LIVE UPDATES
Bota

Maqedoni e Veriut: Bllokim i punës së Kuvendit

14 Mars 2021, 11:44 Nga DOSJA
Maqedoni e Veriut: Bllokim i punës së Kuvendit

Partitë opozitare shqiptare ASH-Alternativa kanë vendosur që me qindra e mijëra amandamente të vazhdojnë të pengojnë miratimin e ligjeve, pasi insistojnë për dakordim me shumicën rreth propozim ligjit të tyre për shtetësi. Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit opozitar Skender Rexhepi-Zejdi thotë se opozita është e interesuar  që të zgjidhet bllokada e punës së Kuvendit por me një marrëveshje të përbashkët. Nuk është me rëndësi mënyra dhe nga kush zgjidhet bllokada, por se qenësore për ata është që qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre për shtetësi, thotë Rexhepi.

“Për ne është me rëndësi të zgjidhet çështja e shtetësisë, kjo mund të bëhet me marrëveshje në kuadër të Kuvendit, por mund të bëhet edhe më takim liderësh. Për ne është me rëndësi që qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre për shtetësi”, thotë Rexhepi.

Integristët të interesuar për zhbllokimin e Kuvendit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është shprehur i gatshëm të ulet dhe të bëjë kompromis me opoziten shqiptare për ta debllokuar punën e Kuvendit. Sipas tij shumica parlamentare është stabile, Kuvendi po funksionon, por ka disa ligje që janë bllokuar në komisione të cilat drejtohen nga opozita.

“Shumica parlamentare është stabile nuk ka asnjë shqetësim. Disa ligje janë bllokuar në komisione të cilat drejtohen nga opozta, kjo nuk është mirë, ligjet duhet të miratohen. Ne jemi të hapur, në demokraci postulat kryesor është negociata, kompromisi, dialogimi, asnjëherë nuk i shmangemi këtij postulati”, është shpreh lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Zaev: Nëse është nevoja do të zhvillojë takim liderësh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka shprehur gatishmëri për mbajtjen e një takimi të liderëve të partive parlamentare. Përveç partive në opozitë, ai ka thënë se është i gatshëm të ulet edhe me partitë më të vogla të përfaqësuara në Kuvend për të tejkaluar të gjitha dallimet dhe mosmarrëveshjet.

“Amendamentet e opozitës kanë bllokuar punimet e Kuvendit. Kuvendi është vend ku duhet të bisedohet dhe zgjidhen mosmarrëveshjet, në rast se ka nevojë për takim liderësh edhe atë do ta bëj, do të thërrasë takim liderësh, edhe me opozitën maqedonase edhe me opozitën shqiptare. Bllokimi i Kuvendit dëmton interesat e qytetarëve, këtë nuk duhet ta lejojmë”, është shprehur kryeministri Zaev.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela e kundërshton takimin e liderëve, sipas tij zhbllokimi i ligjeve do të bëhet vetëm në rast se zhbllokohet ligji për shtetësi.

“Nuk mendoj se ka nevojë për takim liderësh. Nuk e di pse duhet të ketë nevojë për një gjë të tillë. Le të hiqet bllokimi për ligjin për htetësi , atëherë edhe ne e bëjmë të njëjtën”, ka thënë Sela.

Me kushtëzime nuk zgjidhen mosmarrëveshjet

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev po përballet me mungesën e numrave në Kuvend në miratimin e ligjeve. Thirrja e kryeministrit Zoran Zaev për një takim liderësh në të cilin do të kërkohej një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në Kuvend dhe shqyrtimin e mundësisë për një qeveri të zgjeruar, nuk mund të japë rezultate konkrete, vlerësojnë analistët.

Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë në të cilën ka një pushtet të dobët dhe një opozitë akoma më të dobët, thotë analisti Agim Jonuz.

“Nuk besoj se kryeministri Zaev ka qëllime fisnike për të ndihmuar vendin duke e përfshirë opozitën në qeveri, më shumë besoj se Zaev kërkon bashkëpjesëmarrës për përgjegjësinë e tragjedisë aktuale, e cila rritet çdo ditë e më shumë”, thotë Agim Jonuz.

Analisti Mersel Bilalli thotë se faktorë relevantë të huaj janë të mendimit se qeveria nuk ka kapacitet t’i çojë përpara ligjet kryesore reformuese, dhe aq më pak t’i zbatojë të njejtat. Sipas tij vendi do të fitojë një qeveri ekspertësh dhe se nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Jemi në prag të zhvillimeve interesante që do të ndodhin gjatë muajve të ardhëshëm. Faktori i jashtëm do të dalë me ofertë serioze për një qeveri të zgjëruar ekspertësh, por me mbështetje të politikës vendore”, thotë Bilalli.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll
Bota 14 Mars 2021, 09:59

Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

JERUSALEM– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës  ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës