpifje”. Ja ku jemi sot kemi edhe gazetarët në rrugë që protestojnë përballë Parlamentit.

-Znj. Kryemadhi a është aksioni I opozitës që po prodhon këtë pushtet absolut për këtë qeveri, përse e them këtë, në 30 qershor opozita u tërhoq dhe la zgjedhjet ndërkohë që 61 bashki tani janë të Partisë Socialiste.

Jo në 30 qershor opozita i tregoi botës mbarë që Edi Ç nuk rri dot pa krimin e organizuar.

-Znj. Kryemadhi, në shkurt dogjët mandatet dhe sot nuk ka asnjë zë kundër këtyre projekt-ligjeve që po kalojnë në Parlament. Pra ka akte parlamentare që Partia Socialiste me ata deputetë listash që zgjodhën Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po kalojnë ligje të cilat asnjëherë nuk kanë kaluar pa konsensus. A është ky një gabimi i strategjisë së opozitës?

Po dëgjoj të njëjtat akuza që thotë edhe Presidenti i Republikës, po iu bëj të qartë, jo nuk ishte një gabim, nuk është fare gabim, kjo është për të gjitha ata që nuk duan ta kuptojnë dhe për të gjitha ata stabilokratë, që kjo opozitë ishte në Parlament dhe ky Edi Ç nuk pyeti as për opozitën dhe as për Presidentin, as për ndërkombëtarët, për asnjë njeri por zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm që nuk e ka në kushtetutë dhe e mbajti 3 vite Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm me 69 vota dhe nuk pyeti për opozitën. Në cilën Gjykatë Kushtetuese do të ankimonte opozita? A ishte kjo opozitë në Parlament kur miratoi ligjin për dividentin dhe e kundërshtoi, pa pikë turpi falsifikuan procesverbalët, falsifikuan mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, edhe për dekretin e presidentit për dividentin ku u fali mbi 120 milionë euro oligarkëve dhe e ktheu Presidentin, nuk pyeti ky Parlament me opozitën brenda për dekretet e Presidentit dhe as për opozitën. A ishte kjo opozitë në Parlament kur u votua ligji për teatrin dhe Presidenti ua ktheu 3 herë ligjin dhe nuk pyeti fare as për dekretin e Presidentit, as për opozitën, as për protestën e Aleancës së Teatrit përballë Parlamentit. A ishte ky Parlament dhe a ishin dekretet e Presidentit që nuk kanë punë fare me Parlamentin dhe nuk pyeti një drejtoreshë e botimeve në fletoren zyrtare dhe nuk të botoi ‘drejtoresha’ e Agjencisë të Botimeve të Fletores Zyrtare, shkeli ligjin dhe sot e kësaj dite nga qershori nuk ke një proces të hapur investigimi nga Prokuroria e Shtetit Shqiptar, përse nuk u botua dekreti i Presidentit në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë që botohet në Fletoren Zyrtare një vendim i KED-së që nuk është as me ligj, as me Kushtetutë, as me kod, as me asgjë për t’u botuar në fletoren zyrtare. Pra çfarë do të themi, nëse ne do të kërkonim 62 deputetë që të ishin fasadë, për të treguar normalitet dhe për t’i dhënë shansin ndokujt tjetër për të bërë pazare politike, unë më mirë rri në rrugë si qytetare e thjeshtë, sesa të rri atje për një rrogë e cila merret në Parlament dhe që nuk ka të bëjë fare tek rroga, sesa të rri aty si fasadë dhe të bëhem dëgjuese e rregullt e një njeriu që me thënë të drejtën është turp i Shqipërisë dhe i yni që e kemi prodhuar atë. Dhe tjetra që dua të them është që çdo gjë, vërtet djegia e mandateve krijon një destabilitet politik të disa institucioneve që nuk na bëhet vonë fare, sepse më mirë një destabilizim politik i të të gjitha institucioneve dhe një ringritje totale të institucioneve të shtetit dhe t’i japim fund një herë e përgjithmonë fund tranzicionit sesa të vazhdojmë të jemi një fasadë e shëmtuar e një autokrati që po kthehet në diktator të rrezikshëm sepse edhe sot po të ishim ne atje në Parlament, çfarë do të bënim, këpucën ja gjuajtëm, bojën ja gjuajtëm, vezën ja gjuajtëm, më jep Gjykatën Kushtetuese ku unë të ankimohem. Nuk shkoj unë dot as në Gjykatë Ndërkombëtare pa kaluar hallkën e Gjykatës Kushtetuese. Atëherë për çfarë, që t’i jap unë idenë e normalitetit Edi Ramës, që t’i jap idenë e normalitetit, flirtimit Edi Ramës në opinion publik.

Ai edhe sot e kësaj dite duke marrë një kundërshtim të hapur me një opozitë në rrugë, ai sot e kësaj dite vazhdon dhe intimidon opozitën. Atëherë për çfarë? Për të krijuar idenë që jemi normal, për të krijuar idenë e një komoditeti që ty të shkarkoj, ty nuk të shkarkoj. Po më mirë të gjithë në rrugë dhe të gjithë përballë atij sesa të bëjmë sikur jemi përballë atij. Unë mendoj që teatrove politik duhet t’i japim fund, teatrot politike na kanë sjellë këtu ku jemi.

-Znj. Kryemadhi, a nuk bëri këtë opozita pas zgjedhje të qershorit, nuk bëri pikërisht këtë, pra la rrugën, la protestat dhe tentoi të japë idenë e një normaliteti politik?

Jo, nuk është e vërtetë fare, sepse negociatat janë shumë më të rëndësishme se statusi politik i opozitës apo i Edi Ramës. Hapja e negociatave ka të bëjë me Shqipërinë, hapja e negociatave ka të bëjë me stabilitetin ekonomik dhe ligjor të Shqipërisë, hapja e negociatave ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Europian, nuk ka të bëjë as me Edi Ramën kryeministër, as me LulzimBashën kryeministër, as me Ilir Metën President, as më Monikën deputete në Parlament. Hapja e negociatave ka të bëjë për garancinë që kanë shqiptarët sot në të ardhmen sepse sot 99.99% e shqiptarëve duan të jenë anëtarë të BE-së dhe kjo është më e rëndësishme për ne. Ajo që dua të them dhe është shumë e rëndësishme sot, nuk ka të bëjë me statusin politik të secilit prej nesh, ne kemi hequr dorë nga statusi jonë politik, ne jemi bërë baraz me të gjithë shqiptarët, nuk ka rëndësi a më duan mua apo jo ambasadat, më duan apo nuk më duan mua ndërkombëtaret, për mua ka rëndësi a më duan apo nuk më duan shqiptarët. Në fund të fundit qëllimi im nuk është të pushtoj godina, të pushtoja unë Parlamentin, të nxjerr unë deputetët që marrin nga 2 milionë e gjysëm rrogë aty, me dieta, me kuota dhe të shkojnë të marrin edhe ndihmë bonus nga bashkia për shtëpinë që i ka dëmtuar tërmeti, për kë? Për atë kam qëllim unë, të nxjerr ata nga ajo godinë dhe të fus të tjerë? Jo, nuk është ai qëllimi im, qëllimi im është që shqiptarët të kenë më shumë punë, shqiptarët të kenë më shumë ushqim për fëmijët e tyre, shqiptarët të kenë garanci, shqiptarët të kenë siguri dhe shqiptarët të mos iu falen bandave për të zgjidhur hallet e tyre, por t’i falen shtetit, të jetë shteti ai që i ndihmon, kjo për mua është e rëndësishme dhe për mua ajo që ka rëndësi më të madhe është aleanca me qytetarin sesa aleanca me stabilokratët. Për mua stabilokratët e kanë marrë në qafë Shqipërinë, për mua stabilokratët e kanë mbajtur Shqipërinë në tranzicion se për mua Shqipëria do të ishte anëtare e Bashkimit Europian me kohë, që në vitin 2000-2002, por pikërisht këto aleancat fluide, këto interesat politike dhe këto teatrot politik e larguan Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Sot Kroacia është anëtare e BE-së, ndërsa Shqipëria rrezikon që të hyjë në bllok me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën që pastaj do të jetë një ëndërr në sirtar për Shqipërinë BE-ja.

-Znj. Kryemadhi 2 ditë më parë deklaruat se pikërisht tërmeti dhe kjo situatë e krijuar pas tërmetit po përdoret nga kryeministri Edi Ç për të shtyrë krizën politike, pra për t’i dhënë oksigjen qeverisjes së tij. A duket se po vjen ajo që opozita ka kërkuar dhe po kërkon, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme dhe duket se po shkojmë drejt 2021?

Nuk është çështje date po jua them sinqerisht, ne edhe sikur të jenë zgjedhjet nesër dhe sikur të jenë më 2021, çdo parti politike është vonë nëse nuk ka filluar punën për zgjedhjet sepse unë të paktën e kam nga eksperienca ime organizative. Nuk është problemi i datës këtu, problemi është deri ku do të shkoj humnera për shqiptarët. Sa më shumë të zgjatet kriza politike, aq më e madhe është humnera për shqiptarët, kaq dhe është shumë e thjeshtë, ndërsa pjesa tjetër ajo çfarë kërkon Edi Ç është që ai kërkon të spostojë Roadmap-in e Bundestagut Gjerman, të BE-së dhe të SHBA-së. Brenda muajit Dhjetor duhet të ishte miratuar paketa e Reformës Zgjedhore që sot është seanca e fundit ose e parafundit parlamentare që ai të miratonte Reformën Zgjedhore dhe i bie që seancën tjetër ta hapi diku nga fundi janarit.

Ai e ka pasur të detyrueshme dhe në axhendë që brenda Dhjetorit të miratonte Reformën Zgjedhore, ne kishim propozuar një mekanizëm, një korpus nga opozita jashtë-parlamentare dhe një korpus nga Parlamenti, i cili me një ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, që shpresojmë që të jetë një mekanizëm zgjedhor, i cili do të ecë përpara për të krijuar një Reformë Zgjedhore të miratuar dhe të pranuar nga të gjitha palët, të gjithë faktorët politik, jo vetëm nga partitë parlamentare, por dhe nga të gjithë elementët politikë që duan të hyjnë dhe të përfshihen në politikë sepse ne nuk kemi pse t’i heqim të drejtën çdo njeriu që kërkon të hyjë në politikë dhe të sjellë risi të reja apo ide të reja.

Tjetër që është shumë e rëndësishme është shtyrja e emergjencës së fatkeqësive natyrore që kërkon të bëjë Ç. Ai kërkon që të bëjë rolin e viktimës. Kërkon të bëjë rolin e situatës që të vazhdojë të flasë dhe të bëjë ato dokumentarët e tij me metrazh të shkurtër 10-15 minuta. Nesër mos u çudisni kur të marrë ndonjë grua shtatzënë ta çojë në maternitet për të lindur, pasnesër mos u çudisni kur të marrë ndonjë pensionist t’i bëjë frymëmarrje artificiale sepse po humbet zemrën. Mos u çudisni kur të shkojë në kampin e Mamurrasit të dezinfektojë sepse ka rënë zgjebja në kamp. Nesër mos u çudisni kur të veshë bluzën e bardhë dhe të shkojë të marrë mikroskopin për të bërë analizat e Check-up.

Pra do të shikojmë dokumentarë dhe seriale të jashtëzakonshëm përsa i përket post-tërmet 2019 Shqipërisë dhe tërmetin kryesor që kemi Edi Ramën, aty që qëndron si pallat pa leje në të gjithë dokumentarët e tij.

Pra nuk më bën çudi ajo që thotë z.Ç dhe axhenda e tij. Të jeni të bindur që me axhendën e z.Ç, mos u çudisni kur të bëjë ndonjë shtëpi në det që të na sajojë ndonjë tërmet tjetër shumë të madh që të ketë viktima dhe të thotë: “Prapë tërmeti”, prapë do qajë. Mos u çudisni të bëjë ndonjë skandal tjetër të thotë kjo do të ndodhë kështu. Do të arrestojë ndonjë nga partia e tij socialiste për të thënë që po lufton korrupsionin dhe ky do të dalë si lideri ynë suprem që drejton dhe fatkeqësitë natyrore dhe thotë këtu ndalo, këtu vazhdo, këtu ec, këtu bëj mbrapa. Unë jam shumë e qartë në axhendën e z.Ç. Mua nuk më shqetëson kjo.

-Kush është axhenda e opozitës, a do të ketë një ndryshim të axhendës, a do të ketë protesta?

Sigurisht që secili nga ne në rrethin e tij sepse sot jemi në kushte të tjera, jemi në një ambient komplet tjetër, nuk është më ambienti i një Shqipërie të madhe është një ambient i një Shqipërie të rrudhur, është ambienti i një Shqipërie që po të shkosh në spital sot nuk ke infermier. Nuk ke infermier për të të gjetur venën për të të bërë një injeksion. Nuk ke një mjek sepse të gjithë po ngrihen dhe po ikin drejt Gjermanisë. Sot po të shkosh në Universitetin e Mjekësisë sot është i mbyllur, por të gjithë studentët e mjekësisë i ke në kurset e gjermanishtes për të mësuar gjermanisht dhe për të ikur për të gjetur ndonjë kontratë pune.

Pra sot ke një Shqipëri shumë të rrudhur. Vërtetë themi Shqipëri me 3 milionë, por po t’i hyjmë për të parë sesa jetojnë në Shqipëri të jeni të bindur që numri është shumë i vogël.

-Si mund t’i japim fund kësaj znj.Kryemadhi?

Fundi i kësaj janë zgjedhjet e lira. Zgjedhje të reja dhe zgjedhje të lira. E vetmja që i jep zgjidhje kësaj krizë politike është kjo, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Dhe mos harroni që situata, të cilën po e krijon Edi Ç po e kamuflon me ERTV, sepse e diskutuam dhe atë ditë në tryezë, është një situatë që po e çon Shqipërinë drejt diktaturës dhe ne e dimë shumë mirë se si përfundojnë diktatorët. Nuk ka ndonjë iluzion dhe beteja jonë me të vërtetën është gjithmonë fitimtare pavarësisht se kur e ka kohën e saj, pavarësisht se është sot apo nesër. Për ne si opozitë është më e lodhshme, ne mund të rrinim dhe të bënim fasadën, të bënim teatër. Fliste Edi Ç dhe ne çoheshim dhe godisnim Edi Ramën, nuk ka ndonjë problem, por problemi është se çfarë do të ndryshojë? A kanë shqiptarët më shumë bukë në shtëpi? A kanë shqiptarët më shumë punë? A i kanë shqiptarët fëmijët e tyre në shtëpi apo po ngrenë të gjithë plaçkat dhe po ikin të gjithë nga Shqipëria.

Ne kemi alternativën tonë që është shumë e thjeshtë. Është një alternativë dhe një paketë ekonomike, të cilën po e bëjmë bashkërisht si opozitë e bashkuar përsa i përket taksave të ulëta, krijimit të klimës së biznesit dhe pjesa tjetër është vazhdimi me rigorozitet në frymën e 21-22 korrikut të 2016 të Reformës në Drejtësi, sepse pa një Reformë në Drejtësi nuk ka investime të huaja, pa investime të huaja nuk ka vende të reja pune, pa vende të reja puna nuk ka të rinj dhe të reja që rrinë në Shqipëri, të cilët të jenë të mirëpaguar. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u krijuar shqiptarëve klimën e biznesit, për t’u siguruar klimën e sigurisë dhe garancinë e pronës. Këto janë tre gjëra kryesore të cilat nuk kanë shumë filozofi të madhe.

Tjetra, mekanizmi që do të arrihet kjo është vota e lirë. Do të shkojmë në zgjedhje duke u solidarizuar dhe kompaktësuar të gjithë bashkë. Faktori Shoqëri Civile, faktori media, faktori opozitë, segmente brenda mazhorancës të cilët e kuptojnë se çfarë po ndodh, faktorë ndërkombëtarë që e duan Shqipërinë. Jo faktor ndërkombëtarë që paguhet në borderotë e Ramës, të krimit të organizuar, të qarqeve antishqiptare. Të gjitha këto do të fillojnë dhe do të konsolidohen. Mos të harrojmë që kanë filluar të kuptojnë se po përdoren paratë e BE dhe SHBA për të kapur Reformën në Drejtësi. Pse Reformën në Drejtësi taksapaguesit evropianë dhe amerikanë e kanë paguar që ta kapi Ëngjëll Agaci, me Edi Ramën, më Ulsi Manjën me shokë?

-Kur thoni me para të faktorëve ndërkombëtarë të paguar më paratë e krimit, e keni për segmente brenda Shqipërisë që ushtrojnë detyrën brenda në Shqipëri, apo edhe për kancelari?

Ambasadorët këtu janë ambasadorë të shteteve të tyre. Qeveritë bashkëpunojnë me qeveri. Qeveritë nuk bashkëpunojnë me opozitën. Unë jam shumë e bindur që ambasadorët këtu do të bëjnë punën e qeverisë së tyre. Mos harroni që kanë një kryeministër që thotë do bëni kështu siç them unë, ose përndryshe ju përzura nga Shqipëria dhe i bën letër ministrit të Jashtëm. E ç’ fuqi ka një ambasador apo një diplomat, kur një kryeministër i çon letër ministrit të Jashtëm të një vendi të caktuar? Për t’u kapur dhe për t’u shantazhuar janë shumë të thjeshtë ambasadorët këtu. Shqipëria një vend i vogël është dhe të gjithë e dimë se çfarë bëhet.

Kështu që nuk pres që ambasadorët këtu të jenë në krah të opozitës. Por ama nuk do të lejoj që ambasadorët këtu për çdo protestë të opozitës, të dalin dhe të bëjnë sikur këtu do bëhet lufta e tretë botërore. Ndërkohë nuk thonë një fjalë për atë që ndodh me ligjin, për lirinë e shprehjes. Por nuk i gjykoj, nuk i paragjykoj dhe as nuk i intimidoj për këtë gjë. Por di të them që kompani lobiste që paguhen me para antishqiptare, sigurisht që lobojnë në institucione ndërkombëtare, sepse nuk është se është e paligjshme jashtë. Është e ligjshme si në Bruksel, në Ëashington, kudo për kompanitë lobiste.

-Ka lobim kundër opozitës?

Normale që ka kundër opozitës dhe kundër individëve të caktuar. Kjo nuk është ndonjë gjë e keqe. Edhe unë po të kem mundësi do të loboja kundër Edi Ramës, por s’kam ndërmend se nuk harxhoj asnjë kacidhe lek për të lobuar kundër Ramës.

-Ka një perceptim për një marrëdhënie të ngurtë të LSI me PD.

Absolutisht fare. Këto janë ëndërrimet e Edi Ramës që thotë që e ka shantazhuar Lulzim Bashën me dosjen që ia ka mbyllur Ëngjëll Agaci te Prokuroria e Tiranës. Në qoftë se do takohej Edi Ç me Lulzim Bashën për ta shantazhuar atë, nuk do ta bënte publike, por do ta mbante të fshehur. Në momentin që Edi Ç hedh romuze dhe hedh thashetheme nëpër tavolinat e mediave, do të thotë që Lulzim Basha i ka ngritur murin kinez Edi Ramës në komunikim dhe për këtë të jeni të bindur, dhe po jua them që këtu nuk është çështje individësh as statusi politik, as i Edi Ramës, as i Lulzim Bashës, as i Ilir Metës, as i Sali Berishës, as i Monika Kryemadhit dhe as i një njëriu tjetër, këtu është çështja e shqiptarëve. Këtu është çështja e statusit të shqiptarëve, ku do jenë shqiptarët, do jenë anëtarë të Bashkimit Europian apo do jenë skllevër të krimit të organizuar, kjo është zgjidhja që ne duhet të ndajmë një herë e përgjithmonë. LulzimBasha, Monika Kryemadhi, të gjithë fronti opozitar është pozicionuar, ne duam një Shqipëri europiane, anëtare të Bashkimit Europian. Tani kush do të jetë me Edi Ramën I bie që të jenë palë që shqiptarët të jenë skllevër të krimit të organizuar.

-Znj. Kryemadhi nuk ka një ndikim kundra pedal të Ilir Metës dhe të Sali Berishës respiktivisht të Partisë Demokratike dhe për Lëvizjen Socialiste Për Integrim si dy ish lidera pra për këtë marrëdhënië dhe për këtë formë si po ndërtohet ky koalicon.

Shiko ne kemi këndvështrime të ndryshmë të paktën unë personalisht nuk flas dot për z.Berisha dhe z.Basha por flas vetëm për veten time dhe z.Meta. Kemi këndvështrime të ndryshme për sa i përket drejtimit të LSI, kemi debate, sigurisht që z.Meta është stabilokrat, është shtetar, i pëlqen që ne të ishim pjesë e institucioneve. Por edhe unë dua të jem pjesë e institucioneve, por dua të jem pjesë e institucioneve të pa kapura. Të më kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta mua bashkë me Edi Ramën, dhe shikoje ti shkoj apo nuk shkoj unë në Parlament. Të ma kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta, të kthejë Gjykatën Kushtetuese dhe Edi Ç se këta të dy bashkë e kanë bërë, sepse mos ndërhyrja e Ilir Metës, lënia dorë të lirë, modestia e tepruar e Ilir Metës solli që Edi Ç shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, solli që Edi Ç me Romana Vlahutin, se e kemi harruar të gjithë Romana Vlahutinin ne. Çfarë ka bërë Romana Vlahutin, që e ka shkatërruar të gjithë sistemin në drejtësi, se Romana Vlahutin është që na dilte ne dhe na bënte deklarata për gjyqtarë të korruptuar, kishte fakte Romana Vlahutin për gjyqtarët të korruptuar.

-Nuk u kundërshtua në atë kohë.

Nuk u kundërshtua se kush të linte, të isha unë kryetare e partisë në atë kohë e të shikoje ti Romana Vlahutinin siç ja kam thënë nëpër tavolina. Se erdhi Romana Vlahutin më lutej për të votuar ligjin për magjistratët dhe thonte fusni dhe ju çfarë keni emrat tuaj në ligjin e magjistratëve. Pse ligji i magjistratëve dhe lista e magjistratëve bëhet me dëshirat e kryetarëve të partive politike apo bëhet që duhet të hyjë në listë ai që i takon për të hyrë. Mua nuk më blen dot me emra se unë nuk kam çfarë të vë, as magjistratë, as prokurorë, as gjyqtarë, as ministra dhe as drejtorë. Nuk kam unë kë vë, dhe nuk kam për të vënë asnjë nga familja ime. Por ama sot më ktheni Gjykatën Kushtetuese dhe shiheni ju kthehet apo nuk kthehet opozita në Parlament.

-Znj. Kryemadhi meqë jemi tek vendimet e Presidentit, dua një vlerësim të shkurtër. Si e vlerësoni ju ngritjen e Ministrisë për Rindërtim dhe konkretisht dekretin e Presidentit për emërimin e z.Ahmetaj të cilit Lëvizja Socialiste Për Integrim i ka kushtuar dhjetëra dhe ndoshta qindra deklarata.

Nuk merrem me emra personal fare, por ngritja e një ministrie për rindërtimin e Shqipërisë do të thotë që nuk është më e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme. Pra o Ministrinë ose gjendjen e jashtëzakonshme për fatkeqësitë natyrore, njëra nga këto të dyja nuk mund t’i mbash të dyja, sepse ti ke ngritur ministri tani. Ti ke ngritur me dekret Presidenti, me vendim Parlamenti ke ngritur një institucion që menaxhon këtë situatë. Tani për çfarë e do gjendjen e jashtëzakonshme, për t’iu larguar kushteve të Bundestagut, për t’iu larguar kushteve të Bashkimit Europian, për t’iu larguar kushteve të partnerëve tanë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’ju larguar ngritjes të Gjykatës Kushtetuese sepse edhe kjo është. Mos harroni kemi një vakancë nga Presidenti dhe një vakancë nga Parlamenti, që I bie të jenë 7 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të funksionojë të zgjedhin kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. A po saboton sot mazhoranca kandidimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese për të vazhduar vakancën e Parlamentit të tretën dhe vakancën e tretë të Presidentit, kaq dua të them unë. Dhe le të hetojnë ndërkombëtarët që e kanë me zell të madh këtë gjë. Por edhe ne do të denoncojmë çdo sabotim që do të bëjë mazhoranca për sabotimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duhet ngritur menjëherë sepse mungesa e Gjykatës Kushtetuese prodhoi krizën politike. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese bëri ligjin e teatrit, e kundërshton Bashkimi Europian ligji për teatrin, nuk e kundërshton Edi Ç. Po ti nuk ke Gjykatë Kushtetuese që të shkosh ta kundërshtosh. Ligji për dividentin në asnjë vend të botës, ligji për dividendin që ka bërë Edi Ç është korruptiv por ti nuk ke Gjykatë Kushtetuese që të shkosh ta kundërshtosh. Dekretet e Presidentit për zgjedhjet lokale, nuk ke Gjykatë Kushtetuese që t’i diskutosh e t’i japësh të drejtën dhe të japësh një vendim përfundimtar. Ke një vendim të Komisionit të Venecias që thotë shumë qartë që dekretet e Presidentit i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese, pra i jep të drejtë Presidentit. Ke një vendim të Komisionit të Venecias që thotë nuk ka shkelje të Kushtetutës nga Presidenti dhe t’i vazhdon me komisionin hetimor në Parlament, atëherë ku jemi.

-Znj. Kryemadhi një pyetje të fundit për të gjitha këto që ju thatë, në janar presim që opozita të jetë sërish në rrugë.

Unë di të them që nuk ka nevojë që të jetë opozita në rrugë, opozita duhet të jetë në çdo shtëpi të shqiptarëve. Dhe atëherë kur nuk do ti presim mëndja Edi Ramës atëherë do të shpërthejnë shqiptarët dhe jo opozita. Nuk ka më opozitë, ka shqiptarë kundër Edi Ramës. Opozita është bërë njësh me shqiptarët, me djegien e mandatëve dhe me distancimin përfundimtar të çdo marrëveshje underground nën petkun e pazareve politike, shqiptarët kanë sot opozitën të shkrirë njësh me ta. Çdo shqiptar është opozitë dhe çdo opozitar është shqiptar dhe është beteja midis shqiptarëve dhe Edi Ramës, nuk është më betejë midis opozitës dhe Edi Ramës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza polike monika kryemadhi kriza polike monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë