Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve, në lidhje me provimin e maturës të Gjuhë-Letërsisë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka zbuluar detaje nga takimi, ndërsa shton se mbi 10 mijë maturantë kanë gjetur kuptimin e fjalës “dlirnja” apo “Turin”.
Ky fakt sipas saj vërteton se pyetjet nuk kanë qenë me probleme. Më tej ajo ka siguruar maturantët se Qendra e Shërbimeve Arsimore do të bëjë shpërndarjen e pikëve, nëse rezulton se testi ka pasur vëstirësi më të madhe se njohuritë.
Postimi i Shahinit
Sapo mbyllëm takimin me përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve mbi temën e nxehtë të provimit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ata më përcollën në detaje gjithë shqetësimet e maturantëve për provimin e maturës, por gjithashtu më shprehen keqardhjen e tyre për ato pjesë të degraduara të protestës para ministrisë, që nuk përfaqësonin nxënësit tanë. Përfaqësuesit i informova për rezultatet paraprake të pyetjeve tashmë të shumë-përfolura si ajo me “Turin” apo mbi kuptimin e fjalës “dlirnja” të Poradecit, që tregonin se mbi 10 mijë maturantë kishin gjetur përgjigjen e saktë tek secila. Kjo do të thotë qartë se këto pyetje nuk kanë qenë me probleme, pasi siç na informon edhe QSHA, të tilla konsiderohen pyetjet me nën 10% përgjigje të sakta. Njëkohësisht, i sigurova edhe një herë përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve që me analizën përfundimtare të rezultateve, QSHA do të bëjë rishpërndarjen e pikëve nëse rezulton se testi ka patur vështirësi më të madhe se sa njohuritë e nxënësve. Gjithsesi, pjesa më e vlefshme e bisedës tonë ishte kërkesa nga Parlamenti i Nxënësve që mësuesit të përqendrohen akoma më shumë në aftësimin e tyre për njohuri aplikative. Në këtë kuadër, unë u premtova se edhe QSHA do të punojë më fort në përgatitjen e nxënësve për provimet e maturës së vitit të ardhshëm duke botuar më shumë burime përgatitore.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT-Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur 5 subjekte që ushtronin veprimtarinë në guroret e Beratit dhe Urës Vajgurore. Nga kontrollet ...
TIRANË -Mjeku Pëllum Pipero ka treguar akthin e mjekëve e Infektivit kur u shtrua pacienti i parë me koronavirus. Në një intervistë për “Abcnews”, Pipero t...
ITALI– Ditën e sotme ka përfunduar një operacion antidrogë i koduar “Servitium” ku janë arrestuar 20 persona të gjithë shtetas shqiptarë dhe të moshës në...
TIRANE– Regjisori Edmond Budina ka folur për herë të parë për infektimin e tij me koronavirus. Në një prononcim për Faxweb.al, ai ka thënë se është poziti...
TIRANË- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijojnë monitorimin e krimeve mjedisore në Shqipëri. Konkret...
TIRANË- Bashkëshortja e regjisorit Robert Budina ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, i cili publikoi lajmin, se bashkëshorti i saj dhe Edmond Budina...
KUKËS– Policia kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas kosovar të dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për mashtrim. Sipas policisë, i arrestuari është një 46-v...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë një mesazh për qytetarët, në lidhje me rregullat që duhet të zbatojnë, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e koron...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin e çështjeve civile. Një një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë ngritur Kolegje Civile dhe kanë s...