LIVE UPDATES
Ekonomi

Kredia e re në rënie vjetore me 6.3%

30 Nëntor 2020, 06:01 Nga DOSJA

Kreditimi i ekonomisë qëndroi në nivele të mira edhe për muajin tetor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e dhënë nga sektori financiar kishte vlerën e 20.6 miliardë lekëve, në nivele të përafërta me shtatorin.

Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kredia e re pësoi një rënie të lehtë me 5%. Për 10 mujorin 2020, kredia e re për ekonominë kishte vlerën e 187 miliardë lekëve, në rënie me 6.3% krahasuar me një vit më parë.

Deri tani, kreditimi i ekonomisë duket se është prekur në mënyrë të pjesshme nga pasojat e krizës ekonomike të lidhur me pandeminë. Rënia e kredisë së re ka qenë më e fortë tek individët, me 10.5%, ndërsa për bizneset rënia është rreth 5.9%. Sidoqoftë, vlen të theksohet se rënia e kredisë për individë erdhi sidomos në periudhën e mbylljes së ekonomisë, ndërsa pas qershorit huadhënia në këtë segment i është rikthyer ritmeve normale. Tek biznesi, ngërçi i muajve të mbylljes është kompensuar pjesërisht nga mbështetja me skemat e garancisë sovrane. Sipas Bankës së Shqipërisë, deri në fund të shtatorit, kredia e mbuluar me garanci nga qeveria kishte vlerën e rreth 50 milionë eurove.

Megjithëse duket se kreditimi paraqitet i kënaqshëm për rrethanat që po kalon ekonomia, shifrat e kredisë së re mund të mos japin një ide plotësisht të saktë të flukseve reale të kredisë që injektohet në ekonomi. Kjo sepse një pjesë e konsiderueshme e kredisë janë rifinancime ose zhvendosje të kredive nga njëra bankë tjetra, për kushte më të favorshme. Bankat që i blejnë këto kredi i raportojnë si disbursime të reja dhe në statistika ato llogariten si të tilla.

Në total, stoku i kredisë për ekonominë pësoi një rënie me rreth tre miliardë lekë në muajin tetor. Por, kjo erdhi kryesisht nga tkurrja me rreth katër miliardë lekë e stokut të kompanive publike. Me sa duket, kjo ka ardhur si pasojë e mosrinovimit të një pjese të overdrafteve të maturuara të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Edhe portofoli i kompanive private pësoi një rënie me 1 miliardë lekë. Përfundimi i moratoriumit ka sjellë rifillimin gradual të pagesave dhe ky faktor tashmë ka nisur të ketë një ndikim në rritje në amortizimin e portofolit ekzistues. Por, pozitiv për tetorin është rritje e mëtejshme me dy miliardë lekë e stokut të kredisë për individët.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të tetorit portofoli kishte vlerën e 592 miliardë lekëve ose rreth 4.8 miliardë euro. Me bazë vjetore, kredia vazhdon të qëndrojë në rritje, me rreth 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditimi individëve dhe bizneseve private ka ritme rritjeje pranë nivelit të 6%, ndërsa rritja mesatare është ulur nga tkurrja me pothuajse 40% e portofolit të kompanive publike. /E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi kredia e re ne shqiperi ekonomia ne shqiperi kredia e re ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Nëntor 2020, 06:33

Përpjekjet për të shmangur qarkullimin e cash

TIRANË– Institucionet financiare në vend, të asistuara nga donatorët, prej vitesh janë përpjekur për të reduktuar qarkullimin e parasë cash, por nism...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet