LIVE UPDATES
Bota

KRONOLOGJIA E KRIZËS- Pesë vite nga fjalia më e njohur e Merkelit, si u vendos kancelarja ‘pro’ emigrantëve

31 Gusht 2020, 07:48 Nga DOSJA
KRONOLOGJIA E KRIZËS- Pesë vite nga fjalia më e njohur e

Më 31 gusht 2015 dhjetëra mijëra refugjatë kishin marrë rrugën drejt Gjermanisë, Merkel tha një fjali në konferencën tradicionale të verës lidhur me ardhjen në masë të refugjatëve. “Gjermania është një vend i fortë. Motivi, me të cilin ne duhet t’i qasemi këtyre gjërave duhet të jetë: Ne kemi arritur kaq shumë gjëra. Ne ia dalim mbarë. Dhe aty ku del gjatë rrugës një pengesë, kjo duhet tejkaluar.”

Për asnjë fjali tjetër të Merkelit nuk është debatuar kaq gjatë. Kjo fjali e vitit 2015 do të hyjë në librat e historisë. Pesë vite me radhë migracioni dhe integrimi qëndruan në fokus të politikës e shoqërisë gjermane. Një periudhë, ku pati shumë përçarje, rritje të populizmit. Po si e shohin gjermanët sot këtë fjali të Angela Merkelit?

Ende ka skepticizëm

Sipas një sondazhi të Institutit të Opinionit Publik, Civey me porosi të gazetës « Augsburger Allgemeine” të publikuar në fundjavë, më shumë se 50% e të pyeturve mbi fjalinë e Merkelit “Ne ia dalim mbanë”, thanë, se kjo është pak e saktë ose aspak e saktë. Vetëm 44% e vlerësuan atë si të saktë. 37% e shohin tërësisht si të gabuar. Për këtë sondazh u pyetën më shumë se 5000 vetë në të gjithë Gjermaninë.

Kurse vetë ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer (CSU) një nga kundërshtarët e politikës së atëhershme të Merkelit për refugjatët shprehet me tone optimiste. Ai e sheh pretendimin e atëhershëm të shprehur nga kancelarja, “Ne ia dalim mbanë” si të realizuar në pika të rëndësishme “Ne e kemi nën kontroll krizën e refugjatëve”, tha ai për gazetën Augsburger Allgemeine” në fundjavë. „Situata e sotme është ndryshe nga ajo para pesë vitesh, kur pjesërisht duhej të shihnim se si po humbisnim kontrollin.” Shifrat e imigrimit janë të përballueshme. Seehofer është sot i mendimit se „kemi krijuar rregull dhe në të njëjtën kohë kemi praktikuar humanizmin». Por ai i mbetet qëndrimit të tij, se « kemi nevojë për një përgjigje europiane ndaj çështjes së migracionit. »

Kronologjia e krizës

Viti 2015

Gjithnjë e më shumë refugjatë nga Siria në verën e këtij viti filluan të vinin përmes itinerarit të Ballkanit në Europë. Në qershor, Hungaria, si vend i BE mbylli kufijtë me vendin fqinj jo anëtar, Serbinë dhe filloi me ndërtimin e gardhit. Shumë refugjatë u përpoqën të shfrytëzojnë kohën që të hyjnë sa më shpejt në Europë- Në gusht Zyra Federale për Refugjatët dhe Migracionin, Bamf, pezulloi procedurën e Dublinit për refugjatët sirianë, sipas së cilës azilkërkuesit duhet të shtrojnë kërkesën për azil në atë vend të BE, ku shkelin për herë të parë. Përmes pezullimit të kësaj rregullorehe, mundësohej që të sapoardhurit nga Hungaria të qëndronin në Gjermani.

Policia hungareze lejoi një numër të madh refugjatësh të kalojnë tranzit. Vetëm në fundjavën e parë të shtatorit Gjermania pranoi më shumë se 10.000 refugjatë. Në stacionin e trenit në Mynih ata u pritën me duartrokitje. Pak kohë më vonë, Gjermania vendosi kontrolle kufitare me Austrinë. Pjesërisht për një kohë të caktuar, qeveria gjermane nuk e dinte numrin e refugjatëve që kishin ardhur në vend. Komunat u mbingarkuan tej mase me valën e refugjatëve. Presioni ndaj Merkelit filloi të rritej gjithnjë e më shumë. Pasoja: Ligji për azilin ashpërsohet.

Ngjarjet e vitit 2015 sollën edhe rritje të racizmit në Gjermani. Në vitin 2015, Zyra Federale e Kriminalistikës llogariti më shumë se 1000 sulme ndaj qendrave të azilit.

Në natën e Vitit të Ri, një numër i madh djemsh të rinj, ngacmuan seksualisht shumë vajza. Tek shumë të dyshuar binin në sy refugjatët. Këtë ngjarje partia populiste AfD ta e përdori për të shtuar elektoratin – në zgjedhjet pasuese në lande ajo arrin nivele rekord.

Në mars të vitit 2016, BE dhe Turqia arritën marrëveshjen e refugjatëve: Ankaraja bie dakord të pranojë refugjatët e rinj që kanë ardhur në ishujt grekë. Për secilin sirian të dëbuar, do të pranohej një sirian tjetër që ndodhej ndërkohë në Turqi nga vendet e BE. Turqia merr po ashtu ndihma të mëdha nga BE për refugjatët. Zbatimi i marrëveshjes u kthye shpesh në mollë sherri mes BE dhe Turqisë. Edhe brenda Gjermanisë grindja vazhdoi, sidomos mes CDU dhe CSU-së. Partia Kristiansociale simotër kërkoi rregulla më të ashpra në politikën e refugjatëve, dhe një kufi maksimal për refugjatët, që Merkel e refuzoi. Në nëntor ajo nuk merr pjesë në kongresin e CSU-së.

2017

Në maj të këtij viti, Bundestagu miratoi një ligj tjetër ashpërsues për azilin. Dëbimet, me këtë ligj, do të jenë më të lehta për t’u kryer, përveç kësaj, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët marrin të drejtën të vlerësojë edhe të dhënat e refugjatëve në telefonat celularë. Refugjatët kthehen në temën qendrore në fushatën zgjedhore të këtij viti për zgjedhjet e Bundestagut. Unioni e ka të vështirë të gjejë një linjë të përbashkët, kurse AfD arrin të hyjë në Bundestag si forca e tretë me 12,6%.

2018

Në verën e këtji viti arriti kulmin konflikti mes CDU dhe CSU-së. Kreu i CSU-së, Horst Seehofer ofroi dorëheqjen si ministër i Punëve të Brendshme, Në fund ai arriti të gjejë një ujdi me kancelaren Merkel. Ndërkohë BE bie dakord për një kurs më të ashpër në politikën e refugjatëve. Gjermania nënshkroi me vende të tjera të BE marrëveshje kthimi të refugjatëve, në ato vende, ku ata kanë qenë fillimisht të regjistruar.

Deutschland Hamburg Plakat der AfD Ausschnitt (picture-alliance/dpa/D. Bockwoldt)
Pllakat i AfD-së kundër politikës së Merkelit për refugjatët (tetor 2015)

2019

Në verën e këtij viti, koalicioni me bazë të gjerë miratoi paketën e migracionit. Ajo parashikon ndër të tjera edhe rregulla të reja për lehtësimin e ardhjes së fuqisë së kualifikuar punëtore në Gjermani , por lehtëson edhe më tej dëbimet për ata pa të drejtë qëndrimi.

2020

Pesë vite pas pikës kulmore të ardhjes së refugjatëve në Gjermani, shumë organizata bëjnë një bilanc pozitiv në lidhje me integrimin, veçanërisht në tregun e punës. Por theksohet, se ka shumë për të bërë në drejtim të mbështetjes së tyre në rrugën e integrimit, si për shembull mbështetjen e grave refugjate. Megjithë arritjet, ende tema e refugjatëve ndez debatet më të forta në Gjermani.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gjermani angela merkel gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës