Blog

Kreshnik Spahiu: DJ dhe përkthyes me 700 euro në muaj: Si i bëri miliona euro, Lulzim Basha, që ndërton pallate e blen vila?

Disa pyetje nga Kreshnik Spahiu
Featured image of article: Kreshnik Spahiu: DJ dhe përkthyes me 700 euro në muaj: Si i bëri miliona euro, Lulzim Basha, që ndërton pallate e blen vila? Lulzim Basha, dhe pamje nga kompleksi ku jeton

1- Pyes socialistët: Sa shumë euro paska kursyer Rama në emigracion për vilat e Surrelit?

Ata përgjigjen: Pikturat e tij ende magjepsnin Parisin

2- Pyes demokratët: Sa shumë paska kursyer Basha si kamarier në Hollandë që bëri pallate në Vlorë dhe vila në Lundër?

Ata përgjigjen: Ishte përkthyesi më i mirë në Kosovë dhe fitonte 700 euro në muaj por edhe vjehrri punoj 6 muaj te VEFA dhe ka lekët e gjithë piramidave!

3- Pyes hajdutët e LSI: S’po ju mbaron akoma thesari Krrabës që Meta ndërron Vilat çdo 6 muaj dhe sponsorizon çdo portal ?

Ata më thonē: Kishte shumë prona vjehrra

(D.m.th mami i Monikës)

4- Pyes tropojanët: Kaq i pasur ishte Berisha në Viçidol që e ka kompensuar kasollen e gjyshit me gjithë bregdetin e Gjirit Lalzit:

Ata përgjigjen: Ishte mjek i famshëm në kohë të Enver Hoxhës dhe i sillnin pacientët mjalt ose arra pasi ky i shpëtonte jetën dhe kurseu shumë nga komunizmi.

Një Koment në “Kreshnik Spahiu: DJ dhe përkthyes me 700 euro në muaj: Si i bëri miliona euro, Lulzim Basha, që ndërton pallate e blen vila?

  1. Po parate e gjykatesve qe transferoheshin apo punesoheshin qe ky Kryetari i Keshillit te Larte ,Kreshnik Spahiu ndante me Bamir Piçkën u harruan!????

Shto Koment