LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Nëse unë futem në burg, ti bëj gati arkivolin e vajzës’/ U fejua me të miturën, si emigranti shantazhon pas ndarjes

27 Nëntor 2020, 12:16 Nga DOSJA
‘Nëse unë futem në burg, ti bëj gati arkivolin e

Një 15-vjeçare që hyri në lidhje me një emigrant në Angli po kërcënohet prej ditësh nga ish i dashuri që i bën asaj presion përmes rrjeteve sociale. Rasti u regjistrua në komisariatin e Farkës bëjnë me dije burime të gazetës Si që sqarojnë se e mitura vendosi ta ndërpresë historinë, por pas këtij vendimi ish i dashuri pretendon që ka investuar tek ajo përmes dhuratave të shumta dhe ndaj ajo duhet t’i kthejë të gjitha. Në të kundërt fotografitë e vajzës do të shpërndahen në ambientet e jashtme të shkollës private që vajza po ndjek.

Denoncimi u krye nga e ëma e 15-vjeçares pohojnë burimet e sigurta të gazetës Si sipas të cilave janë administruar një sërë komunikimesh në Whats App dhe Instagram ku i riu paralajmëron se ka nisur numërimi mbrapsht i kohës dhe në rast mos reagimi ai do fillojë të veprojë. Por kërcënimi për dhuratat shikohet nga policia si një justifikim, duke qenë se nga shikimi i deritanishëm i komunikimeve virtuale kuptohet që i riu po vepron në këtë formë pasi u braktis nga e mitura.

“F.G. ishte i fejuar me vajzën që është 15 vjeçe. Ai po na kërcënon të dyjave duke postuar fotografi gjatë kohës që kanë qenë të fejuar dhe shantazhon- në qoftëse ju nuk më ktheni lekët që kam shpenzuar me vajzën tuaj unë do publikoj fotografitë”. Por problemi është kthyer në një ankth për vajzën dhe të ëmën, kur ish i dashuri ka hapur një llogari në instagram dhe prej aty ka bërë followers me nxënësit e shkollës ku 15-vjeçarja ndjek arsimimin. “Ai ju ka shpërndarë foto të vajzës disa nxënësve. Ata e kanë marrë vesh pasi dy djem në shkollë i kanë thënë sime bije që kanë foto intime të sajat që ua ka dërguar dikush nga instagrami”.

E terrorizuar e mitura ka kërkuar ndihmë nga e ëma që ka folur me ish partnerin e të bijës, i cili më herët për shkak të dashurisë së vajzës ishte pranuar dhe lidhja e tyre kishte qenë për pak muaj familjare. “I shkrova ish të fejuarit të sime bije dhe mu përgjigj, e kam ndarë mendjen, nëse unë futem në burg t’i bëj gati arkivolin e vajzës”.

Policia pohon për gazetën Si se kërcënimet janë shpeshtuar 10 ditët e fundit dhe sipas këqyrjes me procesverbal rezulton se fillimisht çifti qëndroi i lidhur për gjashtë muaj. E mitura tha një burim i gazetës Si u nda me F. G një vit më parë me këmbënguljen e familjarëve të saj, të cilët edhe pse e kishin pranuar të dashurin e saj si të fejuar, ndërkohë ishin të shqetësuar për moshën e tij të madhe. “Ai nuk kishte informacion që vajza ishte nën moshë. Madje gjatë lidhjes të dy ata duheshin aq shumë sa hapën një llogari instagrami të përbashkët. Por me kalimin e kohës meqenëse djali është emigrant në Londër ime bijë filloi të kuptojë se primare ishte shkolla”, shton e ëma. Kur 15-vjeçarja i dha fund lidhjes, veprimi i saj i parë ishte mbyllja e përbashkët e instagramit dhe kjo e ka nxehur keqazi të riun. “Ai hapi një adresë tjetër instagrami me emrin e time bije. Më pas më telefonoi dhe më tha – kam paguar dy djem nga 500 paund, u kam thënë do t’i lani këto fotografi dhe do t’i varni tek shtyllat e shkollës”.

Policia pranon se pas denoncimit ka dërguar pranë laboratorit për këqyrje të gjitha llogaritë virtuale të hapura nga i dashuri i zhgënjyer, i cili ndonëse kërkon t’i kthehen pas dhuratat, nuk është i qartë se sa është vlera që ai ka shpenzuar për hatër të dashurisë. Kjo çështje po mbahet nën mbikëqyrjen e njësisë kundër krimeve kompjuterike për veprat e përndjekjes, dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale shantazhe me fotot shantazhe me fotot

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj