Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
RUSI– Presidenti Vladimir Putin ka mohuar synimin e përdorimit të furnizimit me gaz si një armë ekonomike kundër Europës, duke thënë se kjo është një gjë “absolutisht jashtë diskutimit”. Putin tha të mërkurën se Rusia tashmë kishte rritur sasinë e furnizimit dhe ishte gati të furnizonte akoma më shumë, ndërsa Europa po përballet me një krizë energjetike. Pjesa më e madhe e Europës mbështetet tek Rusia për furnizimin me gaz natyror dhe një mori rrethanash e kanë lënë pjesën më të madhe të kontinentit të ballafaqohet me rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.
Rritja e çmimeve të gazit po nxitet nga rritja e kërkesës, ndërsa ekonomitë e vendeve të Europës po dalin nga bllokimet e pandemisë. Rusia është eksportuesja më e madhe e gazit për vendet e BE dhe kritikët e Kremlimit kanë ngritur shqetësimin se Rusia po përfiton nga problemet energjetike të Europës, teksa pritet të miratojë tubacionin e gazit “Nord Stream 2” në Gjermani.
“Ku i përdorim armët? Në cilat konflikte marrim pjesë? Sa i përket armëve ekonomike, kjo është absolutisht jashtë diskutimit. Edhe në periudhat më të komplikuara të Luftës së Ftohtë, Rusia përmbushi rregullisht dhe plotësisht detyrimet e saj të kontratës dhe eksportoi gaz për Europën,” tha Putin duke moshuar akuzat dhe duke shtuar se janë “problemet sistematike” të vetë Europës që kanë shkaktuar krizën aktuale të energjisë.
“Ne i rrisim furnizimet me gaz aq sa na kërkojnë. Sot i rritëm ato me 15%. Nëse do të kërkojnë më shumë, ne do t’i rrisim më shumë. Ne jo vetëm që i përmbushim detyrimet tona të kontratës, por jemi gjithashtu të gatshëm të furnizojmë përtej detyrimeve të kontratës. Por duhet të ketë kërkesa, sepse nuk mund ta dërgojmë këtë gaz drejt askundit”, u shpreh presidenti rus.
Në përgjigje të krizës, Brukseli ka konfirmuar se është i gatshëm të eksplorojë krijimin e një rezerve strategjike në mbarë Bashkimin Europian për gazin natyror. Të mërkurën KE konfirmoi mbështetjen e tij për një skemë të tillë, duke thënë se një “qasje më e integruar evropiane” mund të ulë kostot dhe të zbusë ndikimin e paqëndrueshmërisë së çmimeve.
Përshtatur nga Euronews
(i.d.Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer një vjedhje dhe ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur. Med...
Papa Françesku po planifikon të vizitojë migrantët në ishullin Lesbos në Greqi gjatë një vizite e cila është paraparë për më vonë këtë vit, thanë zyrtarë...
MAQEDONIA E VERIUT- Pesë persona kane mbetur të lënduar pasi një autobus më punonjës është aksidentuar mëngjesin e së premtes në Maqedoninë e Veriut.Sipas Alsat...
AUSTRI– Gazeta austriake “Der Standard”, ka komentuar tensionet e ndodhura në veri të Kosovës ketë javë. Në artikull shkruhet se nga të arrestuarit e poli...
KOSOVË- Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet e vendit merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Që nga formi...
NORVEGJI- Detaje të reja kane dalë mbi sulmin në Norvegji, teksa ditën e djeshme Fendi ishte në ditë zie kombëtare, pas një sulmi brutal në qytetin e vogël të K...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se që nga dje janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.Në njoftimin e përditshë fatmirësisht nu...
LONDËR – Një sinjalizuese e dytë në Facebook ka rënë dakord të dëshmojë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.Sophie Zhang, një ish-shkencëtare e t...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka kërkuar nga qeveria Kurti pezullimin e kufizimit të lëvizjes për ditën e shtunë dhe të dielë, pasi do t...
SHBA– Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se gjatë takimit të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me Sekretarin amerikan të Shtetit,...