LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza!Si ndërhynë në treg Kurti e Mitsotakis, Vuçiç bleu rezerva,Rama na ushqen me…kurajo

9 Mars 2022, 14:14 Nga DOSJA
Kriza!Si ndërhynë në treg Kurti e Mitsotakis, Vuçiç

TIRANË– Lufta që ka shpërthyer në Ukrainë, e masat e sanksionet e ndërmarra kundër Rusisë kanë stimuluar një krizë ekonomike në të gjithë Europën, goditjen e të cilës e ndjejmë dita-ditës. Gazi, çmimi i energjisë elektrike, karburanti por edhe produktet e shportës kanë bërë që çmimet të shkojnë kacafiu duke shënuar inflacionin më të madh deri më tani. Sidomos që pas pandemisë së koronavirusit. Liderët europianë do të mblidhen që të marrin masa për të mbrojtur “xhepat” e qytetarëve të tyre, ndërkohë që qeveria jonë ka punë të tjera.

Kyriakos Mitsotakis ka premtuar se brenda 10 ditëve do të dalë me një plan për të mbrojtur qytetarët e tij, ndërsa Rama aktualisht ndodhet në Dubai, ku do të mbajë një fjalim për çështje intelektuale që shqetësojnë atë dhe vetëm atë. Por të mos krahasohemi me Greqinë, marrim më mirë Serbinë. Ç’ka bërë vëllai ynë Aleksandër Vuçiç për popullin e tij? Si po i mbron nga kriza? Pa ia kërkuar askush, ai doli në një konferencë për mediat, Vuçiç bëri me dije se ka blerë për vendin e tij naftë të mjaftueshme për 2 muaj.

“Kemi naftë për dy muaj! Epo, o njerëz, ju që nuk e dini se çfarë do të thotë kjo, sot në botë nuk ka as 10 vende në botë që kanë kaq shumë rezerva. Ne nuk blejmë asnjë litër naftë për dy muajt e ardhshëm,“-tha presidenti Aleksandër Vuçiç. Por nuk mjaftoi me kaq. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia ka edhe rezerva gruri dhe misri, duke zbuluar se vendet e rajonit i kanë kërkuar për të blerë grurë e vaj.
“Kemi 800 mijë ton grurë dhe një milion ton misër. Ka kaq shumë mani për grurin në rajon, sepse çdo vend dëshiron të sigurojë bukë për popullin e tij. Por ne duhet t’i masim furnizimet çdo ditë që njerëzit të mos mbeten pa bukë. Në vetëm një ditë, kërkesa për vaj ushqimor në rajon u rrit me 109 për qind! Ne kemi gjithçka, kripë, vaj, sheqer, miell, më shumë se sa duhet, që do të thotë më shumë se nevojat reale të Serbisë. Njerëzit nuk duhet të nxitojnë askund, për të blerë, na mjafton vaji dhe ushqimi, gjithçka…,”-shtoi ai.

Po ashtu ai shtoi se Serbia ka mjaftueshëm naftë dhe rafineria punon gjatë gjithë kohës. Vuçiç tha se çmimi i naftës për fermerët do të mbetet i pandryshuar dhe se për t’i mbrojtur konsumatorët nga çmimi i tepërt i karburantit, shteti do të heqë dorë nga 20 për qind e akcizës, që është një humbje mujore prej 35 milionë eurosh. Pra ka hequr akcizën, që në Shqipëri do të zbriste jo pak por 50 lekë për litër.

Pra përmbledhim: ka blerë naftë, grurë, vaj sheqer, kripë, gjithçka! Po mbron edhe fermerët duke i hequr akcizën, në mënyrë që ata të kenë mundësi të mbjellin sërish për të ardhmen. Këtu fermerët e blektorët po shesin dhe ato që kanë. 270 lekë për litër naftë nuk ua vlen barra qeranë, jo të mbjellin por as ta mendojnë si ide. është rregulli numër një i biznesit; nëse nuk ke fitim, lëre!

Por edhe pse nuk ka marrë absolutisht asnjë masë, veçse këshillave për të ecur në këmbë, Rama na inkurajon si askush tjetër. Kur flasim për mallrat e kaburantin, i ka mbetur mendja akoma tek energjia elektrike. Akoma me këtë mburret!

“Këtë luftë nuk e ka zgjedhur Shqipëria dhe ne shqiptarët as nuk e ndalim dot, as nuk shmangim dot. Duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Të bashkuar jo të ndarë,”-shkruan Rama ndër të tjera. Mirë e ka që na jep kurajo, por ç’do hamë është pyetja? Ose më saktë, do kemi mundësi për të blerë ndonjë gjë për të ngrenë me kohët që do vijnë? Mesiguri Rama këto po i mendon të gjitha rrugës në avion, duke shkuar e duke u kthyer për në Dubai. Mbi re, mendohet më mirë, më kthjellët!

Jo vetëm Vuçiç por edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërhyn në treg, gjë që sipas Ramës nuk bëhet! Qeveria e Kosovës vendosi një kufi në çmimet për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të saj. Në këtë vendim thuhej qëllimi është mbrojtja e konsumatorëve dhe aty përcaktohen çmimet shitëse maksimale për tregtarët e naftës me shumicë dhe pakicë. Jo vetëm kaq, por qeveria e Kosovës detyroi të gjitha depozitat dhe pikat shitëse të naftës dhe derivateve të naftës, të mbajnë në çdo kohë në stoqe/rezerva së paku 5% të kapaciteteve të tyre, për qëllime të rezervave emergjente. Siç na duhen tani për të mos blerë shtrenjtë. 

“Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes; Te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.”

Në vendin tjetër fqinjë, Maqedoni e Veriut, nuk janë marrë masa drastike, por të paktën Inspektorati Shtetëror i Tregut deri më tani nuk ka hasur në asnjë parregullsi gjatë kontrolleve nëpër markete dhe nëpër pompat e benzinës. Nuk kanë marrë asnjë masë, por të paktën janë në terren e kontrollojë. Ndërsa nga ana tjetër, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis premto se do të hartonte një program për të mbështetur qytetarët, prodhuesit dhe fermerët pas shtrenjtimit të papritur të çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, kryeministri grek Mitsotakis i bëri thirrje tregtarëve të karburanteve që të mos spekulojnë në këtë periudhë të vështirë për vendin duke rritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme.

“Armiku ynë nuk është vetëm lufta, por spekulimet në tregun e gazit dhe naftës”, tha kryeministri para kabinetit qeveritar mesditën e sotme sipas Protothema. Gjithsesi Greqia është vend sërish me probleme, Mali i Zi është shumë më lirë. Nga e hëna, çmimet e karburanteve në Mal të Zi janë 20 cent më të larta, kështu që në komisionet parlamentare është dërguar propozimi i Qeverisë për uljen e akcizave për 20%. Që çmimet të mbeten të njëjta, akciza duhet të ulet me rreth 40 për qind, ndërsa aktualisht një litër naftë kushton nga 1.65 deri në 1.7 euro, ndërsa benzina rreth 1.8 euro për litër.

Këto do të ishin çmime që janë rreth 50 për qind më të larta se një vit më parë. Akciza për naftën është tashmë 44 cent për litër dhe për benzinën 55 cent, në mënyrë që kjo masë, nëse miratohet propozimi, me pjesën përkatëse të TVSH-së për këtë shumë, mund të ulë çmimet e karburantit nga 11 deri në 13 cent për litër. Megjithatë, kjo ulje e akcizës mund të përgjysmojë rritjen e pritshme të çmimit të karburanteve.

Por pavarësisht tyre, ai ritheksoi angazhimin e qeverisë për të mbështetur qytetarët. Mos vallë Serbia, Mali i Zi, Greqia, Kosova janë vende diktatoriale? Se Rama këtë pretendim përmend sa herë dikush i ankohet për çmimet. Po dikush a përgjigjet për çimet që vendosen, apo…? 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama kriza ekonomike prej luftes edi rama kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës