LIVE UPDATES
Bota

Lista Serbe premton shtëpi dhe vende pune në zgjedhjet lokale

15 Tetor 2021, 13:48 Nga DOSJA
Lista Serbe premton shtëpi dhe vende pune në zgjedhjet lokale

KOSOVË- Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet e vendit merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Që nga formimi i saj në vitin 2013, ajo ka fituar mbi 90 për qind të votave, drejton të dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe, i ka të dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, si dhe merr pjesë në qeveri.

Shumë zyrtarë të Listës Serbe kanë vende pune në sistemet e Kosovës, por edhe të Serbisë, kështu që marrin paga të dyfishta.

Pas zgjedhjeve të fundit lokale në vitin 2017, misioni vëzhgues i Bashkimit Europian konfirmoi raste të pengimit, kanosjes dhe dhunës të drejtuara ndaj votuesve dhe kandidatëve të partive tjera serbe, në mjediset ku jeton popullata serbe.

Zgjedhjet e rregullta lokale në Kosovë do të mbahen të dielën, më 17 tetor.

Kandidati për kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut është Millan Radojeviq, i cili aktualisht është në atë funksion, por edhe në funksionin e drejtorit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Aftësisë së Kufizuar, institucion ky në kudër të sistemit të Serbisë.

Alleksandar Spiriq, kandidat për këshilltar në Komunën e Mitrovicës së Veriut, tha në tubimin parazgjedhor, më 11 tetor, se autoritetet lokale do të krijojnë kushte më të mira, për çiftet e reja të martuara, në periudhën e ardhshme. Ai theksoi se deri më tash janë ndërtuar shtatë njësi banimi për ta dhe se “së shpejti do të shpallet konkursi”.

“Në ditët në vijim, ne do të fillojmë me ndërtimin e dy ndërtesave të tjera dhe kjo tregon vendosmërinë e të gjithëve për të luftuar së bashku dhe në harmoni, si dhe për të treguar unitet në zgjedhjet e ardhshme”, tha Spiriq.

Konkursi u shpall vetëm disa orë më pas. Këtë konkurs e shpalli i ashtuquajturiorgan i përkohshëm i Mitrovicës, që operon sipas sistemin të Serbisë dhe që nga autoritetet e Kosovës konsiderohet si institucion paralel. Në krye të këtij organi është pikërisht Alleksandar Spiriq.

Këto njësi banimi në Mitrovicën e Veriut, që është një nga katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, janë ndërtuar me fonde nga buxheti i Qeverisë së Serbisë.

Në tubimin parazgjedhor në Mitrovicën e Veriut, po ashtu më 11 tetor, nënkryetari i Listës Serbe dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, tha se “uniteti i popullit serb është i shprehur përmes Listës Serbe”.

“Renovimi dhe rindërtimi i këtyre projekteve u realizua në bashkëpunim me ministrin Goran Rakiq (kryetar i Listës Serbe dhe ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës). Është e vetmja ministri që ofron mbështetje për komunat serbe në Kosovë dhe kjo është e rëndësishme të theksohet”, tha Simiq.

Dy ditë më vonë, më 13 tetor, konkursi për shpërndarjen e 35 njësive të banimit u shpall nga organi i përkohshëm i Komunës së Zveçanit, i cili punon në sistemin e Serbisë dhe drejtohet nga Ivan Todosijeviq. Todosijeviq është deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari aktual i Komunës së Zveçanit është Vuçina Jankoviq, i cili është gjithashtu anëtar i organit të përkohshëm komunal në sistemin serb, ndërkaq kandidat për kryetar të komunës është Dragisha Milloviq, i cili aktualisht është zëvendësdrejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Konkurse për banesa janë shpallur edhe në Komunën e Graçanicës, po ashtu komunë e banuar me shumicë serbe, në afërsi të Prishtinës.

Edhe pse ndërtesat e banimit për çiftet e reja të sapomartuara, për personat që i takojnë kategorisë së rrezikuar shoqërore dhe për të zhvendosurit, përfunduan afërsisht në fund të vitit 2019, autoritetet lokale në Graçanicë, të udhëhequra nga Sërgjan Popoviq nga Lista Serbe, më 1 tetor të vitit 2021, shpallën “thirrje publike për strehim banesor”.

Komuna e Zveçanit, më 12 tetor ka shpallur konkurs për pranimin e 11 infermiereve dhe teknikëve mjekësorë.

Institucionet shëndetësore në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, funksionojnë sipas sistemit të Serbisë dhe ata që vendin e punës e marrin përmes komunave të Kosovës, punësohen në institucionet serbe, ndërkaq pagat i marrin nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.

Edhe kandidatja për kryetare të Komunës së Graçanicës, Lilana Shubariq nga Lista Serbe, në tubimin parazgjedhor të 6 tetorit, njoftoi gjithashtu hapjen e vendeve të reja të punës, në kuadër të “planit për mbijetesën dhe qëndrimin e të rinjve”.

“Tani konkurset e reja janë në fuqi, të cilat ofrojnë edhe vende të reja pune. Përveç sistemeve shëndetësore, përveç punonjësve shëndetësorë, u pranuan edhe njerëz të profileve të tjera”, tha Shubariq.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kësaj here kandidatët e Listës Serbe kanë konkurrencë pothuajse në të gjitha komunat. Fushata e tyre është përqendruar kryesisht në parregullsitë, të cilat, siç pretendojnë ata, po ndodhin.

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, në fushatën e tij, të cilën ai e drejtoi kryesisht përmes rrjeteve sociale, foli për nevojën e heqjes së “pagave të dyfishta”.

“Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është t’i pastrojmë hesapet me të ardhurat e dyfishta. Unë personalisht nuk kam marr kurrë pagë të dyfishtë, por të tjerët e kanë marrë. Kjo është diçka që po e gërryen popullin tonë ”, tha Stojanoviq.

Ai është një ish-anëtar i Listës Serbe, dhe në kuadër të saj ishte zgjedhur zëvendëskryeministër i Kosovës në vitin 2014.

Por, Stojanoviq vendosi që në zgjedhjet lokale këtë herë të kandidojë si i pavarur për kryetar të Komunës së Graçanicës, sepse ishte i pakënaqur me vendimin e Listës Serbe për të propozuar Lilana Shubariqin për kryetare të kësaj komune.

Ai gjithashtu pohoi se Radomir Llaban, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, po ndërhyn në politikën e Listës Serbe, të cilën Serbia, nga ana tjetër, po e kërkon për vuajtje të dënimit me burg.

Në Serbi, në vitin 2011, Llaban u dënua me gjashtë vjet burg për pranimin dhe dhënien e ryshfetit.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq, ka ditë që flet për presionet dhe kërcënimet që pretendohet se po i marrin përkrahësit e tij. Ai nuk i raportoi këto pretendime tek autoritetet, por vendosi që t’i ndante ato me publikun, përmes rrjeteve sociale.

Në një nga postimet në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se ka marrë një numër të madh telefonatash, përmes të cilave e kanë informuar dhe i janë ankuar se “disa bashkëqytetarëve të caktuar po u hiqeshin pagat”.

“Juve njerëz, ju faleminderit që më zgjodhët si përfaqësuesin tuaj. Vetëm shkoni përpara dhe jini të guximshëm!”, ka shkruar Mirkoviq.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ai tha që “dikush po përpiqet t’i frikësojë qytetarët e Kllokotit”, në mënyrë që të mos i japin atij mbështetje në zgjedhjet lokale.

“Kam pasur thirrje të caktuara nga disa nga qytetarët tanë të cilët kanë pasur humbje lidhur me të ardhurat e tyre personale. Konkretisht, atyre u janë hequr pagat. Por, ata janë njerëz të guximshëm dhe do të qëndrojnë… e rëndësishme është që populli e ka vënë re situatën e vërtetë në terren dhe se ndryshimet janë të domosdoshme”, tha Mirkoviq.

Miodrag Milliçeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, konsideron se nuk do të ketë befasi në zgjedhjet e ardhshme lokale, kur bëhet fjalë për komunat e banuara me shumicë serbe.

Ai thekson në çdo zgjedhje “kemi një situatë identike që përsëritet dhe që është përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime parazgjedhore”.

“Ka ndarje të banesave dhe përfitime të ndryshme të tjera që mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve. Jam i sigurt se edhe në këtë rast, nuk do të ketë asnjë ndryshim në lidhje me zgjedhjet e mëparshme. Madje edhe laikët e dinë që kjo nuk është një garë e barabartë dhe këtu nuk mund të bëni kush e di se çfarë. Kështu që ne nuk mund të flasim për barazi të kandidatëve”, tha Milliçeviq.

Dushan Janjiq, nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, konsideron që në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, tashmë është vendosur se kush do të jetë në krye të pushtetit lokal në katër vjetët e ardhshme, gjegjësisht që këto komuna do të jenë përsëri në duart e Listës Serbe.

Sipas vlerësimit të tij, në mesin e serbëve në Kosovë, sundon sistemi njëpartiak, që siç thotë ai, është “shumë i keq dhe prandaj nuk ka shpresë”.

Ai rikujton incidentet që ndodhën në vitin 2013 në veri të Kosovës, kur zgjedhjet lokale në atë rajon u mbajtën për herë të parë sipas sistemit të Kosovës. Asokohe, në Mitrovicën e Veriut, votimi u anulua për shkak të parregullsive.

Janjiq konsideron që incidentet u shkaktuan qëllimisht në atë kohë, në mënyrë që Olliver Ivanoviq, udhëheqësi i Iniciativës qytetare Liria, Demokracia dhe Drejtësia, të mos fitonte.

Ata hynë dhe thyen rreth 20 kuti, ndërkaq që bashkësia ndërkombëtare ndaloi shpejt numërimin në të gjitha komunat në veri. Pra, që nga fillimi, ne nuk kemi zgjedhje të rregullta lokale apo parlamentare në veri të Kosovës. Ndërkaq këto të tanishmet do të jenë të njëjta me të parat. Kjo nuk është mirë”, vlerëson Janjiq.

Olliver Ivanoviq u vra në janar të vitit 2018, vetëm disa muaj pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat ai ishte bartës i listës “Liri, Demokraci, Drejtësi – Olliver Ivanoviq”.

Gjatë fushatës parazgjedhore për ato zgjedhje lokale, të cilat u mbajtën në nëntor të vitit 2017, katër kandidatë u tërhoqën nga lista e tij për shkak të frikësimit, ndërkaq personalisht Ivanoviqit iu dogj vetura në Mitrovicën e Veriut.

Në nëntor të vitit 2013, Ivanoviq ishte kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut dhe pastaj sërish në fillim të vitit 2014, sepse zgjedhjet për atë komunë u përsëritën.

Në të njëjtën ditë (16 janar) kur u vra Olliver Ivanoviq, por vetëm katër vjet më parë (2014), në Mitrovicën e Veriut u vra Dimitrije Janiçijeviq, i cila në zgjedhjet lokale të vitit 2013, mori pjesë në zgjedhje si kandidat i Partisë së Pavarur Liberale. As kjo vrasje nuk mori epilog gjyqësor.

Ato ishin zgjedhjet e para lokale që u organizuan sipas sistemit të Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës./REL/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora lista serbe millan radojevic zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 lista serbe millan radojevic zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet