Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se pavarësisht përpjekjeve të opozitës nuk e ndalin dot krijimin e strukturës së institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re. Në një status në rrjetet sociale Balla shkruan se opozita e zhvilloi ditën e sotme protestën, pikërisht kur në Kuvend do të votohej struktura e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re, dhe kjo sipas tij është bërë e qëllimshme.
Statusi i plotë i Taulant Ballës
Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion (SPAK) në rrugë të mbarë, me një numër të konsiderueshëm kandidatësh (27) për të marrë këtë detyrë të rëndësishme. Politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më, edhe me përpjekjen e sotme.
Nuk është rastësi që akti i i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Megjithatë Kuvendi i shqiptarëve do ta votojë në seancën më të parë javën e ardhshme.
Mandatet që PD dhe LSI paraqitën dorëheqjet nuk janë personale, as të partive respektive, por janë shprehje e vullnetit të popullit. Dorëzimi i dorëheqjeve prej shumë prej deputetëve të këtyre dy partive përbën një tradhëti për të gjithë ata qindra mijëra qytetarë që besuan tek platforma e opozitës në qershor 2017. Kjo sjellje e paprecedentë e PD dhe LSI sot ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin. Por sistemi demokratik në Shqipëri është tashmë i konsoliduar, ndërsa institucionet shqiptare janë partnere të besueshme të SHBA dhe BE.
Prej vitit 2013 Shqipëria ka përshpejtuar dhe thelluar ritmin e reformave, si dhe ka konsoliduar progresin në përmbushjen e pesë përparësive kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, protestat e dhunshme dhe dorëzimi i mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm pak muaj larg mbledhjes së Këshillit Europian në qershor 2019, minojnë qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë.
Ditën e sotme, që ishte edhe dita e fundit e aplikimeve për prokurorët që kandidojnë për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njohur ndryshe si SPAK, kanë dorëzuar dosjet e aplikimeve Irena Nino ( Vujoshi), drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Manjola Kajana, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, dhe Ndini Tavani, Prokuror ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. (Lexo këtu)
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, ka bërë një deklaratë të papritur ditën e sotme, ku në një intervistë për emisionin “45 minuta” të gazetarit...
Tiranë- Opozita ditën e sotme ka zhvilluar një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, e më pas e shoqëruar nga protestuesit ka dorëzuar mandatet në Kryesinë e Ku...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk zgjodhi që të fliste sot për mediat vendase, por duket se nuk ka heshtur. Mesazhet e tij i ka dhënë nga mediat italiane, ...
TIRANË- Opozita ka djegur zyrtarisht mandatet. 56 deputetë kanë firmosur formularët e dorëheqjes në protokollin e Kuvendit, ndërkohë që 5 prej tyre ende nu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka treguar arsyen se përse Opozita vendosi për të djegur mandatet.Ajo shprehet se ndonëse Shqipëria përparoi ndj...
TIRANË- Paraditen e sotme, opozita e bashkuar ka zhvilluar protestën e paralajmëruar më 16 shkurt. Protesta nisi tek Parlamenti, më pas protestuesit dhe de...
Pas mbarimit të protestës së opozitës, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me një grup deputetësh, anëtarë të ...
TIRANË- Kanë kaluar gati 24 orë që prej momentit kur në selinë e Partisë Demokratike, deputetët e opozitës dhe kandidatët që ishin pjesë e listave, hoqën d...
Departamenti i Shtetit i bën thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.Një zëd...
Tiranë- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka kushtuar një letër prekëse të birit, i cili sot ka mbushur 8 vjeç.Me anë të një postimi në rrjetet ...