LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosovë-Serbi / DW: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

6 Dhjetor 2021, 06:38 Nga DOSJA

KOSOVË – Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh edhe drejtues i delegacionit serb për dialogun me Kosovën.

Ministria e Punëve  të Jashtme të Kosovës, tha se “Petkoviq pavarësisht se në vazhdimësi ka dhënë garanci se do të përmbahet nga deklaratat nxitëse, në vizitat e tij të fundit në Kosovë, ai ka bërë deklarata provokuese”.

“Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tre vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit ‘universitetet’ në Mitrovicë të Veriut”, thanë zyrtare të qeverisë së Kosovës.

Petar Petkoviq kishte planifikuar të qëndrojë dy ditë në Kosovë për të marrë pjesë në një manifestim në Manastirin e Deçanit. Ai tha se ndalimi për të hyrë në Kosovë është i “pakuptimtë”. “Kjo është hera e katërt që autoritetet në Prishtinë pengojnë vizitën e drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi. Për këtë shtrohet pyetja nëse faktorët ndërkombëtarë janë të gatshëm të frenojnë Albin Kurtin në fushatën e tij destruktive kundër gjitha arritjeve të Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel gjatë procesit të dialogut. Me çdo lëvizje që po bën, Albin Kurti na distancon nga dialogu”, thuhej në reagimin e zyrës së Petkoviqit.

Edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq u shpreh për ndalimin e vizitës së Petkoviqit duke kërkuar reagimin e BE-së.

“Gjëja më e çuditshme në këtë situatë është se ky ndalim ndodh vetëm disa ditë pasi Bashkimi Evropian i bëri thirrje në mënyrë eksplicite Prishtinës që të respektojë marrëveshjet dhe ta lejojë Petkoviqin të vizitojë Kosovën”, u shpreh Brnabiq. Kryeministrja serbe i drejtohet Bashkimit Europian:”Unë pyes Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar, deri kur është kështu? Sa kohë mendoni se e toleroni këtë sjellje të Prishtinës?”

Sipas mediumit serb Novosti, Brnabiq i është drejtuar me një kërkesë BE-së: “Kërkoj nga Bashkimi Evropian që të përcaktojë qartë sjelljen e Prishtinës dhe në fund të na bëjë të ditur nëse qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve dhe sigurimi i një jete normale për popullsinë e saj në Kosovë, apo nëse këto janë bisedime që janë qëllim në vetvete.”

Serbia kundërpërgjigjet

Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy ditë pas, qeveria e Serbisë nuk lejoi një vizitë të katër ministrave kosovarë në Luginën e Preshevës dhe vendimin për ndalim, autoritet serbe ua komunikuan autoriteteve kosovare vetëm disa orë para nisjes, Vizita ishte parashikuar të zhvillohej nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, ministrja e Arsimi, Arbërie Nagavci dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se vizita në Luginë të Preshevës ishte planifikuar shumë kohë më parë dhe refuzimi nga ana e Beogradit ishte pa ndonjë arsye.

“Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd u refuzua pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë. Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye për refuzimin”, shkroi Liburn Aliu. Sipas tij refuzimi i kërkesës për vizitë në Luginë të Preshevës “është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, shkroi Aliu.

BE: Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet

BE ka reaguar pas situatës së krijuar me ndalimin e vizitave të ndërsjella të zyrtarëve kosovarë në Serbi dhe atyre serbë në Kosovë. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se “Prishtina dhe Beogradi duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më herët për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve”. Njëra ndër marrëveshjet është edhe lejimi i vizitave të njoftuara më parë në vendet përkatëse të zyrtarëve të të dyja vendeve.

“Ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e së kaluarës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare. Vizitat zyrtare janë një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve pasi ofrojnë një mundësi për më shumë ndërveprim dhe komunikim mes palëve”, tha Peter Stano. Ai thotë se “sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që të çojnë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojnë në punën e përgjithshme në kontekstin e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Kthim në dialog?

Autoritetet ndërkombëtare vazhdimisht i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen tavolinës së dialogut për normalizim marrëdhëniesh. Vetëm brenda dy javësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi dy herë në telefon me të ngarkuarin e SHBA-ve për mbikëqyrjen e politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar. Në një njoftim të kryeministrisë së Kosovës një ditë më parë  thuhet se “SHBA-të janë të përkushtuara që të ketë përparim në dialog dhe mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike”.

“Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja reciproke. Ndërkaq, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.

Pritet para fundit të këtij viti të ketë një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiq, por kjo akoma nuk është konfirmuar. Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se “Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve”. “Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Josep Borrell. Një javë më parë në Prishtinë dhe Beograd qëndroi i ngarkuari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajҫak në përpjekje që të aranzhojë një takim siҫ u tha rezultativ Kosovë-Serbi. Sipas tij,  “BE-ja shpreson se do të mbahet takimi para fundit të vitit”.

“Nuk është në pyetje takimi, sepse liderët janë takuar dy herë, por siç e dini nuk ka pasur rezultate pozitive. Kësaj here, ambiciet tona janë ndryshe dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe për t’u pajtuar se cili do të jetë rezultati”, tha Lajçak duke shtuar se “palët kanë shprehur vullnet të mirë për procesin e dialogut dhe ne vetëm duhet të sigurohemi që takimi do të prodhojë rezultate”. (Deutsche Welle)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore dialogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet