LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza globale energjitike, ‘rrufe në qiell të hapur’ për Shqipërinë dhe Kosovën

31 Dhjetor 2021, 12:43 Nga DOSJA

SHIPËRI/KOSOVË/BOTË – Kriza energjitike që u shfaq si ‘një rrufe në qiell të hapur’, me përmasa globale, ka prekur rëndë edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Qeveria shqiptare, shpalli pak kohë më parë emergjencën për furnizim deri më 15 prill 2022, duke pezulluar planet e investimit të tri kompanive publike, ndërkohë çmimet e një megavati në bursa kanë arritur nivele të çmendura prej 323 eurosh.

Do të ishte Kryeministri Rama, i cili do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në një dalje publike duke bërë që frika për një krizë energjetike me pasoja deri te konsumatori të shihej e mundshme. E sigurt është se Shqipëria nuk është imune ndaj kësaj krize që ka hyrë në një cikël të rrezikshëm dhe po alarmon çdo vend në Europë, Kinën e më gjerë. Problemi real është spiralja e rrezikshme e pasojave që do të ketë kjo situatë, të cilat mbeten të paqarta dhe jo afatshkurtra.

Vendimi për emergjencën e furnizimit parashikon ngritjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë. Po kështu shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Plani i posaçëm i qeverisë synon mbrojtjen e biznesit të vogël dhe të konsumatorëve familjarë, ndërkohë që ata të cilët mbeten të ekspozuar janë bizneset e mëdha në treg të lirë. Këta të fundit kanë deklaruar çmime të larta furnizimi, gjë që do të ndikojë në kostot e prodhimit, kosto e cila në mënyrë zinxhir do të përcillet tek konsumatori fundor.

Situata nuk ishte kaq dramatike, deri në maj të këtij viti, kur si KESH edhe OSHEE, shitën së bashku 53 milionë euro energji në treg të lirë. Tashmë me një faturë importesh që deri më 10 tetor kaloi 100 milionë euro për 2021, zgjidhjet janë të pakta: ose rritje çmimesh, ose rritje borxhi, të cilat në finale të dyja paguhen nga konsumatori. Operatorët e tregut pohojnë se kriza pritet të zgjasë të paktën dy vjet dhe Shqipëria, me një varësi të madhe nga “hidro”, duhet të menaxhojë më mirë burimet. Zgjidhja ideale do të ishte diversifikimi dhe Bursa, të cilët funksionojnë vetëm në letra, në praktikë asnjëra prej tyre nuk është arritur ende.

Prej vitesh, Shqipëria po vazhdonte të njëjtin cikël. Prodhonte energji, shiste në periudha të mira hidrike dhe importonte në vite me thatësira, kur nevojat dhe konsumi ishte i madh, por rezervat e saj të zeruara. Këto importe kalonin dhjetëra miliona euro. Në këtë cikël nuk mungonin as përmbytjet e herëpashershme, teksa portat e kaskadës më të madhe hapeshin, ashtu sikurse nuk mungonin as çmimet e kripura me të cilat kompania publike e shpërndarjes siguronte energjinë për konsum. Shqiptarëve, dalëngadalë, u kishte dalë nga memoria pjesa e ndërprerjeve të gjata e me orare standarde të energjisë. Ato që ndodhnin ishin të shpejta dhe më të shkurtra, duke vendosur pas si argument problemet me rrjetin ose investimet. Së fundmi, frika për rikthimin e ndërprerjeve u shfaq sërish në horizont, teksa kriza energjetike nuk ishte më një problem yni, por global dhe kombinimi i disa faktorëve bënë që çmimet në bursa të arrinin nivele të çmendura prej 323 euro/MWh.

Blerjet e fundit të Shqipërisë (përmes Furnizuesit të Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group) ishin 233 euro/MWh, çmimi më i lartë që Shqipëria ka siguruar ndonjëherë energjinë. Pesha e konsumit që sigurohet nga importet sipas të dhënave të Institutit të Statistikave është mesatarisht nga 15 për qind në 48 për qind për konsumin e energjisë në vend, e llogaritur për një periudhë 20 vjeçare (2000-2020) çka tregon për një varësi të lartë të vendit. Në vitin 2020, të paktën 43 për qind e energjisë së konsumuar në vend u sigurua në import. Në vitin 2018 Shqipëria ishte eksportues neto, por në konsum Shqipëria 23 për qind të energjisë e siguroi sërish në import.

Sondazhi/ Kriza energjetike, a duhet të rritet çmimi i energjisë në  Shqipëri? - Aktualiteti

Arsyet e krizës që prek edhe Shqipërinë

Një krizë energjetike si kjo, me të cilën po përballet bota sot, mbetet e paqartë për mënyrën sesi do të vijojë dhe pasojat janë të pashmangshme edhe për Shqipërinë. Ajo çfarë flitet nga mediat ndërkombëtare jep një ide mbi disa nga arsyet kryesore që kanë sjellë këtë situatë, të cilat nisin me rritjen e çmimit të gazit, rritjen e kërkesës për energji pas pandemisë, mungesën e prodhimit nga burimet e rinovueshme të energjisë (era në këtë rast që ka dhe peshë) si dhe një rritje e tregut, si efekt i masave për uljen e shkarkimeve CO2” pohuan aktorët kryesorë të tregut.

Rritja e kërkesës për energji ishte parashikuar më herët nga ekonomistët në mbarë botën, si pjesë e rimëkëmbjes post-pandemi të industrisë. Kjo situatë erdhi e kombinuar me një sërë elementesh të tjerë, që përkuan në të njëjtën kohë, të cilat bënë që sasia e energjisë së disponueshme të ishte e ulët dhe çmimet të arrinin nivele rekord. Rritje e çmimeve është raportuar në Spanjë, Itali dhe kudo nëpër Europë, teksa Kina ka vendosur në një regjim më strikt vendin. Kompanitë e mëdha në këtë treg, përfshirë Apple dhe Tesla, kanë ngritur alarmin për rrezikun e ndërprerjeve të mundshme që do të kishte pasoja katastrofike. Në Europë, shkak është bërë çmimi i gazit. Ky i fundit po shitet të paktën 5 herë më shtrenjtë sesa një vit më parë. Rezervat e gazit janë të ulëta si efekt i post-pandemisë. Çdo lëvizje e çmimit të gazit ndihet menjëherë në 27 shtetet e Bashkimit Europian, të cilat edhe pse kanë reduktuar përdorimin e tij, e kanë atë një nga burimet kryesore të energjisë.

Kriza vjen në një kohë kur ka përpjekje për të ulur emetimet e CO2 dhe termocentralet kanë dalë jashtë funksionit, si pjesë e strategjisë për nxitjen e burimeve të rinovueshme. Ndërkohë, prodhimi i impianteve të erës është në nivelet më të ulëta të 50 viteve të fundit. Por çfarë do të thotë e gjithë kjo panoramë për Shqipërinë?

Kriza energjetike në Kosovë, Shqipëria i jep 7680 MWh energji për 31  dhjetorin dhe 1 janarin pa efekt financiar! Rama: T'i ndihmojmë që  familjeve mos i mungojnë dritat në dy ditët e

Po përse Shqipëria ndodhet në vështirësi energjitike?

Përgjigjet e shkurtra dhe te shpejta për lexuesin janë:

Nga një sistem i centralizuar ku një Kaskadë si ajo e Drinit siguronte elektricitet për të gjithë, tek vetë-prodhimi e konservimi i elektricitetit nga cdo konsumator në mënyrë të shpërndarë.

Konsumi elektricitetit i një familie Shqiptare krahasuar me ato Europiane është në shifra modeste. Por ky nuk është një lajm i mirë. Kjo tregon për pamundësinë ekonomike dhe nevoja për energji do të rritet si shkak-pasojë e zhvillimit ekonomiko-social-kulturor të një shoqërie. BE tanimë po vendos taksën e karbonit. Shifrat e para janë tek 50 Eur/ton CO2 por që priten të rriten me rritjen e kapaciteteve gjeneruese të rinovueshme. Nëse gjenerimi jonë është i pastër, ai që vjen nga importi rajonal është e kundërta. Pra taksa të reja do të shtohen në elektricitet.

Si mund të dalim nga kriza?

Instalimi i paneleve fotovoltaike godet dy probleme me një gur. Siguron një burim energjie për konsumatorët. Por duke qënë afër konsumatorit ul humbjet teknike e sistemit të shpërndarjes. Prandaj qeveria duhet të krijoj menjëherë legjislacion ndihmës ndaj investitorëve privat që duan ta prodhojnë vetë energjinë e tyre.

Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që ꞔmimet janë në qiell?

“Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familiarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi. Ai paraqiti edhe një plan kundër krizës energjetike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe do të kushtojë 100 milio euro në fund të këtij viti dhe 100 milion euro të tjera në fillim të vitit tjetër që do të shkojnë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekrike (OSSHE).

Edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, katër hidrocentralet më të fuqishme të Shqipërisë mbi lumin Drin, sipas kryeministrit Rama nuk i plotësojnë dot të gjitha nevojat e vendit për energji elektrike, prandaj sikurse tha ai ne “shesim lirë kur rajoni rreth nesh nuk ka nevojë alarmante për energji për të mos hedhur ujin e hidrocentraleve në lumë apo përmbytur fushat e mbjella. Dhe blejmë shtrenjtë energji elekrike, sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante per shkak të thatësirës.”

Si zgjidhje Rama prezantoi praninë e një sistemi për të mbajtur ujë rezervë për ta përdorur në kohë thatësire dhe hidrocentralin e Skavicës në kaskadën e Drinit për ndërtimin e të cilit Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë (KESH) nënshkroi në korrik të këtj viti marrveshjen me korporatën ameikane Bechtel. “Po ndërtojmë hidrocentralin e Skavicës, që të kemi një rezervuar mbledhës, që ujin që kemi të tepërt sot ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë.” Sipas ekspertëve ndërtimi i këtij hidrocentrali do ta bëjë Shqipërinë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë elektrike në rajon, duke rritur prodhimin e pesë hidrocentraleve mbi lumin Drin me 20 përqind dhe arritur në 1350 MV. Shifra mbresëlënëse, por që nuk shpjegojnë se si do të zgjidhet problemi i varësisë nga shiu, i cili për shkak të ndryshimeve të klimës me siguri që do të shtohet.

KRIZA ENERGJITIKE NË KOSOVË

Kriza energjetike i ka trokitur zyrtarisht edhe Kosovën, shoqëruar kjo edhe me rritjen e çmimeve apo edhe ndërprerjet e energjisë elektrike. Për shkak të mbështetjes në një burim energjetik, Kosova ka mungesë të energjisë elektrike gjatë sezonit të dimrit dhe kjo është arsyeja se pse importon pikërisht atëherë kur edhe disponueshmëria e energjisë në treg është e mangët dhe çmimet e larta. Përshkak të kësaj krize energjetike qytetarët, nga e mërkura e 22 dhjetorit, përballen me reduktime të energjisë elektrike. Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik. Fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm. Për këtë arsye, më 25 dhjetor Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Për vendosjen e këtyre masave u njoftua pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, që u mbajt të premten më 24 dhjetor. Sipas vendimit të qeverisë, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët, dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Në vendim më tutje thuhet se Qeveria mund të fillojë me zbatimin e masave menjëherë por se vendimi duhet të shqyrtohet për miratim edhe nga Kuvendi i Kosovës në afat prej shtatë ditësh. Në arsyetim e Qeverisë së Kosovës thuhet se “Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vështirësi të theksuara si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin, dhe krizës globale energjetike q1ë ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare”. Qeveria me tej arsyeton masat me faktin se problemet me furnizim me energji elektrike janë paraqitur sidomos gjatë muajit dhjetor të këtij viti për shkak të avarive të shkaktuara në gjeneratorët e termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B”. Arsye tjetër sipas qeverisë është edhe rritja e theksuar e konsumit të energjisë elektrike.

“Duke pasur parasysh se rreth 85 % e konsumatorëve në Kosovë janë konsumatorë shtëpiak, kërkesa për energji elektrike është rritur dukshëm si rrjedhojë e uljes së temperaturave”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes këtij vendimi, qeveria ka formuar një Komitet Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë që ka për qëllim identifikimin dhe paraqitjen e rekomandimeve për Ministren e Ekonomisë së Kosovës.

Duke parë situatën e krijuar, Shqipëria vendosi të ndihmojë Kosovën me furnizim me energji elektrike në mënyrë që qytetarëve mos tju mungojnë dritat në dy ditët e festave të fundvitit. Shqipëria ka mundur te sigurojë që të furnizojë Kosovën me 7680 megavatë/orë për 31 dhjetorin dhe 1 janarin 2022 ne formën e depozitës dhe pa efekt financiar. Kjo sasi do i kthehet pas Shqipërisë nga Kosova në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator kur vendi ndodhen ne thatësi dhe ka mungesë të rezervave hidrike. Ishte Kryeministri Edi Rama që e bëri lajmi publik teksa shprehej se, pavarësisht se edhe vendi ynë është në krizë energjetike, sërish nuk mund që në gëzime popullore siç është Viti i Ri, të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi.

KRIZA ENERGJITIKE NË BOTË / EUROPA NËN MËSHIRËN E PUTIN

Pothuajse 50 vite pas krizës energjetike të vitit 1973 që zhyti ekonominë globale, planeti përsëri po përballet me një krizë të re në lidhje me energjinë, e cila këtë herë ka të bëjë jo vetëm me naftën, por edhe me gazin natyror. Qeveritë në Bashkimin Europian, të cilat varen drejtpërdrejt nga energjia për gazin dhe naftën, por gjithashtu janë të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Kiotos për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë, tani po përballen me stuhinë e përsosur dhe po kërkojnë mënyra për të mbrojtur të ardhurat e qytetarëve nga rritja e madhe e kostove të energjisë. Shkaqet e kësaj krize energjetike janë kërkesa e lartë dhe furnizimi i kufizuar i gazit natyror nga Rusia dhe Azerbajxhani, i cili përveç familjeve, përdoret edhe nga industria e rëndë dhe e prodhimit të energjisë, duke rezultuar në rritje çmimit të energjisë elektrike Çmimi i gazit natyror që nga fillimi i vitit është rritur nga 19 në 92 euro për Megavat dhe energjia elektrike me shumicë nga 52 në 153 euro për Megavat.

Më pas loja zhvendoset te saktësia dhe rritja, te produktet industriale, lëndët e para, tarifat e anijeve dhe transporti, dhe së fundi tek produktet e domosdoshme dhe supermarketet. Udhëheqësit e BE dhe Christine Lagarde vlerësojnë se fenomeni do të jetë i përkohshëm dhe se pas Krishtlindjeve do të fillojë de-përshkallëzimi dhe racionalizimi i çmimeve të energjisë.

Vlerësohet se faturat e energjisë elektrike dhe ngrohjes për konsumatorët europianë do të rriten me 100 miliardë euro këtë dimër për shkak të rritjes së çmimeve të gazit. Hapat e parë të ndërmarrë nga disa qeveri arrijnë në rreth 10 miliardë euro, por janë një pikë në oqean përballë madhësisë së problemit, sipas një raporti të Bloomberg.

Në Francë, qeveria e Emanuel Macron do të sigurojë subvencione prej 582 milion euro për familjet më të varfra, Italia ka zbatuar një paketë prej më shumë se 3 miliardë eurosh për të kufizuar rritjen e çmimeve në tremujorin e fundit të vitit, Spanja rreth 2.6 miliardë euro për konsumatorët nga taksat mbi kompanitë e energjisë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar njoftoi 500 500 milionë për masa të mëtejshme për familjet më të varfra. Në të njëjtën kohë, kundërmasat po diskutohen në nivel europian bazuar në propozime të ndryshme, të tilla si krijimi i rezervave strategjike të gazit me furnizime të vetme nga BE, ose rishikimi i përgjithshëm i tregut të energjisë elektrike në BE. Sipas disa studimeve, rreth 70-90 milionë familje në Europë do ta kenë të vështirë të plotësojnë nevojat e tyre për energji këtë vit.

Putin exploits Europe's energy crisis - Axios

Fakti është se këtë dimër, udhëheqësit europianë, por edhe biznesmenë, menaxherë, investitorë dhe konsumatorë të zakonshëm, do të presin me ankth dy gjëra: buletinin meteorologjik dhe lëvizjet e rusëve në tregun e gazit. Në fund pritet nëse çmimi i gazit do të stabilizohet në nivele të shtrenjta apo nëse do të kemi në një krizë të re energjetike, me pasoja të paparashikueshme në të gjithë ekonominë. Nëse Rusia – e cila përbën 40% të nevojave të Europës për gaz -hap rubinetin dhe rrit furnizimet siç Vladimir Putin “premtoi” javën e kaluar atëherë furnizimi do të forcohet dhe presionet e çmimeve do të lehtësohen.

(E.H / Dosja.al)

 

 

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kriza energjitike ne bote kriza energjitike ne kosove kriza energjitike ne shqiperi kriza energjitike ne bote kriza energjitike ne kosove kriza energjitike ne shqiperi


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë