LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut miraton paketën e pestë të ndihmës ekonomike, në votim marrin pjesë edhe dy deputetë të infektuar me

18 Prill 2021, 20:15 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut miraton paketën e pestë të ndihmës

MAQEDONI E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të dielën tri ligje të paketës së pestë të masave ekonomike, që parashohin ndihmë ekonomike për qytetarët dhe kompanitë e prekura nga pandemia e koronavirusit.

Ligjet u miratuan me 113 vota, përfshirë opozitën, si dhe dy deputetë nga shumica, të sëmurë me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Ata kanë shkuar në Kuvend me veshje mbrojtëse, dhe janë dërguar në një dhomë të veçantë prej ku edhe votuan për ligjet ekonomike.

Kjo ka nxitur reagime të shumta, ndërsa partia e ekstremit të majtë “Levica” ka paralajmëruar padi penale për dy deputetët që votuan, por edhe për drejtuesit e Kuvendit, që kanë lejuar hyrjen e tyre në Kuvend, meqë ata janë të infektuar.

“Deri më tani keni bërë teatër nga Kuvendi, por sot keni bërë edhe një krim. Sot në Kuvend kemi dy deputetë, të cilët janë sjellë këtu në kundërshtim me ligjin. Që ironia të jetë edhe më e madhe, ky është një krim për të cilin nuk vlen imuniteti parlamentar…Unë ua bëj me dije kolegëve, të mos jem në lëkurën e tyre, se kur të bie ky regjim hibrid, do të jenë të parët që do të shkojnë në burg për krime kundër shëndetit të njeriut sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal”, tha deputeti Dimitar Apasiev.

Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se kjo ishte një situatë e imponuar dhe se këta dy deputetë nuk rrezikojnë askënd, pasi janë respektuar të gjitha masat për mbrojtje shëndetësore.

“Unë ju kam thënë dhe e përsëris, se për sa kohë që unë jam kryetar i këtij Kuvendi, puna do të zhvillohet sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe jo sipas ultimatumeve dhe shantazheve siç mendoni”, tha Xhaferi.

Ndryshe, ligjet e miratuara kanë të bëjnë me mbështetjen financiare për individët që veprojnë të pavarur dhe që janë të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike, pastaj ligji për mbështetjen financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike si dhe ligjin për ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale.

Këto kategori do të marrin ndihma financiare për pagesën e të ardhurave mujore për muajt shkurt dhe mars. Ndihmat që deri më tani ka ndarë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për punëtorët dhe kompanitë, arrijnë në rreth një miliard euro.

MARRË NGA REL 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dimitar apasiev maqedonia e veriut miraton pakten e 5 te ndihmes ekonomike talat xhaferi dimitar apasiev maqedonia e veriut miraton pakten e 5 te ndihmes ekonomike talat xhaferi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet