"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Politike
Kryemadhi takohet me ambasadoren franceze në Shqipëri, kryetarja e LSI-së: E informova se në lista do të ketë të rinj dhe
14 Janar 2021, 12:45Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të enjte një takim me ambasadoren franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq.
Në takim, Kryemadhi ndau me ambasadoren Barsacq prioritet e LSI, të cilat do të jenë të mëshiruara në programin e qeverisë së re të ndryshimit të pas 25 prillit. Objektivat kryesore të LSI në qeverisje do të jenë nxitja e punësimit si prioritet i të gjithë politikave ekonomike për të realizuar garantimin e ritmeve më të larta të rritjes ekonomike dhe punësimit në mënyrë të veçantë për rininë dhe gruan; arsimi cilësor dhe integrimi europian i vendit.
Kryemadhi dhe Barsacq ndanë vlerësime mbi potencialin e zhvillimit të Shqipërisë, ku një vëmendje me e madhe duhet të shkojë për rritjen dhe përgatitjen e burimeve njerëzore.
Kryetarja e LSI u shpreh se nevojitet një politikë e jashtme që ndihmon biznesin vendas për të rritur eksportet si dhe po ashtu për të krijuar klimën e duhur për thithjen e investimeve të huaja.
Në takim u fol dhe mbi zgjedhjet e 25 prillit, përgatitjet e fundit për to teksa na ndajnë edhe 100 ditë. Kryetarja e LSI e informoi ambasadoren Elisabeth Barsacq se në listat e LSI do të ketë përfshirje të të rinjve dhe grave me kapacitete të spikatura profesionale.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kreu i PDK-së, Nard Ndoka është shprehur se ka dëshirë të kandidojë në Shkodër.Pas marrëveshjes së firmosur me kryedemokratin Lulëzim Basha, ...
TIRANË– Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero sqaron ekskluzivisht për Dosja.al strategjinë e Bashkimit Evropian për vaksinat. Në një përgjigjie v...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 1500 lekë të reja, drejtorin e Kadastrës në Lushnje, Arben Qalliu, pasi ky i fundit shpërndau leje le...
TIRANE- Pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit, familjet e Riza Zekthit, Hysen Vreshtit dhe Nazmi Oruqit në fshatin Dritas të Zall-Herrit hynë në shtëpitë e ri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qendrën shëndetësore numër 1 në kryeqytet, aty ku nuk la pa komentuar rastin e sanitares T...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka renditur arsyet që sipas tij po bëjnë që shqiptarët të braktisin vendin e tyre. Në tryezën e mbledhur nga vetë Kreu i Shtet...
Gent Cekaj u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama në dhjetor 2018, por ai e ushtroi funksionin si i komanduar, pasi nuk u d...
TIRANË– Ilir Gëdeshi është shprehur se nga Shqipëria po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Në tryezën e mbledhur nga Presidenti Ilir Meta për sh...
TIRANË– Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo ka deklaruar se shpopullimi i vendit në Shqipëri është e njëjtë me atë të largimit të shqiptarëv...
LEZHË– Reshjet e shiut kanë pushuar prej me shumë se 24 orësh, por shumë toka bujqësore në Lezhë janë akoma të përmbytura, pasi nuk është marrë asnjë...