LIVE UPDATES
Editorial

Konstruktiviteti i Merkelit dhe zhgënjimi i Ballkanit

6 Korrik 2021, 06:54 Nga DOSJA
Konstruktiviteti i Merkelit dhe zhgënjimi i Ballkanit

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor është padyshim një ndër nismat më të mëdha të politikës së jashtme gjermane, që lidhet ngushtë me emrin dhe angazhimin personal të Angela Merkelit. Shtatë vjet kanë kaluar që nga fillimi i samitit e tani në fund të epokës së Merkelit samiti u rikthye në vendin e tij të origjinës: Por konstruktivitetit pragmatik të procesit, që është edhe meritë e Merkelit, i ka rënë hija e zhgënjimit, që po dominon prej kohësh në vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me pritshmëritë nga BE-ja. Proceset e zgjerimit prej vitesh kanë mbetur në vend-numëro, nga njëra anë sepse ka vazhdimisht veto dhe bllokada në Bruksel, nga ana tjetër sepse vetë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë përparime thelbësore.

Forca dinamike motorike, me të cilën Gjermania dhe kancelarja personalisht vitet e kaluara është angazhuar vazhdimisht brenda BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit për një perspektivë të tyre në BE, rrezikon që të mpihet një herë e përgjithmonë me fundit e epokës së Merkelit.Ndërkohë që do të ishte jo vetëm e dëshiruar, por edhe në interesin e Gjermanisë dhe të BE-së, nëse Gjermania do të vazhdojë të jetë jo vetëm si ndërmjetësuese e sinqertë, por me të gjithë forcën e politikës së saj të jashtme të angazhohet si promotore për bashkëpunimin rajonal dhe për perspektivën në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Perspektivë realiste – Katër liritë themelore 
Bilanci i Procesit të Berlinit është i zbehtë, duke iu referuar në shtatë vjet pritshmërive për arritje të mëdha në bashkëjetesën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Nuk ka aspak përparim sa ipërket pajtimit dhe njohjes reciprokepolitike. E megjithatë ka shumë suksese të tjera konkrete lidhur me çështje kyç, që janë direkt në dobi të njerëzve në këto vende dhe që hapin rrugën për një normalizim brenda rajonit: Nisma e përbashkët për rininë Ryco, shfuqizimi nga 1 korriku i tarifave Roaming dhe përgatitjet për krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Ky projekt do të mundësojë deri në vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor katër liritë themelore – në analogji me BE-në – qarkullimin e lirë të mallrave dhe personave, shërbimeve dhe kapitalit.

Një perspektivë, që ndoshta është më e përshtatshme për të ardhmen dhe më realiste se integrimi në BE për rajonin. Në vendet e Ballkanit Perëndimor shumë njerëz nuk besojnë më, që BE-ja vërtetë i do ata. Sepse edhe atje, ku shtetet i përmbushin detyrat e tyre të shtëpisë, BE-ja ua refuzon atyre atë çfarë u ka premtuar: Procesi i antarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi është në stanjacion prej vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk lejohen ende të nisin negociatat e anëtarësimit, Kosova është i vetmi vend, të cilit vazhdon t’i refuzohet liberalizimi i vizaveDhe Bosnjë-Hercegovina krahas Kosovës është shumë larg një perspektive konkrete për antarësim.

BE-ja po e humbet rolin e vet si pikë orientimi dhe perspektivë për rajonin. Së fundi vendet e këtij rajoni e ndjenë veten të lënë në baltë sa i përket furnizimit me vaksina. Premtimi i Selanikut është venitur. Të tjerë aktorë janë aktivë: Turqia, Rusia, Kina e po ashtu edhe SHBA-ja.

Politika e hapave të vegjël e dobishme

Për aq kohë sa BE-ja i krijon pengesa vetvetes me bllokadat e vendeve të veçanta në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, nismat si Procesi i Berlinit janë më të rëndësishme se kurrë. Sepse me politikën e hapave të vegjël amortizohet paaftësia për arritje të mëdha në nivelin e BE-së. Hapat e vegjël në rrugën e duhur janë të rëndësishme për bashkëpunim më të ngushtë rajonal, që në plan afatgjatë e lehtëson jetën e njerëzve dhe gjeneron normalitet e fqinjësi paqësore, aty ku deri tani vazhdojnë të dominojnë dasitë nacionaliste.

Ndërsa po zbehet gjithnjë e më shumë shkëlqimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i shteteve të veçanta dhe institucioneve të BE-së, që janë të lidhura me Procesin e Berlinit, mund të ketë një rrezatim udhërrëfyes. Të gjitha partitë, që në zgjedhjet për Bundestagun kanë futur në garë kandidatët e tyre për pasues të Merkelit, e mbështesin zyrtarisht procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Por lipset më shumë se kaq, për të përballuar zhgënjimin e krijuar në rajon: Angela Merkel me konstruktivitetin e saj profesional ka krijuar formatin, që ka nevojë dhe e meriton të vazhdohet, të ripërtërihet dhe të forcohet nën një qeveri të re në Berlin.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial angela merkel ballkani ballkani perendimor kosova mali i zi maqedonia e veriut serbia ursula von der leyen angela merkel ballkani ballkani perendimor kosova mali i zi maqedonia e veriut serbia ursula von der leyen

Sondazh

Poll
Editorial 1 Korrik 2021, 11:23

Perdja e re e hekurt

Nëse hapim hartat e dy mijë viteve të fundit, nuk është e vështirë të dallojmë ngjashmëri mes tyre.  Në vitin 395, perandori romak Theodosius vendosi ta ndajë p...

Editorial 29 Qershor 2021, 20:41

Danimarka, sërish “Hirushja” e Euro 2021?

Kampionati Europian i futbollit ka hyrë në fazën e emocioneve “vrastare”. Kampion të mëdhenj si Ronaldo janë larguar, ndërsa ekipe pretendente si Franca e Gjerm...

Editorial 29 Qershor 2021, 16:40

Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë his...

Editorial 24 Qershor 2021, 11:52

E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale