LIVE UPDATES
Politike

Koronavirusi/ Pampuri jep këshilla: Mendoni pozitivisht, ja si të kujdesemi për shëndetin mendor në karantinë

17 Mars 2020, 08:46 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Pampuri jep këshilla: Mendoni pozitivisht, ja si të

Tiranë– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka dhënë këshilla sesi të kujdesimi  për shëndetin mendor në karantinë. Ajo ka  deklaurar se në këtë situatë të gjithë njerëzit duhet të mendojnë pozitivisht. Ish-deputetja thekson se duhet të distancohemi nga biseda qëna stresojnë, që na ngarkojnë emocionalisht.

“Duhet të jemi të qartë, që e gjithë kjo situatë, do të kalojë, nuk do të zgjasë gjithnjë, por ajo që do të mbetet do të jenë pasojat që do të ketë lënë në shëndetin tonë mendor. Duke u kujdesur për të, do jemi më të qetë e më të fortë pas gjithë kësaj. Tek e fundit duhet të kuptojmë, që qënia njerëzore duhet ndonjëherë të ekserimentojë shumë që të njohë vetveten, duhet të përballet që të kuptojë sa i/e fortë është”, thotë Pampuri.

Reagimi i plotë: 

Shëndeti mendor është bastuni ku duhet të mbështetemi gjatë kësaj periudhe.
Një shëndet i mirë mendor, na ndihmon ta vlerësojmë pozitivisht situatën dhe njerëzit rreth nesh. Të gjithë sot jemi përballë një situate të panjohur, dhe pikërisht kjo është ndjesia e përbashkët që na bashkon të gjithëve. Të vetmit persona më të qartë e më të kthjellët, për të gjithë këtë situatë, janë studiuesit, shkencëtarët, të cilët japin sinjale dhe informacione të here pas hershme, kundrejt të cilave mbajmë vesh të gjithë. Ajo që na mundon më shumë, dhe pyetjet që ngremë rëndom janë: C’farë është? Kur do të përfundojë e gjitha kjo? Shpresojmë shumë të mos prekemi ne dhe të afërmit tanë. Nëse prekemi, c’farë do të ndodhë me ne? Nëse bëj këtë apo atë, prekem apo jo nga ky virus? Nga ana tjetër dëgjojmë shifra, kaos, alternativa, zgjidhje, e kështu me radhë.
Besoj kjo është panorama e gjëndjes së secilit prej nesh në këtë periudhë, shtoji të gjithë kësaj edhe faktin, që duhet të izolohemi gjatë gjithë kohës në shtëpi, e shton edhe më shumë intensitetin e këtyre pyetjeve dhe të panjohurës me të cilën po përballemi. E gjithe kjo, nëse nuk menaxhohet sic duhet, shton edhe një problematikë tjetër, rrezikon të cënojë shëndetin tonë mendor. Pra duke dashur nën obsession të ruajmë shëndetin tonë fizik, harrojmë të kujdesemi dhe cënojmë mirqënien e shëndetit tonë mendor. Natyra jonë njerëzore, nuk është e përgatitur plotësisht të përballet me izolimin e marrdhënieve sociale. Ne jemi mësuar që cdo vështirësi, apo patologji ta kalojmë, apo edhe kurojmë falë socializimit, qoftë edhe për t’I shprehur të tjerëve se sa të shqetësuar apo të stresuar mund të jemi.
Sot është momenti të mbështesim fort njëri tjetrin, është momenti në të cilin, virtualisht mund të kërkoni që dikush t’ju dëgjojë e pse jo dhe t’ju këshillojë. Sot në qëndër të bisedave tuaja duhet të jenë tema që t’ju bëjnë të ndjeheni mirë, dhe në shoqëri. Mundohuni të mbani veten të distancuar nga biseda që ju stresojnë, ju ngarkojnë emocionalisht. Nëse gjendeni përballë tyre shmangini dhe zëvendësojini me dicka tjetër që do t’ju bënte të ndjeheshit mirë. Shpesh, nën ngarkesën e ditëve dhe punës, kemi artikuluar që nëse do kisha pak kohë të lirë do realizoja këtë apo atë. Sot keni mundësinë të lundroni në listën e gjatë të angazhimeve që nuk mund t’I shlyenit gjatë periudhës së angazhimit tuaj. Mbajeni veten larg apatizmit, qëndroni aktiv, cdo moment në shtëpi, mbani kontakte me miqtë, lexoni, gatuani, angazhoni njëri-tjetrin, bashkëpunoni, nxisni lojëra e bashkëbisedime në familje. Kështu do të mund t’I shpëtoni stresit I cili nëse ju pushton, ju bën më të rrezikuar nga paniku. Mos harroni, frika, është e shëndetshme, nëse është në nivelet e mekanizmave mbrojtës, por nëse I tejkalon ato, atëherë shndërrohet në nxitës të pasojave të mëtejshme që pasohen me ankth e më pas panik.
Mundohuni të fokusoheni në informacione të sigurta, dhe mos shpërqëndroni vëmendjen tuaj në disa burime. Fokusohuni aty ku jeni më të qartë e më të qetë, fokusohuni në informacione, të bazuara në protokolle të sigurta të zbatuara nga OBSH.
Të izolohesh nga socializimi, nuk do të thotë të ndjehesh I izoluar emocionalisht.
Të flasësh në facetime, me miq, prindër, të afërm, e të ndash me ta ekperiencën e ditës, të diskutosh me ta, në një farë mënyre në një situatë të tillë do të zëvendësonte takimet e bisedat e drejtpërdrejta, edhe kjo do të shërbente si një varkë shpëtimi.
Duhet të jemi të qartë, që e gjithë kjo situatë, do të kalojë, nuk do të zgjasë gjithnjë, por ajo që do të mbetet do të jenë pasojat që do të ketë lënë në shëndetin tonë mendor. Duke u kujdesur për të, do jemi më të qetë e më të fortë pas gjithë kësaj. Tek e fundit duhet të kuptojmë, që qënia njerëzore duhet ndonjëherë të ekserimentojë shumë që të njohë vetveten, duhet të përballet që të kuptojë sa i/e fortë është.  KJo është një sfidë për të gjithë ne, dhe ne do ia dalim. Mendoni pozitivisht, regoni pozitivisht, bashkëpunoni pozitivisht brenda në familje. mirëkuptoni e mbështesni njëri tjetrin, kështu do ta mundim të keqen.

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dy ditë më parë u miratua dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi oriola pampuri koronavirusi ne shqiperi oriola pampuri

Sondazh

Poll
Politike 16 Mars 2020, 21:53

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ashtu si të gjithë shqiptarët është izoluar në shtëpinë e saj. Në një lidhje direkte për emisionin “Open...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet