LIVE UPDATES
Bota

Koronavirusi dhe frika e ndikimit në ekonominë botërore

29 Shkurt 2020, 20:33 Nga DOSJA
Koronavirusi dhe frika e ndikimit në ekonominë botërore

SHBA– Tregu amerikan i aksioneve pësoi të premten uljen më të madhe që nga kriza e vitit 2008. Në vende tjera, tregu i aksioneve ra edhe më shumë pas frikës që përhapur COVID-19, virusi që u shfaq për herë të parë në Kinë, por që më pas u përhap në disa vende të botës. Situata vazhdon të përkeqësohet. Shumë vende kanë marrë masa drastike pas identifikimit të rasteve të para me koronavirus. Frika nga ndikimi që mund të ketë në ekonominë botërore përhapja e koronavirusit, solli javën më të rëndë në tregun amerikan të aksioneve që nga kriza financiare e vitit 2008. Por drejtori i Këshillit Amerikan për Ekonominë tha se nuk ka vend për shqetësim. “Nuk mendoj se rënia momentale e tregut të aksioneve do të ketë ndikim afatgjatë”, tha Larry Kudlow.

Të premten, tregjet e aksioneve pësuan rënie edhe në vende tjera. “Në Azi, të gjitha tregjet ranë konsiderueshëm ashtu sikurse edhe në “Wall Street”, nga frika e përhapjes së koronavirusit. Ditët e fundit edhe Hong Kongu dhe Kina që ishin të qëndrueshme ndoqën ritmin e përgjithshëm”, tha drejtori për menaxhim të pasurive në korporatën “Amber Hill Capital”. Por, çfarë e shkaktoi gjithë këtë pasiguri?

“Arsyeja që shqetësohemi është se kjo është diçka e re dhe është tejet e paqartë se si do të përfundojë. Ndaj si epidemiolog e doktor, jam i çuditur, por jo i frikësuar sepse besoj në sistemin e shëndetit publik”, tha dekani i shkollës së shëndetit publik në Meriland, epidemiologu Boris Lushniak. Ndërkohë, disa vende të tjera kanë njoftuar raste të reja të infektimit, përfshirë edhe Nigerinë që është vendi më i populluar në Afrikë. “Rasti u konfirmua më 27 shkurt 2020”, tha Osagie Ehanire.

Ndërsa Arabia Saudite ende nuk ka identifikuar ndonjë rast, vendi ka anuluar vizitat për në vendin e shenjtë të myslimanëve për pelegrinazhin e njohur që zhvillohet në Mekë. Vendimi i pazakontë ngjalli dyshime nëse do të lejohen vizitat gjatë kohës së haxhit, kur miliona njerëz vizitojnë këtë vend. “Është normale që njerëzit të frikësohen, është shtëpia e Zotit, të cilën secili ka të drejtë ta vizitojë. Zoti nuk do të lëndojë njerëzit e tij, ai është i butë, ai na do”, tha një turist nga Tunizia.

Japonëzët kanë shprehur mosajtim me vendimin e Kryeministrit Shinzo Abe për mbylljen e shkollave, ndërsa vendi po përgatitet për organizim të lojërave olimpike verore. “Meqenëse semestri i tretë ende nuk ka mbarar mendoj se ndërprerja e shkollës do të shkaktojë probleme në kohën kur bëhet vlerësimi”, tha Haruna Hori, nënë e një studenti. Njoftimet e së premtes në Kinë kanë krijuar shpresë për përmirësim të situatës, e cila njoftoi 44 raste të reja të personave që kanë humbur jetën dhe 327 raste të reja të infektimit, shifrat më të ulta që nga përhapja e koronavirusit.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekonomia pas koronavirusit frika nga koronavirusi koronavirusi ne bote ekonomia pas koronavirusit frika nga koronavirusi koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet