LIVE UPDATES
Bota

Koronavirusi në Ballkanin Perëndimor: Dallime të mëdha në fushatat e vaksinimit

19 Prill 2021, 07:41 Nga DOSJA
Koronavirusi në Ballkanin Perëndimor: Dallime të mëdha

BALLKANI PERËNDIMOR– Ka mungesë vaksinash, sistemet shëndetësore që lëngojnë janë të mbingarkuara, të dhënat ekonomike janë të këqija për shkak të papunësisë së lartë. Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) me shpejtësinë aktuale do të duhen vite për të vaksinuar popullsinë në pjesë të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, sipas wiiw, varet nga nivelet e vaksinimit se sa shpejt rimëkëmbet ekonomia: Serbia është në rrugën e duhur, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina nuk do të jetë rikuperuar ekonomikisht nga pandemia deri në vitin 2022, kurse Mali i Zi madje as deri në vitin 2023.

Shqipëria: situatë më e shtensionuar rreth Covid-19 para zgjedhjeve parlamentare

Gjendja e infektimeve me Korona është përmirësuar kohët e fundit në Shqipëri. Numri i infektimeve dhe vdekjeve nga korona dy javët e fundit ka rënë. Në ditët e fundit ka pasur rreth 170 infektime të reja dhe katër vdekje. Deri tani, janë vaksinuar më shumë se 280.000 nga gati tre milionë banorët. Sipas Ministres së Shëndetësisë, deri në fund të majit numri i të vaksinuarve do të jetë më shumë se 500.000. Para zgjedhjeve parlamentare në 25 prill, ekziston një shqetësim në rritje se më shumë njerëz do të infektohen në manifestime.

Kosovë: Mjekët druhen se po vjen triazhi

Kosova gjithashtu zë vendet e fundit, përsa i përket vaksinimit. Deri tani, në Kosovë janë vaksinuar vetëm 10 mijë vetë, mjekë dhe persona në moshën mbi 80 vjeç. Ndërkohë, edhe më shumë njerëz janë infektuar dhe kanë vdekur javët e fundit. Kohët e fundit, në Kosovën me më pak se dy milionë banorë ka pasur 700 të infektuar dhe 14 të vdekur. Mjekët kanë frikë se po vjen një situatë në të cilën jo të gjithë pacientët mund të marrin mjekim. Në mënyrë që të zvogëlohej numri i infektimeve, restorantet dhe qendrat tregtare në Kosovë u mbyllën për dy javë. Në mënyrë që t’i shpëtonin kësaj, pothuajse 30.000 vetë bënë një udhëtim të shkurtër në Shqipëri fundjavën e kaluar, sipas informacionit të qeverisë. Nuk kërkohet asnjë test negativ i Covid-19 për të hyrë në vendin fqinj.

Bosnjë dhe Hercegovinë: pak vaksinime, shumë protesta

“Çfarë poshtërimi për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës!” Kështu e përshkruan në Beograd ndjenjën e saj një grua nga Sarajeva. Në Beograd ajo ishte vaksinuar kundër Covid-19, sepse qeveria e vendit të saj nuk arriti ta marrë vaksinën. Njerëzit e Bosnjës dhe Hercegovinës janë të zemëruar me politikanët e tyre. Akuza: ata preferojnë të merren me grindjet politike të brendshme, në vend që të gjejnë vaksinat.

Në mars, incidenca shtatëditore nganjëherë ishte mbi 1000. Ndërkohë, pas ashpërsimit të kufizimeve, situata në Bosnjë dhe Hercegovinë është përmirësuar, por ka pasur më shumë se 7700 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Me 3.3 milionë banorë, kjo është e barabartë me shumë se 225 vdekje prej koronës për 100.000 banorë. Herë pas here, të afërmit madje duhej të prisnin për funeralet, sepse sipërmarrësit ishin të mbingarkuar. Prej mungesës së vaksinës, ka pasur protesta që ka të ngjarë të vazhdojnë.

Serbia: Shpresa e vaksinimit për Ballkanin Perëndimor

Edhe në Serbi shifrat e infektimeve me korona vazhdojnë të jenë shqetësuese të larta. Megjithatë, ky vend ka tërhequr së fundmi vëmendjen me vaksinimin. Në parim, pavarësisht nga kombësia, atje mund të regjistrohen të gjithë për vaksinim.

Fakti që Serbia vaksinon me bujari Ballkanin Perëndimor ka të bëjë gjithashtu për shkak të interesave politike të Presidentit Aleksandar Vuçiç: si vend kandidat për në BE – i cili gjithashtu mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Që nga kjo javë, Serbia është bërë vendi i parë evropian që e prodhoi vetë vaksinën ruse Sputnik V, në bashkëpunim me Rusinë. Dozat e para për vaksinimin pritet të jenë gati në fillim të qershorit.

Shkalla e vaksinimit në Serbi është 8.5 përqind, që e vendos Serbinë në vendin e dytë në Evropë, menjëherë pas Britanisë së Madhe.

Maqedonia e Veriut: 20.000 euro për një mjekim për koronën

Në spitalet shtetërore të mbipopulluara në Maqedoninë e Veriut, për pacientët me Covid janë të zakonshme dhomat me gjashtë shtretër, dhe shifrat e vdekjes janë të larta. Ata që kanë para mjekohen në klinika private – të cilat, sipas Ministrit të Shëndetësisë, kërkojnë deri në 20.000 euro për një mjekim kundër Covid-19. Kërkesa e qeverisë socialdemokrate nën Zoran Zaevin, që spitalet private t’i ulnin çmimet e tyre u refuzua.

Që kur filluan vaksinimet në fillim të prillit, vetëm 26.000 nga zyrtarisht thuajse dy milionë banorë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronas, ndonëse tashmë janë regjistruar në internet 150.000 vetë për t’u vaksinuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup, megjithatë, 200.000 doza vaksine do të dorëzohen nga Kina deri në fund të muajit. Fakti që vaksinat kineze kundër Covid-19 mund të ofrojnë pak mbrojtje, nuk komentohet. Pas numrit rekord të më shumë se 1500 infektimeve të reja në ditë me Covid-19 dy javë më parë, shifrat në Maqedoninë e Veriut tani po bien. Sidoqoftë, ky vend kohët e fundit regjistroi rreth 950 raste të reja me korona dhe 33 vdekje.

Mali i Zi: sistemi shëndetësor nuk është më i mbingarkuar

Shteti më i vogël ballkanik, Mali i Zi, i vaksinon 620.000 banorët e tij që nga fundi i shkurtit. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë injektuar gati 50.000 doza vaksine dhe pothuajse dy herë më shumë njerëz janë regjistruar për vaksinimin. Sistemi shëndetësor nuk është më në kufirin e kapacitetit të tij. Kohët e fundit, Mali i Zi raportoi rreth 180 raste të reja me infektime dhe shtatë vdekje nga Covid-19.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne ballkan vaksinimi ne ballkan koronavirusi ne ballkan vaksinimi ne ballkan

Sondazh

Poll
Bota 19 Prill 2021, 07:33

SHBA-Kinë, angazhime më të forta mbi klimën

SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord mbi nevojën për zotime më të forta për të luftuar ndryshimet klimatike, përpara një raundi të ri të bisedim...

Bota 19 Prill 2021, 06:58

SHBA kërcënon me pasoja po të vdesë Navalny

SHBA e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja, po të vdesë në burg kundërshtari i burgosur i Kremlinit, Navalny. Qeverisë së Moskës i është thënë se ajo që po ndodh me...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet