LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarët e Luginës në hall me pasivizimin e adresave

14 Mars 2021, 21:03 Nga DOSJA
Shqiptarët e Luginës në hall me pasivizimin e adresave

Vitin e kaluar, Teuta Fazliu u njoftua nga autoritetet komunale të Bujanocit se emri i saj është hequr nga lista e vendqëndrimit, ku kishte qenë e regjistruar.

Fazliu thotë për Radion Evropa e Lirë se me pasivizimin e adresës së saj dhe shumë banorëve të tjerë të komunave jugore të Serbisë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Beogradi zyrtar po bën shkelje të të drejtave të njeriut.

“Kanë filluar që vendqëndrimet t’i pasivizojnë, do të thotë t’i fshijnë emrat e njerëzve nga vendqëndrimet. Unë jam një nga viktimat e radhës në këtë çështje. Në momentin që ta pasivizojnë atë adresë, më nuk ke të drejtë të aplikosh për dokumente. Do të thotë, derisa ka ke afat në dokumente, mund t’i shfrytëzosh ato, siç është pasaporta, letërnjoftimi, patentëshoferi, libreza shëndetësore”, tregon Fazliu.

Ajo thotë se pasi një person, të cilit i është pasivizuar adresa, paraqitet që të marrë dokumente të reja, autoritetet i thonë se nuk mund të aplikojë për dokumente të reja, pasi nuk ka vendqëndrim.

Teuta Fazliu, që viteve të fundit jeton në Kosovë, thotë se ka shumë raste kur shqiptarët, që janë nga këto komuna në jug të Serbisë, nuk janë njoftuar fare se janë hequr nga lista e vendbanimeve. Ajo ka deponuar ankesa në instanca të ndryshme, përfshirë edhe në Gjykatën Administrative dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Unë e kam bërë edhe një ankesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme sepse policia i raporton Ministrisë. Ata pas dy muajve më kanë kthyer përgjigje negative, duke thënë se unë nuk kam të drejtë ankese dhe e kanë shkruar në deklaratë se unë nuk jetoj këtu, jetoj dhe punoj në Prishtinë dhe jam e martuar me kosovar. Do të thotë, një paragraf shumë i paarsyeshëm”, tha Teuta Fazliu.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – që njihen edhe si Lugina e Preshevës – thonë se viteve të fundit është rritur dukuria e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Sipas tyre, pasivizimi i adresave, po e ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, thotë për Radion Evropa e Lirë se po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që të ndalet pasivizimi i adresave.

“Këto vendime janë anti-kushtetuese dhe anti-civilizuese. Ne e kemi konsideruar se ky proces është sa masovik po aq edhe selektiv ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe më së miri e dëshmon gjendja në Komunën e Medvegjës”, tha Mustafi.

Ai shtoi se sipas të dhënave zyrtare, në vendbanimet shqiptare në Komunën e Medvegjës, në tri vjetët e fundit janë pasivizuar rreth 1.800 adresa, në Bujanoc 600, ndërkaq për Komunën e Preshevës nuk ka të dhëna zyrtare. Megjithatë, sipas vlerësimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Mustafi thotë se janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.

Mustafi tha se spektri politik në Luginën e Preshevës ka përgatitur raporte të ndryshme të cilat i janë dërguar edhe faktorit ndërkombëtar, për të pasqyruar gjendjen në këto komuna në Serbi, ku banojnë shqiptarë.

“Jemi shumë të interesuar që këtë proces ta çojmë deri në fund sepse e drejta është në anën tonë dhe krahas saj do të kërkojmë drejtësi”, tha ai.

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi, kanë shprehur shqetësimin që shqiptarët që janë larguar nga Lugina e Preshevës drejt Kosovës që nga viti 1999, nuk e kanë të rregulluar statusin civil as në Kosovë.

Prej vitit 2018 deri në fund të vitit 2020, 816 persona nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë fituar të drejtën e shtetësisë së Kosovës. Sipas Departamentit për shtetësi, azil dhe migracion, numri më i madh i personave që kanë kërkuar shtetësi të Kosovës, janë ata nga Serbia.

“Numri më i madh i personave që fitojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës i përkasin grupmoshave 18-34 dhe 35-64. Kërkesat për fitim të shtetësisë janë nga personat me shtetësi serbe, shqiptare, maqedonase etj”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Numri më i madh i atyre që u bënë shtetas të Kosovës ishte në vitin 2018, përkatësisht 349 persona.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, thanë se nuk e dinë arsyen e kërkesave për të pasur shtetësinë e Kosovës, por siç thanë, “të gjitha ata që i plotësojnë kriteret sipas Ligjit për shtetësi, përfitojnë shtetësinë e Kosovës”.

Kërkesa për fitimin e shtetësisë së Kosovës me natyralizim parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore personalisht në Zyrën e gjendjes civile sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur dëshmitë si: certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar, dëshmi e lejes së përhershme të qëndrimit për pesë vjet, dëshmia që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare, e dokumente të tjera.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shqiptarët e luginës shqiptarët e luginës

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës