LIVE UPDATES
Politike

Koncensioni i sterilizimit, Pampuri: Po zhváten qytetarët dhe po fávorizohen oligárkët. Të ánulohet (VD)

6 Janar 2020, 11:40 Nga DOSJA
Koncensioni i sterilizimit, Pampuri: Po zhváten qytetarët dhe po

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme publikisht se po abuzohet me koncensionin e sterilizimit. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Oriola Pampuri u shpreh se në lidhje me këtë koncension është bërë një kontratë abuzive ku pretendohet të shpërdorohen fondet në kurriz të qytetarëve. Pampuri shtoi gjithashtu se në këtë mënyrë po favorizohen oligarkët. 

“Koncesioni i sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë, njësoj si ai i chek up-it apo ai i laboratorëve, përbën një nga provat më flagrante të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Koncesioni i sterilizimit është dëshmi se prioritet i Edi Ramës nuk janë pacientët, por pasurimi i paligjshëm, duke u fshehur pas identiteteve fasadë , të siguruar nga Ilir Beqja.Koncesioni i sterilizimit është vjedhje e hapur e një shërbimi që shteti mund ta kryente vetë me shumë më pak para. Që kur nisi nga funksionimi, ky koncesion 10 vjeçar i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës.Edhe Urdhri për të kryer më pak operacione, nga ministria e shëndetësisë me justifikimin banal dhe abuziv se janë shteruar fondet është një tjetër rast i hapur abuziv për shpërdorimin e fondeve të shëndetësisë duke ua vënë ato në shërbim të PPP ve dhe koncensioneve, për të favorizuar hapur oligarkët në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Kështu ulja e numrit të operacioneve bën që pacientët duhet të presin në rradhë gjë që agravon maksimalisht gjendjen e tyre. Mjekët vetë kanë denoncuar se kur shteti e bënte vetë sterilizimin kosto shkonte në 2.4 euro për një set kirurgjikal, sot që ky shërbim është dhënë me koncension kushton 190 euro një set kirurgjikal. Pra 80 herë më shumë. Nëse shteti do të vijonte ta kryente këtë shërbim vetëm për vitin e kaluar për rreth 90 mijë operacione, kosto do të ishte 215 mijë euro. Ndërsa sot për të njëjtin numër operacionesh duhet të paguajmë 17 milion euro, falë qokave që Edi Rama duhet tu bëjë oligarkëve. Por ajo çka e bën këtë abuzim edhe më të rëndë është fakti që qeveria është e gatshme të lërë pacientët pa shërbim, vetëm që paratë e koncensionit t’i marrë të plota klienti i koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Po ashtu edhe vetë Ministria e financave raporton që kontrata e koncensionit të sterilizimit ka dalë jashtë kontrolli.
Sipas këtij raporti , parashikimi I bërë në kontratë nga qeveria ka qënë i gabuar, pasi në kontratë është 62. 957 ndërhyrje, ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117. 000 ndërhyrje. Ulja e sasisë së ndërhyrjeve në kontratë është kryer qëllimisht. Kështu që buxheti i shtetit ka kryer pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit që ishin 610 milion lekë, ose rreth 5 milion euro më shumë të cilat janë paguar në vitin 2019. Partia Demokratike është e vendosur ta anullojë këtë koncesion korruptiv, që zhvat qytetarët, varfëron buxhetin e shëndetësisë dhe pasuron njerëzit e Edi Ramës,”- deklaroi Pampuri më tej.

Koncensioni i sterilizimit është lidhur për një afat 10-vjeçar,  me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh. Nw lidhje me kwtw koncensio, nisma “Thurje” ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një kallëzim penal për zyrtarët e përfshirë në procesin e dhënies me koncesion të procesit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Përfaqësusit e Nisma “Thurje” hedhin akuza edhe mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas tyre, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir beqja koncensioni i sterilizimit oriola pampuri ilir beqja koncensioni i sterilizimit oriola pampuri

Sondazh

Poll
Politike 6 Janar 2020, 10:53

TIRANË- Dita e sotme shënon kalimin online të një pjese të madhe të shërbimeve që deri më tani ofroheshin nëpër sportele. Janë 472 aplikime për shërbime që...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet