Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Zbulohet raporti sekret i OKB-së. Ushtria e Kongos po merr ilegalisht armë nga Shqipëria pa njoftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ashtu siç edhe është vendosur në një rezolutë të nënshkruar në vitin 2004.
Lajmi është konfirmuar nga mediat franceze, të cilat e kanë siguruar edhe raportin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Disa nga armët kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit.
Republika Demokratike e Kongos në lindje të saj është një nga “pikat e nxehta” të Afrikës, në të cilën brenda disa muajve më shumë se 1 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi gjysmë milioni janë larguar nga shtëpitë për shkak të trazirave.
Qeveria në Kinshasa ka akuzuar në të kaluarën vendet fqinje se po kërkojnë t’i destabilizojnë. Burime bëjnë me dije se armët luftarake në Kongo kanë shkuar nga: Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara.
Edhe pse Kongo nuk ka nënshkruar asnjë embargo armësh, trajnimi i ushtrisë ose dërgimi i armëve atyre duhej bërë me dije për OKB-në duke marrë parasysh se në raportin e publikuar tregohet se atje janë dërguar sasi të konsiderueshme municionesh, pajisjesh dhe automjetesh luftarake për ushtrime. Vendet “bamirëse” nuk janë kursyer që të dërgojnë edhe helikopterë civilë, të cilët në fakt përdoren për sulme nga ajri.
“Gjatë dekadës së fundit, një pjesë e madhe e logjistikës ajrore të FARDC (ushtarake) mbështetej në një flotë të transportit të posaçëm për civilët por që përdorej për luftë. Autoritetet vendase veprojnë në kundërshtim me normat dhe rregullat e aviacionit civil ndërkombëtar dhe kombëtar. Disa nga materialet e dorëzuara u transferuan më vonë te grupet e armatosura në lindje”, thuhet në raport.
Deri më tani të vetmet që kanë reaguar janë autoritetet kineze, të cilat kanë njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa Irani i ka mohuar kategorikisht pretendimet se ka transferuar armë në Kongo duke ngritur hipotezën se mund të ishin nisur nga një “palë e tretë”.
Në rast se pretendimet qëndrojnë dhe raporti është i vërtetë ashtu siç edhe pretendojnë mediat e huaja, OKB mund të vendosi sanksione që përfshijnë ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e pasurive të vendit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kanë një armë me leje, do të mund ta mbajnë atë edhe jashtë shtëpisë së tyre.Dosja.al ka mësuar se s...
ITALI-Karabinierët e Artognes kanë arrestuar 38-vjeçarin shqiptar, Taulant Sallaku. Sipas mediave italiane, 38-vjeçari ishte dënuar në Shkallën e ...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve, në lidhje me provimin e maturës ...
BERAT-Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur 5 subjekte që ushtronin veprimtarinë në guroret e Beratit dhe Urës Vajgurore. Nga kontrollet ...
TIRANË -Mjeku Pëllum Pipero ka treguar akthin e mjekëve e Infektivit kur u shtrua pacienti i parë me koronavirus. Në një intervistë për “Abcnews”, Pipero t...
ITALI– Ditën e sotme ka përfunduar një operacion antidrogë i koduar “Servitium” ku janë arrestuar 20 persona të gjithë shtetas shqiptarë dhe të moshës në...
TIRANE– Regjisori Edmond Budina ka folur për herë të parë për infektimin e tij me koronavirus. Në një prononcim për Faxweb.al, ai ka thënë se është poziti...
TIRANË- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijojnë monitorimin e krimeve mjedisore në Shqipëri. Konkret...
TIRANË- Bashkëshortja e regjisorit Robert Budina ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, i cili publikoi lajmin, se bashkëshorti i saj dhe Edmond Budina...