LIVE UPDATES
Bota

Kosova, vendi pa asnjë gazetë të shtypur

14 Mars 2021, 21:39 Nga DOSJA
Kosova, vendi pa asnjë gazetë të shtypur

Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon dhe Evropë pa ndonjë gazetë të tillë, revistë javore apo mujore, thonë Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi.

Zhvillimi i teknologjisë, e veçmas përdorimi i internetit në masë të madhe, politizimi i gazetave, vështirësitë financiare të kompanive mediale dhe së fundmi pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, sipas tyre, janë faktorët që kanë ndikuar në shuarjen e mediave tradicionale. 

Deri para një viti në Kosovë, tregon Mushkolaj, janë botuar katër gazeta ditore: “Koha Ditore”, “Epoka e Re”, “Zëri” dhe “Bota Sot”. Por, në muajin mars të vitit të kaluar, këto ndërprenë botimin, pas vendosjes së masave kufizuese nga qeveria e atëhershme, për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe futjen e vendit në izolim, dhe këto media vazhduan punën online.

Çështja e financimit mbetet një tjetër problem, thotë Mushkolaj, duke konsideruar të vështirë rikthimin e botimit të tyre.

Pandemia i dha një goditje përfundimtare të botimit të gazetave, për shkak se kostoja e botimit të gazetave në njërën anë dhe anën tjetër tirazhet jo të mëdha të këtyre gazetave, shuma e vogël e mjeteve financiare të gjeneruar nga shitja, janë arsyet kryesore që një gjë e tillë ndodhi. Pas përfundimit të pandemisë do të jetë e vështirë që këto gazeta të mund të rifillojnë të dalin në treg, për shkak se pa një ndihmë financiare, që do duhej të vinte nga institucionet, kjo është e pamundur”, tha Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Një nga gazetat që kishte qëndruar në treg për 20 vjet ishte e përditshmja “Zëri”. Kjo gazetë kishte filluar të shtypet në vitin 2000, me një tirazh në mbi 7.500 kopje në ditë, kurse botimin e ka ndërprerë më 14 mars të vitit të kaluar dhe funksionin në formën online, thotë drejtori financiar i këtij mediumi, Ismail Musliu.

Kostoja e shtypit është e lartë, fuqia blerëse dhe publikimi i reklamave kishte rëndë dukshëm. Shtypjen e gazetave pa e mirëmbajtur dikush, nuk mund vetë të ekzistojë”, tha Musliu.

Gazetat në “xhep”

Qytetarë të moshave të ndryshme në Kosovë japin mendime të ndryshme sa i përket rëndësisë së ekzistencës së gazetave të printuara në treg. Afrim Shala, ka punuar si ekonomist në një nga ndërmarrjet publike. Ai kujton se çdo mëngjes ka blerë një nga gazetat e botuara dhe tashmë i mungojnë shumë.

“Unë kam lexuar gazetat, duke filluar nga ‘Rilindja’, ‘Bujku’, e tani gazetat tjera ditore që kanë qenë pasluftës. Mua më mungojnë shumë sepse të lexuarit e gazetës është më mirë edhe për shëndet edhe për çështje tjera. Edhe të kuptuarit është më i lehtë, ndryshe nga interneti. Në fletë e përjeton ndryshe rrëfimin apo ngjarjen”, thotë Shala.

Artan Duriqi, shitës në një nga kioskat në qendër të kryeqytetit, tregon se nga muaji mars i vitit të kaluar asnjë gazetë ditore më nuk del në treg. Ai tregon se ka raste kur kërkohen, në të shumtën e rasteve nga moshat më e vjetër.

“Para pandemisë janë shitur, jo shumë, por ka pas kërkesa”, tha Duriqi.

Por, një qytetar tjetër, i cili blinte gjëra në kioskë, i pyetur a i mungojnë gazetat, shprehet se të “gjitha gazetat i ka në xhep”, duke aluduar në telefonin e mençur. Zhdukja gazetave të printuara nga tregu nuk duket interesante për Arbër Beqirin, 18 vjeç. Ai thotë se internetin e përdorë si burim të informacionit.

“Përdorë teknologjinë e avancuar për të marr informacione, pasi është më lehtë dhe më shpejtë. Për gazetat e kam parë gjyshin duke lexuar, por tashmë as ai nuk i lexon”, thotë ai.

Përdorimi i internetit sfidon gazetat e printuara

Zhvillimi i teknologjisë, thotë Mushkolaj, sidomos përdorimi i internetit në masë të madhe nga qytetarët, për shkak të shpejtësisë së përhapjes së lajmit si dhe kostos më të vogël në shpërndarjen e lajmit, ka ndikuar që kompanitë mediale të ofrojnë shërbime vetëm online.

“Duhet të merret parasysh se Kosova është shumë mirë e mbuluar me internet dhe qytetarët e Kosovës janë përdorues të mëdhenj të telefonave mobil dhe të pajisjeve të tjera, ku qasja në këto përmbajtje online është jashtëzakonisht e lehtë. Kjo është një ndër faktorët kyç, por mos të harrojmë se jo të gjithë qytetarët e Kosovës dinë apo duan të kenë qasje në përmbajtje online. Kështu që, është e domosdoshme dhe e nevojshme që të ketë edhe një media të shkruar”, shprehet ai.

Përdorimi i internetit viteve të fundit ka pasur rritje të madhe në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 93 për qind e kosovarëve kanë qasje në internet. Kurse, numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G ka arritur në 1,3 milion përdorues.

Disfatë kulturore, politike dhe biznesore për gjithë shoqërinë e konsideron shuarjen e gazetave ditore, Milazim Krasniqi, profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Ai ndryshe nga Mushkolaj, shprehet se politizimi i gazetave të printuara dhe mungesa e një vullneti politik për të mbajtur në jetë shtypin ditor, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në shuarjen e tyre.

Afërsia e pronarëve të gazetave me partitë politike ka dëmtuar reputacionin e mediave të shkruara. Kjo tashmë është konsumuar dhe paraqiti krizën në të cilën jemi”, thotë Krasniqi.

“Këto të dyja se bashku kanë sjell krizën. Përndryshe teknologjia informative, siç ka mundur të jetë hendikep, mund të jetë edhe favor sepse zhvillimi teknologjik, ka mundur dhe mundet të ulë koston e përgatitjes së gazetave, të rritë efikasitetin dhe imazhin e tyre në sytë e publikut që të identifikohen me atë media. Kjo ndodh në gjithë botën dhe as që bëhet fjalë për shuarje të gazetave”, thekson ai.

Rikthimi i “Rilindjes”

Profesor Krasniqi vlerëson se institucionet e Kosovës duhet të krijojnë politika për të mbrojtur tregun e gazetave të botuara. Madje, sipas tij, Kuvendi i Kosovës duhet të krijojë bazë ligjore që të rikthehet në treg gazeta e parë në Kosovë, “Rilindja”, fillimisht si gazetë publike. Kosova, thotë Krasniqi, duhet të ketë minimumin tri gazeta ditore në treg.

“Diçka duhet të bëhet sepse mbyllja e të gjitha gazetave nuk ka rezultuar me asnjë deklaratë as nga zyrtarët e kuvendit, as të qeverisë dhe as të partive politike. Pra, është një injorancë kolektive e kësaj elite politike dhe kjo tregon edhe shkakun kryesor të mbylljes së gazetave ditore. Sikundër që tregon edhe heshtja e pronarëve të mediave, tregon një konsumim të tyre në tregun medial”, thotë Krasniqi.

Gazeta e parë shqipe në Kosovë ishte “Rilindja”, që fillimisht ishte gazetë e përjavshme. Kurse nga viti 1958 kjo gazetë ishte e përditshme, ku tirazhi maksimal ka arritur në mbi 200 mijë ekzemplarë. Në vitin 1990 botimi i saj u ndalua nga pushteti i atëhershëm serb, për të rinisur përsëri në vitin 1999, pas hyrjes se forcave të NATO-s në Kosovë. Gazeta “Rilindja” u mbyll në vitin 2002, pas largimit nga Pallati i Rilindjes.

Edhe Mushkolaj pohon se në tregun e Kosovës duhet të ekzistojë shtypi ditor, qoftë edhe në mënyrën publiko-private.

“Për fat të keq Kosova ka kohë që e ka mbyllur gazetën e parë të botuar, ‘Rilindjen’, dhe kjo ka kaluar në heshtje. Ndryshe nga vendet e rajonit, ku 90 për qind e mediave që kanë ekzistuar në kohën e ‘Rilindjes’ vazhdojnë të funksionojnë, kjo tregon se çfarë qasje kemi ne si shoqëri ndaj gazetarisë. Duhet të gjendet një gazetë publiko- private, që të mund të funksionojë në treg edhe për shkak të një lloj trashëgimie kolektive historike dhe kulturës që ekziston në çdo vend të botës”, tha ai.

Në vitin 2009, vetëm një vit pas shpalljes se pavarësisë, në Kosovë janë botuar tetë gazeta ditore, të gjitha në gjuhën shqipe. Në një hulumtim të Institutit të Kosovës për Hulumtime dhe Zhvillim Politikash (KIPRED), realizuar në vitin 2010, thuhet se tetë gazetat ditor (“Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Express”, “Epoka e Re”, “Bota Sot”, “Info Press”, “Zëri” dhe “Lajm”), kanë pasur kanë tirazh mes 25.000 dhe 35.000 kopje. Ky numër në atë kohë ishte vlerësuar tejet i ulët në krahasim me popullsinë e përgjithshme (2.1 milion banorë). Në atë kohë, tre në pesë njerëz lexonin një gazetë ditore.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gazetat ne kosove kosove gazetat ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës