Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kosova zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Jerusalem, njoftoi të dielën, më 14 mars, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
“Në pamundësi për të qenë prezentë në Jerusalem, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që pllakën e zbuluar nga ministri (i Jashëm i Izraelit, Gabriel) Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
MPJD-ja thotë se me hapjen e hapjen e Ambasadës së saj në Jerusalem, Kosova ka përmbushur zotimin e dhënë më 1 shkurt, kur të dyja shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thotë Ministria e Jashtme dhe e Diasporës.
E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael është Ines Demiri, e cila më 26 shkurt njoftoi përmes Twitter-it se ka arritur në Izrael. Ajo pritet të jetë ambasadorja e Kosovës në këtë shtet.
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Në dokumentin e nënshkruar nga Kosova, është paraparë njohja e ndërsjellë me Izraelin, ndërkaq, në rastin e Serbisë, është paraparë zhvendosja e Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që ende nuk ka ndodhur.
Hapjen e Amasadës së Kosovës në Jerusalem e kishte kundërshtuar Bashkimi Evropian. Më 2 shkurt, BE-ja e quajti vendim fatkeq hapjen e kësaj ambasade në qytetin e Jerusalemit, statusin e të cilit, blloku evropian e konsideron të pazgjidhur.
Kundërshti kishte shprehur edhe Ambasada turke në Prishtinë si dhe Liga Arabe. Kjo e fundit, i kishte bërë thirrje Kosovës që të heqë dorë nga ky vendim, dhe t’i përmbahet rezolutave ndërkombëtare mbi Jerusalemin.
Në fund të vitit 2017, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi për vendimin e qeverisë së tij që të njihte Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Më këtë, SHBA-ja mori vendim që të zhvendoste edhe Ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.
Veprimi i SHBA-së nxiti reagime të shumta ndërkombëtare, pasi shumica e fuqive botërore nuk e njohin sovranitetin e Izraelit mbi të gjithë Jerusalemin dhe thonë se statusi përfundimtar i tij duhet të vendoset përmes negociatave për paqe në Lindjen e Mesme.
Konflikti izraelito-palestinez është një konflikt i vazhdueshëm që ka filluar dekada më parë.
Ka pasur përpjekje të shumta për zgjidhjen paqësore të problemit, mirëpo konflikti është prezent edhe sot.
Marre nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së të mbajtur sot ka f...
KOSOVË– Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e kryetarit të LDK-së.Përmes një deklarate për mediat pas dorëheqjes, Mustafa ësh...
MIANMAR– Të paktën dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin e Mianmarit, Rangoon, teksa forcat e sigurisë po vazhdojnë shtypjen e protestave kund...
Partitë opozitare shqiptare ASH-Alternativa kanë vendosur që me qindra e mijëra amandamente të vazhdojnë të pengojnë miratimin e ligjeve, pasi insistojnë për da...
KOSOVË– Një muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur për të zgjedhur udhëheqjen e saj të re, që do të përballet ...
PRISHTINË– Një grua grua rreth të 50-ve është vrarë nga burri i saj mëngjesin e sotëm në Prishtinë dhe më pas i dyshuari ka vrarë edhe veten.Sipas raportim...
JERUSALEM– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si ...
IRAN– Punonjësja humanitare britaniko-iraniane, Nazanin Zaghari-Ratcliffe ka thënë se gjyqi i dytë ndaj saj, nën akuzat për “propagandë ndaj sistemit”, ës...
TURQI– Në Turqi, një temë e njohur po diskutohet përsëri: ikja e talentëve – ose në turqisht “beyin gçcü” (rrjedhja e trurit). Gj...
GREQI– Në 8 ishuj grek ka përfunduar vaksinimi dhe tashmë janë “Free Covid”, gati për nisjen e sezonit turistik veror.Bëhet fjalë për destinacionet ishullore të...