LIVE UPDATES
Bota

Ndihma për arratisjen e nazistëve: Vatikani dhe shtegu i minjve

29 Shkurt 2020, 19:05 Nga DOSJA
Ndihma për arratisjen e nazistëve: Vatikani dhe shtegu i minjve

Mijëra kriminelë nazistë u arratisën pas Luftës së II Botërore përmes të ashtuquajturit shtegu i minjve, kryesisht në Amerikën Latine – me ndihmën e Vatikanit. Më 2 mars hapen arkivat e Piut XII. Ç’dinte Papa për këtë?

Lufta e Dytë Botërore kishte vetëm tre vjet që kishte përfunduar, në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1948 hyn në fuqi plani Marshall, kur njëri nga kriminelët më të mëdhenj nazistë arrin të arratiset nga burgu në Linc të Austrisë: Franz Stangl, ish-drejtues i lartë i forcave SS dhe komandant i kampit të shfarosjes së hebrenjve në Sobibor dhe Treblinka, përgjegjës për vdekjen e afro një milion hebrenjve. Stagl marshon në këmbë nëpër Grac e Merano për në Firence. Destinacioni i tij është 300 kilometra më në jug: Roma, kryeqyteti i Italisë, por mbi të gjitha selia e Vatikanit. “Ju duhet të jeni Franz Stangl, jam duke ju pritur”, e përshëndet atje peshkopi i Romës Alois Hudal dhe e pajis Stangl-in me dokumente false. Me to Franz Stangl ikën për në Siri, ku tërheq edhe familjen, dhe në vitin 1951 kalon nga Damasku në Brazil. Njeriu, që perfeksionoi vrasjet masive në kampet e përqëndrimit, për vite me radhë monton automobila tek Volkswagen në afërsi të Sao Paulo.

Austriaku Franc Stangl është një prej mijëra kriminelëve dhe kolaboratorëve nazistë të luftës, që arrijnë të arratisen me ndihmën e kishës. Përmes së ashtuquajturit tuneli i minjve: Nga Innsbruku nëpër Alpe për në Merano apo Bolzano për në Tirolin e Jugut, pastaj në Romë dhe që andej në qytetin port italian Gjenova. Stangl zgjedh rrugën përmes Sirisë, shumica e nazistëve ikin me anije në Amerikën e Jugut, në rradhë të parë në Argjentinë – “Kepi i shpresës së fundit” për nazistët, siç shprehej autori dhe i mbijetuari i Holokaustit Simon Wiesenthal.

Jo një plan i përpiktë, më tepër një bashkëpunim spontan

“Shtegu i minjve nuk ishte një sistem i mirëstrukturuar, por përbëhej nga shumë komponentë të veçantë”, thotë historiani Daniel Stahl nga katedra e historisë së re dhe moderne të Universitetit Friedrich-Schiller në Jena. “Ai ishte më shumë një bashkëpunim spontan i institucioneve të ndryshme, që është zhvilluar pak nga pak pas Luftës së Dytë Botërore.” Aty hyn fillimisht arratisja për në Itali përmes Alpeve, strehimi për 90 përqind të vrasësve nazistë. Pastaj ndalesa e parë Tiroli i Jugut – në manastirin e urdhërit gjerman në Merano, në manastirin e kapuçinëve françeskanë në Brixen (Bressanone), apo në manastirin françeskan pranë Bozen (Bolzano) – për këtë arsye shtegu i minjve quhet edhe shtegu i manastireve – kriminelët e luftës shpesh fshihen për disa vite, mbledhin para për arratisjen përtej oqeanit. Atje ndodhin nganjëherë edhe situata absurde, autorët e krimeve janë të vendosur direkt pranë viktimave të nazizmit: hebrenj, që duan të shkojnë në Palestinë.

Dhe që andej rruga vazhdon për në Romë – nëse paraqet një letër të kishës katolike për identitetin, pasaporta prej Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC), i cili deri në vitin 1951 lëshon rreth 120.000 dokumente, është vetëm diçka formale. “Vazhdimisht qarkullon rrëfimi, se qysh para fundit të Luftës së Dytë Botërore ekzistonte një plan i menduar mirë dhe i hollësishëm për arratisjen e nazistëve. Por kjo është e gabuar. Edhe një si Franc Stangl u vërdallis fillimisht nëpër Romë, pa e ditur se çfarë do të bënte më tej”, shpjegon Stahl. Informacionet përhapen gojë pas goje. Shpesh përmendet shpesh emri i Alois Hudal, i cili më vonë kujton, se shumë nga të përndjekurit kanë qenë “fare të pafajshëm”, prandaj ai „ia ka hequr ata nga duart torturuesve të tyre me dokumenta fallso.”

 Pra i njëjti peshkop austriak dhe ndihmës, i cili gjatë Rajhut të Tretë ishte pozicionuar qartë si simpatizant i nazistëve. Çfarë do të kishte ndodhur, sikur kisha katolike të mos e kishte mbajtur dorën e saj mbrojtëse mbi shumë kriminelë nazistë të luftës? “Për Stangl dhe të tjerët do të kishte qenë shumë më e vështirë për t‘u arratisur”, thotë me bindje historiani Daniel Stahl.

Një listë e gjatë e kriminelëve nazistë të luftës, që arratisen përmes shtegut të minjve

Dhe kështu shtegu i minjve me një tjetër ndalesë në Gjenova bëhet një vijë arratie, të cilën më vonë e përdori edhe shërbimi sekret amerikan për të futur spiunë në Bashkimin Sovjetik. Lista e vrasësve masivë, të cilët shkojnë sidomos në Argjentinë (që ishte vendi i fundit në botë, që i kishte shpallur luftë Gjermanisë më 27 mars 1945) është e gjatë:

Adolf Eichmann

Organizatori i Holokaustit arratiset në vitin 1950 me emrin Riccardo Klement nga Bolzano në Argjentinë dhe tërheq më vonë edhe familjen. Madje në shenjë falenderimi për ndihmën e Vatikanit për t‘u arratisur, protestanti Eichmann bëhet anëtar i kishës katolike. Ai punon një farë kohe si elektriçist në një fabrikë kamionësh të Daimler-Benz-it. Në vitin 1960 ai rrëmbehet në një aksion spektakular të shërbimit të fshehtë izraelit Mossad, nxirret para gjyqit në Izrael dhe ekzekutohet në natën e 31 majit duke u gdhirë 1 qershori 1962.

Mjeku sadist i kampit të përqëndrimit Aushvic arratiset në Tirolin e Jugut në vitin 1949, ku ndihmësit i sigurojnë një pasaportë të re. Identiteti i ri: Helmut Gregor, 38 vjeç, katolik, mekanik. I lindur në qytetin e verës Tramin (Tremeno) në Tirolin e Jugut. Me këtë identitet Mengele plotëson kushtin më të rëndësishëm për të dalë nga vendi: Si tirolez i jugut, ai konsiderohet gjerman, person pa shtetësi dhe për këtë arsye ka të drejtë për një pasaportë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC). Mengele qëndron deri sa vdes i patrazuar në Amerikën e Jugut, jeton në Argjentinë, Paraguai dhe Brazil. Më 7 shkurt 1979 ai pëson një infarkt duke bërë not në vendpushimin brazilian Bertioga dhe mbytet.

Klaus Barbie

“Ish shefi i Gestapos i qytetit francez të Lionit, i njohur si „kasapi i Lionit” vendoset nga Rumania në Amerikën e Jugut me emrin Klaus Altmann. Barbie merr me ndihmën e CIA-s në vitin 1951 një vizë për Bolivi dhe merr edhe më tej detyra nga agjencia e inteligjencës së huaj të SHBA dhe nga shërbimi gjerman i inteligjencës BND. Që prej vitit 1970 vendndodhja e tij bëhet e njohur për publikun. Në vitin 1983 Bolivia ia dorëzon atë Francës, ku ai dënohet me burgim të përjetshëm dhe vdes nga kanceri në burg me 25 shtator 1991.

Erich Priebke

Kapiteni SS, i cili ishte bashkëpërgjegjës për masakrën ndaj 335 pengjeve në shpellat Ardeatine afër Romës në vitin 1944, arratiset nga Letonia në Bariloche në Argjentinë me emrin Otto Pape. Autoritetet argjentinase e dorezojnë atë në Romë në vitin 1995, ku tre vjet më vonë dënohet me burgim të përjetshëm dhe vdes në arrest shtëpie më 11 tetor 2013.

Walther Rauff

Rauff ishte shpikësi i makinave për vrasjet me gaz, në të cilat gazrat e makinës shkarkoheshin në brendësi të saj. Sipas urdhrit të arrestit, ai ka kryer të paktën 97.000 vrasje. Në vitin 1949 ai shpëton me gruan dhe dy fëmijët përmes shtegut të minjve duke shkuar në Quito, Ekuador, dhe më pas në Kili. Kërkesa për ekstradim e Republikës Federale të Gjermanisë refuzohet në vitin 1963, sepse krimeve, për të cilat Rauff akuzohej, sipas ligjit kilian u kishte kaluar koha e dënimit. Rauff vdiq nga një infarkt në zemër më 14 maj 1984 në Las Condes, Kili, si fabrikant i pasur i konservave ushqimore.

Çfarë dinte Papa Piu XII për shtegun e minjve?

Historianët kanë grumbulluar shumë fakte për rrugën e minjve, por një pyetje nuk ka marrë përgjigje të qartë edhe sot 70 vjet më vonë. Sa ishte Papa Piu XII në dijeni për këtë? Italiani Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli, që u bë Papë me 2 mars 1939, pak para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore dhe qëndroi Pontifex derisa vdiq me 9 tetor 1958.
Hubert Wolf do që ta zbulojë. Historiani i kishës shkon me 29 shkurt në Romë dhe disa ditë më vonë do të nisë të gërmojë për katër muaj rresht në arkivat e Vatikanit së bashku me dhjetëra kolegë të tjerë nga e gjithë bota. Sepse shteti papal do të hapë me 2 mars të gjitha dosjet e periudhës së Piut. „Është një mundësi e madhe për t’u dhënë përgjigje shumë pyetjeve nga kjo kohë dhe është nje sfidë e madhe. Sepse këtu bëhet fjalë për 300.000, 400.000 njësi arkivore me nga 1.000 faqe secila”, thotë profesori për historinë kishtare në Universitetin e Münster-it.

 Për Wolf një detyrë e tillë herkuliane nuk është gjë e re. Ai ka qëmtuar në arkivat e inkuizicionit dhe indekskongregacionit. “Në krahasim me 400 vjetët e censurimit të librit, 20 vjetët e Piut është e lehtë të shqyrtohen”, shpjegon historiani i kishës. Ndodh edhe që tri javë të mos gjesh asgjë të rëndësishme, e të ndeshesh pastaj në një kuti, që është një minierë e vërtetë ari.

Historiani i kishës Wolff shpreson të gjejë përgjigje për shumë pyetje

Hubert Wolf kërkon megjithatë durim. Për një vlerësim të përgjithshëm serioz të arkivave duhen disa vjet. Por disa përgjigje të pyetjeve për tunelin e minjve ai shpreson t’i marrë, sidomos se si zhvillohej komunikimi i brendshëm në kurie: “A ka dhënë Papa udhëzime të drejtpërdrejta, apo mbetej te sugjerimet e përgjithshme, për shembull, që duhet të ndihmojmë njerëzit, që ndodhen pa dokumente. Apo ka me të vertetë të dhëna që Papa, i frymëzuar nga CIA, thotë: Nëse do të mund të dërgonim njerëz të besueshëm nacionalë në vendet e Amerikës Latine, do të ishte mirë, sepse atje veprojnë komunistët, që do të përmbysin tërë kontinentin, shiko Kubën.”

Që Piu XII kishte frikë nga komunizmi, kjo është e njohur, këtu bazoheshin edhe ndihmësit kishtarë të tunelit të minjve: Pavarësisht se çfarë roli luanin nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata kishin luftuar komunizmin dhe prandaj duheshin mbrojtur nga përndjekja politike. Komunizmi fundja konsiderohej si kërcënimi më i madh për kishën katolike.

“Mund të ndodhë që Papa nuk dinte asgjë për ndihmën konkrete dhe se disa njerëz e kanë shfrytëzuar pa mëshirë këtë. Ose Piu dinte gjithçka dhe mbyllte sytë”, përmend historiani i kishës Wolf dy mundësitë, që mund të rezultojnë nga kërkimet e tij në arkiva, Pra pyetja vendimtare është kjo: “A është manipuluar Papa, apo ai dinte vërtet për njerëz të tillë si Mengele? Kjo do të përbënte atëherë një dimension krejtësisht të ri!Marrë nga: DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erich priebke franz stangl riccardo klement walther rauff erich priebke franz stangl riccardo klement walther rauff


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë