Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bëri një lidhje skype në emisionin “Open” në Top Channel ku foli ashpër ndaj masave të marra nga qeveria.
Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se nuk kishte fare frikë nga koronavirusi dhe se i vetmi i tillë sipas saj ishte kryeministri Edi Rama, i cili vuan nga problemet me frymëmarrjen. Kryemadhi shtoi se kjo është pikërisht arsyeja që ai është vetë-izoluar në banesën e tij në fshatin Surrel.
“Nuk jam e friksuar aspak. Nuk bie dakort aspak me masat e qeverisë. Nuk është ndaluar askund lëvizja e këmbësorëve, vetëm tek ne. Vetëm ne flasim për gjoba dhe burg në qoftë se del si këmbësor. Se ka frikë Edi Rama nga problemet me frymarrjen që ka nuk do të thotë që të masat e ndërmarra janë në rregull. Kam parë kreun e opozitës që shkon në zyrë dhe nxjerr masa. Ndërsa Rama ka frikë nga problemet shëndetësore që ka, dhe nuk lëziv nga Surreli. Kemi përballuar edhe situata më të rënda. Ja shiko tani del Ministrja e Shëndetësisë dhe kundërshton liderin e opozitës për konçensionin e chekapit. Këto masa do ta dobsojnë rëndë ekonominë. Duhet falur interesat për kredimarrësit që nuk kanë dalë në punë,“- tha Kryemadhi.
Ajo ka dërguar edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, të cilëve u ka kërkuar që këto ditë t’i kthehen besimit në Zot.
“Jo më kot kam dalë pranë portretit të shënjtores Nënë Tereza. Le të lutemi te zoti, të Nënë Tereza, se vdekjen fizike ta sjell zoti, ndërsa vdekjen shpirtërore ta sjell qeveria,”-shtoi ajo.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar sot qeverisë anulimin e koncesioneve, pasi e ka një mundësi të tillë në këtë situatë që po k...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, prej disa ditësh ka kufizuar daljet publike dhe kur shfaqet me video është gjithmonë në zyrën e tij në selinë e Partisë...
TIRANË- Minsitrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas publikimit të lajmit se është anuluar koncensioni i Check Up. Në ...
TIRANË- Deklarata publike e Edi Ramës tashmë është bërë ligj. Në Fletorën Zyrtare është botuar sot në mbrëmje Akti Normativ ku sanksionohen masat e gjobave...
TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria nuk ka shumë para pë...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një reagim i bën thirrje Bashkisë Tiranë që të mbështesë qytetarët dhe bizneset që të tejkalojnë si...
TIRANË- Pallati i Kulturës në Tiranë është ndriçuar mbrëmjen e së hënës me ngjyrat e flamurit italian. Kryebashkiaku Erion Veliaj publikon foton tek...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha që është dhe mjek, ka reaguar sërish në lidhje me mos bërjen e tamponëve në masë nga qeveria shqiptare për të zbuluar...
TIRANË- Ish- ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtmer, Ditmir Bushati, ka ngritur shqetësimin lidhur me qytetarët shqiptarë që në befasi u kapën jashtë ...